Lajmet

Aktivistet egjiptiane: Ne duhet të flasim rreth abortit

Aborti është i ndaluar për gratë egjiptiane.

Published

on

Kujtimi i asaj dite është tejet i dhimbshëm për Nouran. Ajo ishte në qendrën tregtare City Stars të Kajros, kur papritur ndjeu ngërçe, të shoqëruara me gjakderdhje të madhe: “U ula në tualet. Ndjeva diçka të rëndë që më rridhte nga mitra. Vura dorën poshtë meje për të kapur gjakun”.

Noura nuk është emri i saj i vërtetë. Ajo kishte një shtatzëni të paplanifikuar në moshën 23-vjeçare pas një lidhje me një burrë të quajtur Khaled.

Kur ata e kuptuan se ishte shtatzënë, i dashuri i saj mori pilula të abortit përmes miqve.

“Ishte shumë herët për mua të martohesha dhe të bëhesha nënë”, deklaroi ajo mes tjerash.

Meqë abortet janë të ndaluara në Egjipt dhe ndalohen me ligj, ajo mund të fliste rreth abortit vetëm me të dashurin e saj dhe me shoqen e dhomës.

Ajo tha rreth abortit se “ishte një moment tepër brutal, një moment që nuk do ta harrojë kurrë”.

Të folurit rreth kësaj tabuje

Përvojat e tilla sikurse të Nouras janë ato që e shtynë aktivisten feministe Ghadeer Ahmed Eldamaty të shkruante për to. Në librin e saj “Abortion Tales — Women between Family, Love and Medicine”, i cili u botua në arabisht në fund të dhjetorit të vitit 2022, ajo shpjegon rrethanat në Egjipt, përshkruan situatën ligjore dhe mjekësore dhe ua mundëson shumë grave të flasin hapur.

“Dua që gratë e tjera që kanë kaluar një abort, ose janë ende duke u përballur me një të tillë, të dinë se nuk janë vetëm”, thotë ajo. “Në shoqërinë tonë është theksuar mëmësia, por tema e abortit shmanget plotësisht. Është e ndaluar”.

Eldamaty, tani 32-vjeçare, protestoi kundër regjimit të mëparshëm në sheshin Tahrir të Kajros në vitin 2011. Të drejtat e grave janë veçanërisht të rëndësishme për të, dhe me kalimin e viteve interesi i saj për çështjen e abortit u rrit.

Ligjet e rrepta të Egjiptit për abortin

The Egyptian Initiative for Personal Rights and the Alliance for Realizing Sexual and Reproductive Justice e përshkruan Egjiptin si një nga vendet më kufizuese në botë kur bëhet fjalë për abortin.

Ligji egjiptian nuk e lejon abortin, as nuk i lejon të mbijetuarat e përdhunimit apo incestit të ndërpresin një shtatzëni të padëshiruar. Rreziku i vetëm për jetën e nënës ose fetusit në pritje është një justifikim ligjor për ndërprerjen e shtatzënisë – madje vlen vetëm nëse gruaja është e martuar.

Nenet 260 deri në 264 të kodit penal parashikojnë dënime për gratë, mjekët, mamitë dhe farmacistët që kryejnë ose ndihmojnë në aborte të paligjshme ose që shesin barna që nxisin abortin. Në Egjipt, abortet u kriminalizuan për herë të parë në vitin 1883 gjatë epokës së Muhamed Tawfiq Pashës, sipas kodit penal francez të asaj kohe.

“Këto ligje pasqyrojnë qëndrimin ndaj trupit të grave. Gratë nuk mund të vendosin nëse duan të mbesin shtatzënë apo jo, apo nëse duan të abortojnë”, tha Azza Soliman për DW. Ajo është juriste, feministe dhe kryetare e bordit të Qendrës për Ndihmën Ligjore ndaj Grave Egjiptiane (CEWLA). Soliman ka vite që lufton për të drejtat e grave dhe për këtë u arrestua në vitin 2016.

Ndalimet nuk i parandalojnë abortet

Megjithatë, fakti që abortet janë të ndaluara në Egjipt nuk i pengon gratë që të kenë një të tillë, pavarësisht nëse janë të martuara apo jo.

Hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë treguar se ndalimet apo kufizimet e abortit nuk e zvogëlojnë numrin e procedurave. Përkundrazi, ato ndikojnë që më shumë gra t’i nënshtrohen procedurave të dyshimta ose të rrezikshme që mund të rrezikojnë jetën e tyre.

“Nëse diçka i ndodh një gruaje ose ka gabime mjekësore, nuk mund të marrësh masa kundër mjekut”, thotë Eldamaty.

“Gjithashtu nuk ka asnjë kujdes pasues, shton ajo. Gratë mbesin vetëm me dhimbjet e tyre dhe pasojat e mundshme. Përveç kësaj, “aborti është i mundur vetëm nëse keni mundësi financiare. Ata shpesh janë shumë të shtrenjta”, tha ajo për DW.

Sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 39 mijë gra në mbarë botën vdesin çdo vit si rezultat i aborteve joprofesionale. Rreth 60% e tyre ndodhin në kontinentin afrikan dhe 30% në kontinentin aziatik. Nuk ka statistika të besueshme për abortet e pasigurta në Egjipt.

“Statistikat jo të besueshme mbi abortin e pasigurt në vendet ku aksesi në abortin e sigurt është i kufizuar ose inekzistent parandalon kërkimin adekuat mbi efektet e ligjeve të abortit në shëndetin e grave në zonën e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”, tha ekspertja e studimeve gjinore me bazë në Uashington, Habiba Abdelaal, për DW.

Egjipti nuk bën përjashtim nga ky rregull. Në të gjitha vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore, abortet lejohen vetëm nëse jeta e gruas shtatzënë është në rrezik. Disa vende, përfshirë Bahreinin, Irakun, Jordaninë, Kuvajtin, Libinë, Marokun dhe Omanin, për shembull, lejojnë abortet vetëm nëse ekziston rrezik për shëndetin fizik të gruas shtatzënë.

Abortet dhe lëvizjet lokale të grave

Në vitin 1990, 28 shtatori u shpall Dita e Abortit të Sigurt. Është dita ndërkombëtare e veprimit për të drejtën për akses të sigurt dhe ligjor ndaj abortit. Eldamaty thotë se në vitet 1990, çështja e shëndetit seksual dhe gjithashtu abortit u mor nga disa organizata në Egjipt. Por kjo ka ndryshuar tani, thotë ajo.

Edhe Abdelaal ka të njëjtin mendim.

“Aborti është rrallë në krye të agjendave të lëvizjeve lokale të grave”, tha ajo. “Kjo është ndoshta për shkak të frikës së ndëshkimit nga grupet sociale konservatore që shpesh përpiqen të rregullojnë dhe kufizojnë gratë dhe vajzat për t’iu përshtatur roleve gjinore stereotipe në shoqëri”.

Sipas saj, ka edhe përpjekje të shpeshta për të justifikuar ndalimin e abortit mbi baza fetare.

Soliman i CEWLA shpreson se në të ardhmen çështja e abortit do të diskutohet më shumë dhe në një kontekst më të gjerë.

“Në planin ligjor është e qartë se ligji duhet të ndryshohet”, tha ajo. “Abortet nuk duhet të ndalohen. Por ne gjithashtu duhet të flasim më shumë për të drejtat seksuale dhe riprodhuese të grave në nivelin mjekësor dhe social dhe të edukojmë të tjerët rreth kësaj teme”.

Pas abortit të saj traumatik, Noura duhej të sillej sikurse gjithçka ishte në rregull. Frika nga stigma sociale apo ndëshkimi i mundshëm ishte shumë e madhe. Pak kohë më vonë, Khaled dhe ajo u ndanë./UBTNews/

Vendi

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për keqpërdorim të dyshuar të 2.2 milionë eurove

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe bashkëpunëtorëve të tij, lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove të mjeteve buxhetore nga një projekt i financuar me kredi të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas njoftimit të Muratit, kallëzimi penal lidhet me gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe përfshin dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumentit zyrtar, mashtrim dhe përdorim të paautorizuar të pasurisë.

Raporti i auditimit të pajtueshmërisë i publikuar së fundmi nga ZKA-ja për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesat Publike në Komunën e Prishtinës”, me vlerë kredie prej 5 milionë eurosh, konstaton se gjatë periudhës 2024–2026 janë kryer 21 pagesa në vlerë prej rreth 2.18 milionë eurosh për aktivitete jashtë qëllimit dhe fushëveprimit të marrëveshjeve të financimit. Mjetet e projektit ishin paraparë për investime në renovim dhe ngrohje të shkollave, çerdheve dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare.  /E.A/

Continue Reading

lajme

Trump, Xi dhe Putin përfundojnë takimin trepalësh në Shenzhen, në fokus Ukraina dhe armët bërthamore

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë përfunduar të enjten një takim trepalësh në qytetin kinez të Shenzhenit, ku në qendër të diskutimeve ishin lufta në Ukrainë dhe kontrolli i armëve bërthamore.

Takimi i liderëve të tri fuqive më të mëdha bërthamore u zhvillua rreth një tavoline të rrumbullakët në Vilën Kylin, pranë një liqeni dhe të rrethuar nga kodra të pyllëzuara, një ambient me histori të gjatë të mbajtjes së takimeve të ndjeshme diplomatike, ku më herët kanë qëndruar edhe ish-lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-il, babai i Xi-së, Xi Zhongxun, si dhe përfaqësues të Dalai Lamës.

Në hapje të bisedimeve, Trumpi e cilësoi takimin si historik, duke theksuar se paqja nuk arrihet duke refuzuar mundësitë për dialog. Putini, i cili vjen në këtë takim pas dëmtimit të rëndë të një ure kyç që lidh Krimenë me Rusinë gjatë luftës me Ukrainën, deklaroi se tri vendet ndajnë interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, duke përfshirë edhe atë në Ukrainë.

Nga ana e tij, Xi, i cili drejtonte takimin, nuk iu referua drejtpërdrejt Ukrainës, por tha se historia tregon se harmoninë mes fuqive të mëdha e sjell paqen, ndërsa përplasjet e tyre sjellin trazira. Sipas agjencisë shtetërore Xinhua, Xi u bëri thirrje dy liderëve të tjerë për ndalimin dhe eliminimin e armëve bërthamore me synim një botë pa to, ndonëse Kina ka vijuar zgjerimin e programit të saj bërthamor, ndërsa shtoi se tri vendet duhet të inkurajojnë zgjidhjen politike dhe diplomatike të konflikteve.

Para seancës së përbashkët, Trumpi pati takime të ndara me Xi-në dhe Putinin, të cilët i quajti miq. Ai deklaroi se ai dhe Xi ndajnë bindjen se qarkullimi i naftës në Ngushticën e Hormuzit, i prekur nga lufta me Iranin, duhet të vazhdojë, megjithëse Xi nuk e përmendi drejtpërdrejt Iranin në deklaratat e tij.

Pavarësisht tonit të lartë diplomatik, mes Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës mbeten dallime të thella për Ukrainën, Iranin, armët bërthamore dhe tregtinë, çka ngre pikëpyetje për rezultate afatgjata, ndërkohë që mbajtja e takimit në kuadër të një samiti të Azi-Paqësorit ka nxitur shqetësime te shtetet më të vogla për mundësinë e anashkalimit të interesave të tyre. /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

Shtyhet seanca ku pritej të shqyrtohej Ligji për Specialen

Published

on

By

Vazhdimi i seancës së Kuvendit me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Nënkryetari i Kuvendit, Aridan Gola, deklaroi se shtyrja e seancës erdhi pas “diskutimeve të ngjeshura” mes shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve politikë të këtyre grupeve.

Para orës 10:00, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa të dy u panë duke diskutuar edhe para nisjes së planifikuar të seancës. Pas takimit, Çitaku tha se nuk ka dallime për përmbajtjen e Ligjit, por vetëm për çështje procedurale.

Në rendin e ditës të kësaj seance, krahas rishqyrtimit të Ligjit që synon t’ia kufizojë mandatin Speciales, ishin paraparë edhe votimi i propozimrezolutës nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me rastin e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesën e barnave onkologjike, si dhe votimi i propozimrezolutës nga mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vonohet seanca për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur në gjysmë të premten dhe ishte thirrur të vazhdonte në orën 10:00, nuk ka nisur ende edhe pse ka kaluar më shumë se një orë.

Në rendin e ditës të kësaj seance është përfshirë edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, është raportuar se ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, Çitaku ka deklaruar se nuk ka dallime për përmbajtjen e ligjit, por vetëm sa i përket procedurave.

Për sot është paraparë të mbahet edhe një seancë e re plenare me 12 pika të rendit të ditës, fillimi i së cilës ishte planifikuar në orën 11:00. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara