Kulturë

Aktori i njohur nuk përdor deodorant prej 30 vitesh

Published

on

Aktori Matthew McConaughey nuk ka përdorur deodorant prej 30 vitesh, zbulon ish-kolegia e tij, Kate Hudson.

Kohët e fundit, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, Dax Shepard dhe Kristen Bell apo edhe aktori Jake Gyllenhaal – janë bërë viralë për zakonet e tyre të larjes dhe të kujdesit ndaj fëmijëve. Këtij grupi i bashkohet edhe Matthew McConaughey, i cili mesa duket, prej 30 vitesh refuzon të përdorë deodorant.

Gjatë xhirimeve të “Fool’s Gold”, Kate Hudson, i kërkoi atij të përdorte një. Sipas Buzz Feed, aktorja u shpreh:

“Ai sillte gjithmonë me vete një lloj përbërje me kripe, një ‘deodorant natyral’. Nuk ka përdorur asnjëherë parfum apo deodorant”.

Ndërsa vetë aktori, lidhur me këtë thotë:

“Gratë në jetën time, përfshirë mamanë time, gjithmonë më kanë thënë: ‘Era jote natyrale mban aromë burri dhe aromë si ty”.

Pavarësisht qëndrimit të tij ndaj deodorantit, ai thotë se bën dushe të shumta në ditë dhe i lan dhëmbët deri në 5 herë gjatë ditës.

Ndërkohë, një ish-kolege e aktorit, Yvette Nicole Brown, ka folur gjithashtu për këtë:

“Mbaj mend që Matthew tha se ai nuk përdorte deodorant, por nuk i vinte erë. Kështu që mendimi im i parë ishte: ‘Duhet t’i afrohëm sa më shumë të mundem për të parë a ka të drejtë’. Ai mban erë granola dhe jetese të mirë. Ka një erë të ëmbël. Është e vërtetë ajo që thotë”.

Kulturë

Filharmonia e Kosovës prezanton ciklin e plotë të koncerteve për piano të Beethovenit

Published

on

Filharmonia e Kosovës ka bërë të ditur se do të realizojë ciklin e plotë të koncerteve për piano të Ludwig van Beethovenit, në dy mbrëmje të veçanta koncertale që do të mbahen më 5 dhe 7 nëntor 2025, duke filluar nga ora 19:30.

Në këtë ngjarje të veçantë muzikore, pesë pianistë do të interpretojnë secili nga një koncert për piano dhe orkestër të Beethovenit, të shoqëruar nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Peter Valentovič.

Programi është ndarë në dy mbrëmje:

Më 5 nëntor do të interpretohen Koncertet nr. 1, 2 dhe 4,

Më 7 nëntor do të pasojnë Koncertet nr. 3 dhe 5.

Të dy koncertet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Salla e Kuqe, Prishtinë (Palace of Youth and Sports, Red Hall, Prishtina). /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Studimi zbulon: inteligjenca dhe mençuria arrijnë kulmin rreth moshës 60 vjeç

Published

on

Shumë njerëz besojnë se kulmi i jetës vjen në të 20-at, kur energjia është në maksimum dhe horizontet duken të pafundme.

Por kërkimet e reja tregojnë një realitet krejt ndryshe — jeta mendore dhe emocionale arrin pikën më të lartë shumë më vonë, rreth të 60-ave.

Sipas një studimi të fundit, inteligjenca emocionale, mendore dhe intelektuale zhvillohen gradualisht gjatë jetës dhe arrijnë pjekurinë e plotë në këtë moshë.

Kjo fazë nuk lidhet vetëm me numrin e viteve, por me përvojën, qetësinë dhe mençurinë që fitohen me kohën.

Në këtë periudhë, njerëzit janë më të aftë të marrin vendime të arsyeshme, të kuptojnë më mirë emocionet dhe të përballen me situata komplekse me maturi.

Ndryshe nga të rinjtë, që shquhen për shkathtësi dhe mësim të shpejtë, të rriturit mbi 60 përdorin një kombinim unik njohurish, përvoje dhe inteligjence emocionale, që u mundëson t’i zgjidhin problemet me urtësi dhe të ndërtojnë marrëdhënie më të forta.

Pra, mosha nuk është pengesë — është përparësi. Nëse je në të 40-at apo 50-at, mos mendo se vitet më të mira kanë kaluar.

Sipas shkencës, jeta arrin kulmin e saj më të ndritshëm kur përvoja dhe qetësia bashkohen, duke të dhënë mundësinë të mësosh më shumë, të reflektosh më thellë dhe të ndërtosh versionin më të mirë të vetes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

224 vjet nga lindja e kompozitorit italian Vincenzo Bellini, mjeshtrit të operës Bel Canto

Published

on

Në këtë ditë, 3 nëntor, shënohen 224 vjet nga lindja e Vincenzo Bellini-t (1801–1835), një prej kompozitorëve më të shquar të operës italiane dhe një figurë qendrore e epokës Bel Canto.

Vincenzo Salvatore Carmelo Francesco Bellini u lind në Siçili, në një familje muzikantësh, ku talenti i tij u dallua që në moshë të hershme.

Ai fitoi bursë për të studiuar në Kolegjin Mbretëror të Muzikës, ku përvetësoi elementët e Shkollës Napolitane, u ndikua nga mjeshtra si Rossini e Donizetti.

Opera e tij e parë, “Adelson e Salvini”, u shkrua për konservatorin, ndërsa “Bianca e Fernando” u vu në skenë në Teatro di San Carlo

Pas suksesit të “Il Pirata” në La Scala të Milanos, karriera e Bellini-t mori hov. Në vitet që pasuan, krijoi disa nga veprat më të rëndësishme të repertorit, si:

“I Capuleti e i Montecchi” (1830, La Fenice),

“La Sonnambula” (1831, Teatro Carcano),

dhe kryevepra e tij e pavdekshme “Norma” (1831, La Scala).

Pas një udhëtimi në Londër, shkroi “I Puritani”, e cila u vu në skenë më 1835 në Théâtre-Italien të Parisit, duke shënuar kulmin e karrierës ndërkombëtare.

Fatkeqësisht, Bellini vdiq i ri, në moshën 33-vjeçe, në Puteaux të Francës, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore që vazhdon të frymëzojë breza me radhë. Vepra e tij u admirua nga shumë figura të mëdha të muzikës.

Verdi e quajti mjeshtër të melodisë, ndërsa Wagner, megjithëse kritik ndaj bashkëkohësve të tij, u mahnit nga mënyra sesi Bellini ndërthurte tekstin dhe muzikën. Liszt dhe Chopin ishin gjithashtu admirues të zjarrtë të tij.

Sot, operat e tij si “Il Pirata”, “I Capuleti e i Montecchi”, “La Sonnambula”, “Norma” dhe “I Puritani” vazhdojnë të interpretohen në skenat më të mëdha të botës, duke dëshmuar për gjenialitetin dhe ndjeshmërinë melodike të këtij kompozitori të jashtëzakonshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu bëhet Ambasador Artist i kompanisë prestigjioze “Henri Selmer Paris”

Published

on

Klarinetisti dhe profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu ka arritur një nga kulmet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike — ai është përzgjedhur Ambasador Artist i kompanisë botërisht të njohur “Henri Selmer Paris”, e cila prej më shumë se një shekulli simbolizon cilësinë dhe ekselencën në prodhimin e instrumenteve frymore.

Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një artist nga Kosova dhe shtetet e rajonit përfshihet në rrjetin global të artistëve të “Henri Selmer Paris”, që përfaqësojnë nivelin më të lartë të muzikës botërore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, aktiviteti dhe zhvillimi artistik i Emerllahut do të menaxhohet drejtpërdrejt nga kompania franceze, duke e renditur atë përkrah emrave të njohur të muzikës klasike dhe xhazit ndërkombëtar.

“Kjo përfaqëson një arritje të madhe jo vetëm për karrierën time personale, por edhe për Kosovën dhe institucionin tonë, pasi është hera e parë që një artist nga rajoni përzgjidhet si ambasador i ‘Henri Selmer Paris’”, u shpreh profesori Emerllahu.

Ai falënderoi UBT-në, drejtuesit dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se kjo arritje është një frymëzim për studentët dhe kontribuon në afirmimin ndërkombëtar të Fakultetit të Muzikës dhe të UBT-së në tërësi.

Continue Reading

Të kërkuara