Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të shkollës fillore në Malishevë, ngacmoi seksualisht një nxënëse

Rasti ka ndodhur më 16 dhjetor 2022.

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 nen paragrafin 3.10, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se më 16 dhjetor 2022, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, të dëmtuarën e mitur E.K.

E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdesë, duke e detyruar viktimën të paguajë kamatë mujore prej 100%.

Sipas Policisë së Kosovës, pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet serbi në Jarinje për ryshfet ndaj zyrtarit policor

Published

on

By

Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Serbisë, pasi ka ofruar 50 euro ryshfet një zyrtari policor.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në PKK Jarinje, ku i dyshuari ka tentuar t’i japë para zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë si “Dhënie e ryshfetit”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Sipas raportit njëditor të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar disa raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në Prishtinë është raportuar se një person ka dëmtuar veturën e ish të dashurës së tij duke e goditur me shqelm. Viktima, nga frika, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Prishtinë, një burrë i dyshuar është arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në Pejë, një tjetër i dyshuar është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në një raport shtesë për një rast tjetër në Pejë, policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Obiliq për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të armëmbajtjes pa leje në Obiliq.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Mazgit, Obiliq, ku është arrestuar një burrë i dyshuar, pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur dhe sekuestruar një revole me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Guri i Plakës” në Obiliq, është arrestuar një tjetër burrë i dyshuar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me 26 fishekë. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara