Kulturë

Aktori James Franco e pranon se ka fjetur me studente të shkollës së tij të aktrimit

Fillimisht Franco i kishte mohuar këto akuza.

Published

on

Aktori i mirënjohur, James Franco e pranoi se ka fjetur me studente të shkollës së tij të aktrimit, pothuajse katër vjet pasi u ngritën ndaj tij akuza për sjellje të pahijshme seksuale.

Franco pranoi të paguante 2.2 milionë dollarë në korrik pasi u padit për përfshirje në “sjellje të pahijshme seksuale ndaj studenteve femra”.

Në një intervistë, ai tha se përderisa po jepte mësim, “fjeti me studentet dhe kjo ishte sjellje e pahijshme”. Ai tha se tendenca e tij nuk ishte për të joshur gratë për qëllime seksuale.

Aktori tha se qe sa kohë qëndroi i heshtur sepse kishte njerëz që ishin të shqetësuar nga veprimet e tij dhe ky kishte nevojë për këshillat e tyre.

Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal, të cilët ndoqën shkollën e aktrimit të Frankos, Studio 4, e cila tashmë ndaloi veprimin, pretenduan se Franko u përpoq të “krijonte një tubacion të vajzave të reja që i nënshtroheshin shfrytëzimit të tij seksual personal dhe profesional në emër të edukimit”.

Padia ndaj tij u paraqit në Los Anxhelos në vitin 2019, përmes së cilës pretendohet se ai abuzoi me pozitën e tij dhe krijoi mundësi për role në filmat e tij. Fillimisht Franco i kishte mohuar këto akuza./UBTNews

Lajmet

Teatri Kombëtar i Kosovës i jep lamtumirën Beqir Beqirit, njeriut që i shërbeu institucionit për mbi katër dekada

Published

on

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës u mbajt dje mbledhja komemorative në nderim të Beqir Beqirit, i cili për më shumë se katër dekada ia kushtoi punën dhe përkushtimin e tij këtij institucioni.

Në ceremoni morën pjesë presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, familjarë, miq, kolegë dhe punëtorë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët kujtuan me respekt jetën dhe kontributin e tij.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit vlerësoi se Beqir Beqiri ishte një nga ata njerëz që, edhe pse larg skenës, me punën e palodhur, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, dha një kontribut të çmuar në funksionimin dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas Ministrisë, kujtimi për Beqir Beqirin do të mbetet pjesë e historisë së institucionit dhe e të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara

Published

on

Galeria “Apollo” në Muzen e Louvre-it është rihapur të mërkurën për publikun, për herë të parë që nga vjedhja e bizhuterive mbretërore vitin e kaluar.

Koleksionet dhe bizhuteritë e çmuara që dikur ekspozoheshin aty janë hequr, pasi muzeu ka njoftuar se galeria po i rikthehet funksionit të saj origjinal ceremonial të shekullit të 17-të.

Masat e sigurisë në muzeun e Parisit janë forcuar përmes instalimit të kamerave të reja të vëzhgimit dhe sistemeve kundër hyrjeve të paautorizuara.

Ditën e vjedhjes, hajdutëve iu deshën më pak se tetë minuta për të hyrë me forcë përmes një dritareje në Galerinë Apollo dhe për të vjedhur stolitë mbretërore të Louvre-it me vlerë 88 milionë euro, një operacion i kryer gjatë fundjavës që ka tronditur vizitorët dhe ka nxjerrë në pah dobësi të theksuara të sigurisë.

Përmirësimi i sigurisë është një prioritet i planit dhjetëvjeçar “Rilindja e Re e Louvre-it (Louvre New Renaissance), i nisur vitin e kaluar, me një kosto të vlerësuar deri në 800 milionë euro, që synon modernizimin e infrastrukturës, lehtësimin e mbipopullimit dhe krijimin e një galerie të dedikuar për “Mona Lizën” deri në vitin 2031./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pianistja Eni Ademi përfaqëson Kosovën në turneun evropian të International Piano Balkan Academy

Published

on

International Piano Balkan Academy ka njoftuar fillimin e turneut veror evropian të koncerteve, përmes të cilit talentet e akademisë do të prezantohen në disa prej skenave më të njohura të muzikës klasike në Evropë.

Pianistja Eni Ademi do të jetë artistja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën dhe International Piano Balkan Academy në këtë turne, me paraqitjen e saj në León Piano Meeting dhe në koncertin e Fundación Eutherpe në León të Spanjës.

Sipas njoftimit të akademisë, ky është vetëm fillimi i një sezoni të pasur artistik. Gjatë gjithë verës, pianistët e International Piano Balkan Academy do të performojnë në skena dhe festivale të njohura ndërkombëtare të muzikës klasike, duke vazhduar turneun me koncerte në Romë, Procida, Madrid dhe Vjenë.

Akademia ka theksuar se këto paraqitje ndërkombëtare dëshmojnë përkushtimin e saj në promovimin e artistëve të rinj dhe në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes muzikës klasike.

International Piano Balkan Academy ka bërë të ditur se do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për pianistët e saj, duke i zhvilluar ata në skena prestigjioze evropiane dhe duke synuar avancimin e karrierës së tyre artistike në nivel ndërkombëtar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Publikohet lista e guidave turistike të licencuara në Kosovë

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë të ditur se është publikuar lista e guidave turistike të licencuara të Republikës së Kosovës.

Lista tashmë është e qasshme në uebfaqen e Ministrisë dhe përmban të dhëna për guidat e licencuara, përfshirë llojin e licencës dhe kontaktet e tyre, duke u mundësuar qytetarëve dhe vizitorëve qasje më të lehtë në shërbimet profesionale turistike.

Sipas Ministrisë, lista do të përditësohet vazhdimisht, ndërsa të gjitha guidat turistike që ushtrojnë veprimtarinë në Kosovë dhe ende nuk janë pjesë e saj janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin përkatës për t’u përfshirë në regjistrin zyrtar.

Ky hap synon rritjen e standardeve në sektorin e turizmit dhe ofrimin e informacionit më të organizuar për vizitorët që zgjedhin Kosovën si destinacion./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara