Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj tri infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në Pejë ka ndodhur më 2 nëntor të vitit të kaluar.

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave, A.P., A.R., dhe R.K., infermiere, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje, ndaj të moshuarës në qendrën strehimore “Orenda” kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

“Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore, në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat”, është bërë e ditur nga prokuroria.

Me veprimet e cekura më lartë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë.

Ndryshe, sulmi fizik ndaj të moshuarës në Pejë ka ndodhur më 2 nëntor. Tri infermiereve të dyshuara për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Të pandehurat A.P, A.R dhe R.K, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”. Gjykata Supreme, më 25 nëntor i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojme se Kolegji gjyqesor i Gjykates Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj”, ka bërë të ditur ajo.

Lidhur me këtë rast, ka pasur reagime të shumta, si dhe protesta, derisa shtëpisë së të moshuarve “Orenda”, ku ka ndodhur sulmi, i është hequr licenca.

Vendi

Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve  

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar në zonën e “Rrethit të Viktorisë” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore që po drejtonte, njësia policore i ka gjetur një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 4.61 gramë.

Sasia e narkotikëve është sekuestruar nga policia. I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Vendi

I ofendoi dhe i sulmoi policët gjatë arrestimit në Gjilan, dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Sheshin e Qytetit në Gjilan pasi ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës njofton përmes raportit 24-orësh se i dyshuari, për motive ende të panjohura, ka ofenduar pjesëtarët e policisë.

Gjatë momentit të arrestimit, ai ka bërë rezistencë, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

lajme

Vdes një person në Ferizaj pasi dyshohet se ra nga lartësia në vendin e punës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ka humbur jetën në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, derisa po punonte në vendin e tij të punës.

Viktimat dyshohet se ka rënë në tokë nga një lartësi prej rreth 7 metrash, ku ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është hapur për hetim nën dyshimin për asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ku tre persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar gjendet ende në kërkim policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, raste të kësaj natyre janë evidentuar në Gjakovë, Rahovec dhe Prishtinë:

Në Gjakovë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht me grushte nga një burrë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim nga policia.

Ndërsa në Rahovec është arrestuar një mashkull pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje, me ç’rast viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Prishtinë, Policia ka arrestuar një burrë pas veprimeve hetimore lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Edhe rasti i fundit është regjistruar në Prishtinë, ku është arrestuar një burrë i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj një mashkulli tjetër. I dyshuari po ashtu është dërguar në mbajtje sipas urdhrit të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara