

Lajmet
Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova
Raportohet se në autobusin që u aksidentua ishin 29 pasagjerë, nëntë prej tyre fëmijë.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNjë autobus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Bullgari, më saktësisht në unazën e Kyustendilit.
Media bullgare raporton se në autobusin që u aksidentua ishin 29 pasagjerë, nëntë prej tyre fëmijë.
Sipas struma.bg, rreth orës 04:30, një autobus me pasagjerë nga Republika e Kosovës ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru. Sipas të njëjtit medium, nga të dhënat fillestare, drejtuesi i kamionit është ndalur dhe ka dalë nga rruga për shkak të një peme të rënë.
Ata u transportuan në ambientet e bashkisë me ngrohje, ku u pajisën me pije të nxehta dhe iu nënshtruan ekzaminimit mjekësor.
Për shkak të aksidentit është kufizuar përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën Sofje – Pika kufitare Gueshevo, në zonën e kthesës për fshatin Skrinyano.
Aktualitet
Kufiri Kosovë-Shqipëri: I dyshuari drejton armën policëve, hedh çantën me 21 kg marihuanë dhe ik
Published
5 minutes agoon
August 21, 2025By
UBT News
Policia e Kosovës ka noftuar se 21 kilogramë marihuanë janë gjetur brenda një çante që është hedhur nga një i dyshuar i cili ka ikur. I njëjti ishte i armatosur dhe me çantën në krah në vijën kufitare Kosovë-Shqipëri.
Policia njoftoi se i dyshuari ua ka drejtuar armën zyrtarëve dhe më pas e ka hedhur çantën e ka ikur në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.
“Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur.
I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre.
Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë”, njoftoi Policia e Kosovës.
Aktualitet
FSK-ja tërheq një mjet shpërthyes në Prizren
Published
27 minutes agoon
August 21, 2025By
UBT News
Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren ditën e mërkurë, ku Njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer tërheqjen e tij.
Në raportin e Policisë thuhet se FSK e ka tërheq mjetin shpërthyes në mënyrë të sigurt pa rrezikuar përreth.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësit përkatës janë në vendin e ngjarje, ndërsa njësia për deminim e FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar shpërthyes”, thuhet në raportin e PK-së.
Aktualitet
KDI: VV-ja të bisedojë me partitë e tjera, dialogu është detyrim demokratik
Published
31 minutes agoon
August 21, 2025By
UBT News
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje e ka përgjegjësinë kryesore për bllokimin e institucioneve dhe ngëçin politik në vend.
Ai ka ftuar partinë e Albin Kurtit që të ulet në tryezë me subjektet politike për të gjetur një zgjidhje për daljen nga ngeci aktual politik. Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se dialogu është detyrim demokratik.
“VV, si forca më e madhe politike, ka përgjegjësinë kryesore: të mos e mbajë peng konstituimin e institucioneve, por të ulet në tryezë me subjektet tjera politike. Dialogu është detyrim demokratik”, ka shkruar Kryeziu.
Aktualitet
Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës
Published
43 minutes agoon
August 21, 2025By
UBT News
Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.
AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2510 tiketa trafiku, janë shkaktuar 58 aksidente me dëme materiale dhe 20 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 28 persona janë arrestuar, kurse 14 janë dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË
HETIM MBI VDEKJEN
Fsh. Plemetin, Obiliq 20.08.2025 – 14:10. Raportohet se është gjetur pa shenja jetë, viktima mashkull kosovar. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.
FAJDE
Prishtinë 2024-2025. DHKO me date 20.08.2025 ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë detyruar viktimat që të paguajnë shuma të ndryshme parash si interes për fajde. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
GRABITJE
Rr. Hamzë Jashari, Lipjan 20.08.2025-16:00. Viktima i mitur mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, me forcë i ka marrë celularin dhe ka ik në drejtim të panjohur. Rasti duke u hetuar.
Rr. Xheladin Kurbaliu, Prishtinë 20.08.2025-23:10. Viktima i mitur mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e thikës i ka marr nga dora një zinxhir ari dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
DHUNË NË FAMILJE
Gllogoc 20.08.2025 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se është kanosur me largim nga shtëpia nga bashkëshortja e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 20.08.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 20.08.2025-23:20. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se ishte fyer dhe kanosur nga vëllai i tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
VJEDHJE
Rr. Tirana, Prishtinë NN. Me datë 20.08.2025 viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një revole me leje dhe stoli ari. Rasti duke u hetuar.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Podujevë 15.08.2025. Raportohet se më datë 20.08.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
INCIDENTET KRIMINALE-GJILAN
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 20.08.2025 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-FERIZAJ
MATERIALET ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE KEQPËRDORIMIT SEKSUAL TË FËMIJËVE
Kaçanik 20.08.2025 – 13:00. Është arritur të identifikohet dhe të shoqërohet i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Godanc i Epërm, Shtime 20.08.2025 – 12:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Fsh. Godanc i Epërm, Shtime 20.08.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorte e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 20.08.2025-16:30. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi. Rasti duke u hetuar.
INCIDENTET KRIMINALE-PRIZREN
BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE
Rr. Luigj Nikolla, Suharekë 20.08.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar 37.98 gr substancë narkotikë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe dëshmi tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
KANOSJE
Suharekë 20.08.2025-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur zyrtarët policorë gjatë detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Rr. Idriz Ngucati, Prizren 20.08.2025 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësit përkatës janë në vendin e ngjarje, ndërsa njësia për deminim e FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar shpërthyes.
INCIDENTET KRIMINALE-PEJË
DHUNË NË FAMILJE
Klinë 20.08.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy vajzave të tij (njëra e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 19.08.2025-22:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Pejë 20.08.2025-23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Pejë 20.08.2025. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një video që ishte postuar në rrjete sociale, vëreheshin një armë dhe sende të dyshuara. Me vendim të prokurorit janë bastisur banesa ku është gjetur dhe konfiskuar një revole me 123 fishekë dhe një thikë. Pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Istog,19.08.2025-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte shkuar te viktima motra e tij dhe pas një mosmarrëveshje kishte dëmtuar derën e banesës së saj. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
INCIDENTET KRIMINALE-GJAKOVË
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec 20.08.2025-19:20. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka bashkëjetuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE
Rr.14 Qershori, Gjakovë 20.08.2025 – 23:45. Raportohet se gjatë kontrollit tek dy të dyshuar meshkuj koosvarë janë gjet dhe konfiskuar 42.55 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË JUG
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Vajnik, Skenderaj 20.08.2025-12:04. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një AK 47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore dhe një revole me gaz. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Fsh. Bistricë Leposaviq 20.08.2025-23:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturën e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit vetura iu është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Igli Tare, “tregtari” më i madh i Milanit në 40 vitet e fundit

Kufiri Kosovë-Shqipëri: I dyshuari drejton armën policëve, hedh çantën me 21 kg marihuanë dhe ik

Fëmijët dëgjojnë sërish zërin e nënës pas 25 vjetësh, falë inteligjencës artificiale

Apple pritet ta heqë butonin e ri Camera Control nga iPhone 18

FSK-ja tërheq një mjet shpërthyes në Prizren

KDI: VV-ja të bisedojë me partitë e tjera, dialogu është detyrim demokratik

Çka duhet të dini për kokëdhimbjen tek fëmijët?

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Asllani preferon Torinon para Bolognas
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit