Lajmet

Aksidenti me autobus: 26 persona lirohen nga spitali, 15 vazhdojnë trajtimin

Published

on

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar të martën për lirimin nga spitali të 26 personave të plagosur në aksidentin me autobus të një kompanie nga Kosova, të dielën në Sllavonski Brod të Kroacisë.

Mehaj ka hënë se 15 persona janë duke u trajtuar ende, ndërkaq njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Si pasojë e aksidentit të së dielës, kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Mehaj ka thënë se të liruarve nga spitali dhe pjesës tjetër të udhëtarëve do t’iu sigurohet transporti përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Njëri shofer ka vdekur, ndërsa tjetri është marrë në pyetje të hënën nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, në qarkun në Sllavonski Brod.

Autoritetet kroate kanë thënë se ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari 52-vjeçar ishte duke vozitur autobusin në anën jugore të autostradës në kundërshtim me ligjin për trafikun rrugor.

Sipas autoriteteve, shoferi, në gjendje të lodhjes dhe paaftësisë për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt, nuk ka lëvizur në distancë të mjaftueshme dhe ka përfunduar në sipërfaqen me bar.

Për pasojë, autobusi më pas është përplasur.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla: Bllokada e Kuvendit e pakuptimtë, opozita të marrë përgjegjësi

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si përsëritje të një bllokade të pakuptimtë.

Gjatë deklaratës së saj, Gërvalla u bëri thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga ajo që e quajti “strategji destruktive” dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.

“Ishit dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade, e cila tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Bllokada do të thotë mosvotim dhe pamundëson konstituimin e Kuvendit”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet për të përmbushur pritjet e qytetarëve dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

“Ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet. Ky unitet shprehet përmes funksionimit të Kuvendit, jo përmes bllokadës”, përfundoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e Vetëvendosjes

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor. Ajo tha se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë spektrit politik dhe jo vetëm VV-së.

“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, por asnjë nuk ka rezultuar me sukses. Nuk i përket vetëm VV-së të kontribuojë në këtë proces. Ne kemi marrë përsipër të japim kontributin tonë, por nuk është përgjegjësi vetëm e jona”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se Vetëvendosje, si subjekti i parë në zgjedhje, gëzon të drejtën kushtetuese për të propozuar kryeparlamentarin dhe se kjo e drejtë nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Të drejtën për të propozuar e ka VV-ja. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë të drejtë, pasi është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk varet nga preferencat individuale”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Mustafa: Përsëritja e zgjedhjeve, gjëja e fundit që i duhet Kosovës

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës institucionale mund të rezultojë me zgjedhje të parakohshme. Ai tha se situata aktuale nuk i shërben vendit dhe theksoi nevojën për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

“Bllokada 48-orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja”, deklaroi Mustafa, pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk është në interes të Kosovës. “Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Dëshmitari Rashiti rrëfen momentin e sulmit në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit Bunjaku

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, dëshmoi zyrtari policor Alban Rashiti, pjesëtar i Njësisë për ndërhyrje të shpejtë. Ai përshkroi me detaje momentet kritike të sulmit, ku mbeti i plagosur, dhe rrethanat në të cilat u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Rashiti tha se gjithçka ndodhi papritur, pak pasi ishte takuar me rreshterin Bunjaku në vendin e ngjarjes. Sipas tij, një shpërthim i fuqishëm ndodhi nga ana e majtë, i cili e plagosi në krah. Menjëherë pas këtij shpërthimi, filluan të shtënat nga shumë drejtime të fshatit.

“Kur e kam kthyer kokën, kam parë zjarr dhe kam kuptuar se jam goditur. U përpoqa të marr pozicion mbrojtës, por ndodhën edhe shpërthime të tjera, ndërsa më pas filluan të shtënat me armë zjarri”, tregoi Rashiti.

Ai tha se në mes të situatës kaotike, pa që rreshteri Bunjaku ishte i shtrirë dhe i gjakosur, pa shenja jete. Në përpjekje për ta tërhequr nga zona, ai dhe kolegët e tij kërkuan të afronin një automjet, por ai u qëllua dhe mbeti i palëvizshëm. Pavarësisht plagëve që kishte marrë, Rashiti vijoi të ndihmonte në përpjekjet për evakuimin e trupit të rreshterit, ndërsa rreth tyre vazhdonin të binin predha.

Ai shtoi se gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm për rrezikun, por nuk u kishte treguar kolegëve për plagët e veta për të mos ndikuar në moralin e njësisë. “Më vonë kam parë se isha i plagosur edhe në këmbën e djathtë. Nga lart kam vërejtur një dron që po na vëzhgonte, nuk e di nëse është rrëzuar apo jo.”

Seanca gjyqësore për rastin po vazhdon, ndërsa dëshmia e Rashitit pritet të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të sulmit.

Continue Reading

Të kërkuara