Kulturë

Aktori Alec Baldwin dhe gruaja e tij fshinë llogaritë në Twitter

“Kjo llogari nuk ekziston…”

Published

on

Aktori Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij, Hilaria, fshinë llogaritë e tyre në rrjetin social Twitter, vetëm disa ditë pasi ylli i Hollywood-it ka mohuar përgjegjësinë për të shtënat fatale me armë zjarri gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në muajin tetor, ku mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.

Llogaria e tij – të cilën ai e përdorte për t’u deklaruar në lidhje me rastin – u fshie të dielën. Tashmë përdoruesve të Twitterit kur e kërkojnë aktorin u del mesazhi “Kjo llogari nuk ekziston”.

Kurse llogaritë e tyre në rrjetin social Instagram, janë aktive. Aktori përmes Instagramit shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Bob Dole./UBTNews

Magazinë

E papritur! Ndahet nga jeta ish-prezantuesja ikonë e MTV-së

Published

on

Ananda Lewis ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur motra e saj, Lakshmi, përmes një postimi prekës në Facebook: “Ajo është e lirë, në krahët e Zotit,” shkroi ajo, duke ndarë një foto bardhë e zi të Anandës.

Lewis u bë e njohur në vitet ’90 si një nga figurat më të dashura të MTV-së, ku prezantoi emisione si Total Request Live dhe Hot Zone.

Në vitin 1999, The New York Times e cilësoi si “vajza e momentit” për gjeneratën hip-hop. Ajo u largua nga MTV në 2001 për të drejtuar talk-show-n e saj personal.

Në vitin 2020, Ananda zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në stadin e tretë. Sëmundja më vonë avancoi në stadin e katërt.

Në muajt e fundit të jetës, ajo e pranoi publikisht se kishte shmangur trajtimet standarde, gjë për të cilën shprehu keqardhje.

“Kur të vijë momenti im, dua të them me bindje: ‘E jetova jetën tamam siç doja’”, shkruante ajo në një ese për Essence.

Continue Reading

Magazinë

Brooklyn Beckham thuhet se i ka thënë familjes së tij se nuk dëshiron të ketë kontakt me ta – nuk u përgjigjet më prindërve e vëllezërve

Published

on

Brooklyn Beckham, djali i madh i çiftit të famshëm David dhe Victoria Beckham, i ka bërë të qartë familjes së tij se nuk dëshiron më asnjë kontakt me ta, raportojnë burime për “Page Six”.

Në mesin e tensioneve të njohura tashmë publikisht mes anëtarëve të familjes Beckham, Brooklyn thuhet se është në një “pauzë” të vetëvendosur nga prindërit, por edhe nga vëllezërit dhe motra me të cilët dikur ishte shumë i lidhur.

Një burim i afërt me familjen Beckham është shprehur: “Brooklyn i ka thënë familjes që nuk dëshiron kontakt dhe nuk i kthen përgjigje askujt që përpiqet të lidhet me të”.

Kujtojmë se Brooklyn ka deklaruar më parë se “gjithmonë do ta zgjedhë gruan e tij, Nicola Peltz”. Kjo deklaratë, e bërë në një periudhë kur tensionet me prindërit ishin në rritje, është parë nga shumë si një mesazh i qartë ndaj familjes së tij.

Brooklyn, ka shprehur hapur dashurinë për Nicola Peltz, 30 vjeçe, vajzën e miliarderit dhe investitorit nga Miami, Nelson Peltz. Në një video të postuar në Instagram, shfaqet duke vozitur një motor me Nicolan pas shpine, ndërsa shkruan në përshkrim: “E gjithë bota ime, do të të dua gjithmonë. Gjithmonë do të të zgjedh ty, e dashur, je personi më i jashtëzakonshëm që njoh. Përgjithmonë ti dhe unë, e dashur”.

Thashethemet për përçarjen në familje u përforcuan ë pasi Brooklyn dhe Nicola munguan në të gjitha ngjarjet e organizuara për ditëlindjen e 50-të të David Beckham, ndonëse ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar gjatë asaj kohe.

Një burim i cituar nga “Metro” ka treguar se Victoria është e prekur nga kjo situatë dhe po shpreson me gjithë zemër që Brooklyn të reflektojë dhe të rikthejë lidhjen me familjen.

Continue Reading

Magazinë

Ndodhi përsëri! Emri ligjor i Kanye West sapo ndryshoi

Published

on

Kanye West e ka ndryshuar emrin e tij për herë të dytë në vitet e fundit.

Reperi 48-vjeçar e ndryshoi emrin në “Ye West” në vitin 2021, pasi paraqiti një peticion në një gjykatë të Los Angeles.

Megjithatë, është interesante që West ende nuk e ka shpallur publikisht emrin e ri.

Përndryshe, ai u zemërua që e thirrën me emrin e tij të lindjes.

Ai u largua nga emisioni i Piers Morgan sepse prezantuesi “guxoi” ta quante Kanye.

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa, emri më i përfolur për performancën në Super Bowl 2026

Published

on

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale po përflitet se Dua Lipa mund të jetë artistja që do të performojë në Super Bowl 2026, një nga ngjarjet më të mëdha sportive dhe muzikore në botë.

Megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga NFL apo nga vetë artistja, thashethemet kanë ndezur emocion dhe diskutime të gjera mes fansave.

Zërat nisën nga faqet e njohura të shoubiz-it si Pop Tingz në X (ish-Twitter), ku menjëherë u përhapën komentet dhe teoritë e fansave nga e gjithë bota. Dua Lipa konsiderohet një zgjedhje ideale për shkak të hiteve të saj të mëdha si “Levitating” dhe “Don’t Start Now” dhe performancave energjike që kanë mahnitur skenat më të mëdha.

Super Bowl 2026 do të zhvillohet më 8 shkurt në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni, dhe nëse konfirmohet Dua Lipa, pritet një spektakël me përmasa historike. Fansat janë kryesisht entuziastë, megjithatë disa shprehin skepticizëm për zgjedhjen.

Pritet që emri i artistit të shpallet zyrtarisht pak muaj para ngjarjes, por tashmë emocionet dhe pritshmëritë janë në kulm.

Continue Reading

Të kërkuara