Kronikë e zezë

Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, flet vëllai i viktimës: Shoferin as nuk e fali e as nuk e vras

Published

on

Një person ka humbur jetën të shtunën pas një aksidenti që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Viktima është Naser Arifi, nga Bujanoci me vendbanim në Gjilan.

Ngjarja tragjike ndodhi në dalje të Malishevës. I ndjeri u detyrua ta ndalte veturën në shiritin emergjent për shkak të një prishje. Ai ishte goditur nga një kombi teksa po hynte në veturë.

E për rastin tragjik ka folur edhe Selami Arifi, i cili është vëllau i të ndjerit.

Arifi i cili punon në Francë tha për Klankosova.tv se nuk dëshiron personalisht që të merret me personin që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën vëllau i tij.

Ai thotë se shteti duhet t’u japë dënim maksimal në rastet e tilla të aksidenteve.

“Shoferin as nuk e fali e as nuk e vras. Le t’i mbetet shtetit. Por, nuk dëshirojmë të zhdukemi si popull me këta shoferë. Ju lutem duhet të bëni presion mediatik tek shteti dhe qeveria, në mënyrë që të ketë dënim maksimal për këto raste se mbaruam”.

Selami Arifi thekson se në Francë, vendin ku jeton dhe punon nuk ka numër kaq të lartë të viktimave nga aksidenti sikurse në Kosovë.

“Në Francë ku jam dallimi me popullësi është 70 milionë banorë, por nuk bëhen kaq vdekje në komunikacioni. A e din ai zotëriu (shoferi) që katër jetim në shtëpi na i ka lënë ? Me një nënë 80 vjeçe e djali më i madh i ka 11 vjet”.

Lajmet

Dy persona dyshohet se sulmuan me thikë një burrë në Skenderaj

Published

on

Në Skenderaj, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:20, është raportuar një rast i cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, një burrë kosovar është sulmuar fizikisht dhe me thikë nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara