Kronikë e zezë

Aktakuzë kundër një personi, mashtroi të dëmtuarin duke i marrë 132 mijë euro

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që i pandehurit të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.Z., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 19.12.2022, për shkak të veprës penale “mashtrimi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, që nga data 2 prill 2021 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, me qëllim të përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e ka vu në lajthim të dëmtuarin, duke e nxitur që të veproj në dëm të pasurisë së tij përmes paraqitjes së fakteve të rreme, në atë mënyrë që duke u prezantuar rrejshëm si ndërmjetësues për shitjen e një palujtshmërie prej 54 ari në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, kinse ishte në pronësi të dy serbëve të cilët me qëllim të mashtrimit i kishte takuar me të dëmtuarin, pa ia prezantuar asnjë dokument pronësor apo autorizim për shitjen e palujtshmërisë në fjalë, dhe i cili për këtë të dëmtuarit në periudha të ndryshme kohore i kishte marrë të holla të gatshme që kishin arritur shumën totale prej 132,000 euro, kinse se do t’ia barte pronën në fjalë në emër të dëmtuarit çka me këtë edhe i ka shkaktuar dëm pasuror në shkallë të madhe.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, thuhet në njoftim.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara