Kronikë e zezë

Aktakuzë për mosdeklarim të pasurisë ndaj një zyrtareje në Prizren

E njëjta nuk ka bërë deklarimin e rregullt të pasurisë brenda afatit të paraparë ligjor.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.I, zyrtare e lartë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, nga data 01.03.2021 deri më 31.03.2021, e pandehura S.I., në cilësi të zyrtarit të lartë publik, këshilltare e Asamblesë Komunale në Prizren, duke qenë e detyruar të bëjë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, edhe përkundër faktit që paraprakisht ishte njoftuar përmes e-mailit zyrtar më datë 03.03.2021, e njëjta nuk ka bërë deklarimin e rregullt të pasurisë brenda afatit të paraparë ligjor dhe mosdeklarimin e pasurisë nuk ka mundur që ta arsyetojë.

Me këto veprime e pandehura S.I., ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë zjarri në Fushë Kosovë dhe Podujevë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar dy raste të mbajtjes në pronësi dhe përdorimit të paautorizuar të armëve.

Në Fushë Kosovë, gjatë një kontrolli të ushtruar dje në mëngjes, policia ka shoqëruar në stacion një person, pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në fshatin Lluzhan të Podujevës, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur me armë zjarri tre burra.

Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta që dyshohet se është përdorur në këtë incident. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari në Gjakovë për vrasje dhe pjesëmarrje në rrahje

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor njofton se pas një punë hetimore për vepërn penale, “vrasje- pjesëmarrje në rrahje” është arrestuar i dyshuari në Gjakovë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtja për 48 orë.

“Pas një pune hetimore  në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Disa persona të arrestuar brenda një dite për raste të dhunës në familje

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje. Rastet e raportuara janë në Fushë-Kosovë, Gjakovë, Malishevë dhe në Viti.

Në rastin e parë në Fushë-Kosovë, një person është në kërkim nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht viktimën grua e më pas i ka dëmtuar edhe makinën viktimës. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari po vazhdon të kërkohet nga organet e rendit.

Ndërkaq, në Viti janë arrestuar dy burra, pasi dyshohet se janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit, njëri prej tyre po ashtu ka sulmuar edhe viktimën tjetër burrë. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.

Edhe në Gjakovë raportohet se është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar dy viktima, një grua dhe një burrë. Viktima burrë ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dërgohet në ndalim për 48 orë.

Në një rast tjetër, po ashtu në Gjakovë, është raportuar se viktima grua është sulmuar nga e dyshuara grua, e cila është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti i fundit ka ndodhur në Malishevë, ku edhe në këtë rast kemi një burrë të arrestuar nën dyshimin se kishte sulmuar viktimën grua. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Vdes foshnja që u lind në tualetin e Emergjencës në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj, një foshnje e porsalindur ka vdekur nën dyshimin se nëna e ka lindur në tualetin e Emergjencës. Sipas raportit policor, foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe.

Ndërsa me vendim të prokurorit, foshnja është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërkaq, e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

“E dyshuara femër kosovare raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe. Me vendim të prokurorit, foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Të kërkuara