Lajmet

Aktakuzë ndaj “Kelkos” për dëmet nga hidrocentralet

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, ka ngritur aktakuzë, kundër personit juridik SH.P.K “Kelkos Energy” dhe personit përgjegjës të personit juridik, të pandehurit G.W., për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356, paragrafi 6, të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, personi juridik SH.P.K “Kelkos Energy” dhe personi përgjegjës i personit juridik, G.W., me datë 30 prill të vitit 2020, rreth orës 16:50, në Deçan, konkretisht në segmentin e rrugës Deçan- Plavë, si pasojë e  rrjedhjes së ujit nga kanali (tubacioni) i cili shërben për qarkullimin dhe mbledhjen e ujit dhe dërgimin e tij për furnizimin e hidrocentraleve, të cilat administrohen dhe menaxhohen nga SH.P.K “Kelkos Energy” e si pasojë e rrjedhjes së vrullshme të ujit shembët në tërësi  dheu, ku shkakton dëme në rrugën e cila ishte përgatitur për asfaltim, në gjatësi prej tre kilometrave, duke i shkaktuar dëme materiale edhe punë kryesit  të rrugës, të dëmtuarës SH.P.K “Lika Trade”.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se është kryer vepra penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356, paragrafi 6,të KPRK-së.

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që i pandehuri G.W., dhe personi juridik SH.P.K “Kelkos Energy” , të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara