Kronikë e zezë

Aksion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës, arrestohen 10 persona

Prokuroria ka bërë të ditur se janë kontrolluar 12 lokacione.

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka informuar sot se janë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘’Krim i organizuar’ dhe ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Prokuroria ka bërë të ditur se janë kontrolluar 12 lokacione, si dhe janë intervistuar edhe 15 persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve, të cilët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për arrestimin e dhjetë (10) personave të dyshuar dhe kontrollin e disa lokacioneve, për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘’Krim i organizuar’ dhe ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Prokuroria Speciale njofton se pas hetimeve disa mujore operacioni është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore. Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione si dhe janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online”, është bërë e ditur në komunikatë.

Sipas prokurorisë, gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

Para të gatshme – 4,423.00 euro

Aparatet e lojërave të fatit – 2 copë

Telefona mobilë – 25 copë

Llap top – 2 copë

DVR – 2 copë si dhe

Materiale/dokumente relevante për rastin.

“Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale dhjetë (10) personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale.

Vendi

Vdes një shtetas i Shqipërisë gjatë trajtimit mjekësor në Prishtinë, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, pas ndërrimit të jetës të një shtetasi të Shqipërisë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar të mërkurën rreth orës 08:40, ku viktima burrë po merrte trajtim mjekësor në kohën kur ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, i cili do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes. Policia po vazhdon me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur në Ferizaj, qytetarët e dorëzojnë në polici

Published

on

By

Është gjetur 13-vjeçari me inicialet I.Q., i cili ishte raportuar si person i zhdukur që nga data 1 nëntor, pas largimit nga një strehimore në fshatin Dardani të Ferizajt ku ndodhej nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, gjetja e të miturit u bë e mundur pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan. Në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 nëntor), rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë shoqëruar menjëhitë për në stacionin policor.

Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri është dërguar për strehim të përkohshëm në një ambient të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare nga institucionet kompetente. Policia ka bërë të ditur se po vazhdon trajtimin e rastit sipas procedurave ligjore në fuqi. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë në Pejë, nën dyshimin se ka kryer dy vepra të rënda penale kundër integritetit seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa viktima po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i Prokurorit të Shtetit, Departamenti për Të Mitur po e ngarkon të dyshuarin për veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve”.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, organet e rendit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale, kryesisht pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka regjistruar pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Ranillug, Gjakovë dhe Skenderaj, ku janë përfshirë sulme fizike, dhunë psikike dhe kanosje ndaj familjarëve.

Në Prishtinë, policia ka arrestuar një person nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.

Në një tjetër incident në Ranillug, një burrë është sulmuar fizikisht nga një anëtar i familjes. Viktima ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari është prangosur nga forcat e rendit dhe po ashtu është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Gjakovë janë regjistruar dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka pësuar lëndime trupore pas sulmit fizik nga një anëtar i familjes. Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa dorasi është dërguar në mbajtje. Po në këtë komunë, një tjetër i dyshuar ka tentuar të sulmojë fizikisht dhe ka kanosur një anëtar të familjes; ai ka arritur të arratiset dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Ndërkaq, një rast tjetër i sulmit fizik është proceduar në Skenderaj, ku një i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor pasi kishte sulmuar fizikisht një grua. Pasi viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe është kryer intervistimi i palëve, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara