Aktualitet

​Aksident tragjik në rrugën Komoran–Carralevë, humb jetën një person

Published

on

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën Komoran–Carralevë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur disa automjete të parkuara përgjatë rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njësitet relevante të Policisë, përfshirë njësinë e trafikut rajonal, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Continue Reading

Aktualitet

​ZKA: Institucionet përgjegjëse nuk kanë menaxhuar mirë hapësirat pyjore në Kosovë

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar auditimin e performancës “Mbrojtja, zhvillimi dhe ripërtëritja e hapësirave pyjore”, për periudhën 2020–2024 i cili ka vlerësuar efikasitetin e institucioneve përgjegjëse në mbrojtjen, zhvillimin dhe ripërtëritjen e hapësirave pyjore.

Sipas njoftimit, rezultatet e këtij auditimi tregojnë se institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të menaxhojnë në mënyrë të duhur hapësirat pyjore në Kosovë.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) nuk ka arritur të përgatisë dhe të miratojë udhëzimet administrative të nevojshme për menaxhimin e pyjeve, për rrjedhojë Agjencia Pyjore e Kosovës operon pa kornizë të plotë rregullative. Po ashtu Agjencia Pyjore e Kosovës nuk ka bërë inventarizim të plotë dhe të përditësuar të pyjeve si dhe nuk ka organizuar në mënyrë efektive mbrojtjen e pyjeve publike, prandaj nuk ka të dhëna të sakta për gjendjen aktuale të resurseve pyjore”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se auditimi ka evidentuar se rreth 44 për qind e objektivave të planifikuara nuk janë realizuar, ngecjet janë më të theksuara në kultivimin, trajtimin dhe ngritjen e pyjeve të reja.

“Rreth një milion fidanë në Institutin Pyjor të Kosovës rrezikojnë të dështojnë për shkak të mungesës së kontraktimeve për pyllëzim nga Agjencia”, thuhet në njoftim.

Sipas ZKA-së, në parqet “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri” janë regjistruar prerje të shumta ilegale dhe ndërtime pa leje.

Në Parkun Kombëtar “Sharri”, mungesa e rojeve pyjore ka bërë që deri në 70% e territorit të mbetet pa mbrojtje, ndërsa në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” problem i madh janë edhe ndërtimet ilegale dhe sipas regjistrimeve të vitit 2024 janë mbi 6,083 ndërtime ilegale.

“Agjencia Pyjore për më shumë se 20 vjet nuk ka trajtuar çështjen e pronave që i ka në menaxhim. Ka rreth 500 prona me emërtime të ndryshme të cilat ende nuk i ka unifikuar dhe verifikuar. Gjithashtu auditimi ka evidentuar se në procesin e qiradhënies së pronave publike ka vonesa deri në 38 muaj si dhe janë bërë shumë shkelje nga qiramarrësit”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, deklaroi se mungesa e kornizës së qartë ligjore, kontrollit efektiv, dhe koordinimit institucional, kanë rezultuar me prerje ilegale, uzurpime dhe dëmtime të zonave të mbrojtura, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike dhe mjedisore.

Për përmirësimin e gjendjes se pyjeve në Republikën e Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë 11 rekomandime./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

​Rama: Asnjë para ruse në ekonominë shqiptare

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” në Vjenë, me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga mbi 25 vende të botës.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi dallimin mes Rusisë dhe Kinës në politikën ndërkombëtare, duke i vendosur dy vendet në role të ndryshme.

“Nuk do t’i vija në të njëjtin klub. Rusia është agresore, një lojtar agresiv dhe ka një agjendë për krijimin e trazirave, ndërkohë që Kina është një tjetër lojtar dhe dallimi është se nuk ka asnjë objektiv për të universalizuar mënyrën e vet të jetesës. Objekti i Kinës është të bëjë biznes dhe të ketë një dorë që zgjatet në të gjithë botën”, tha Rama.

Rama nënvizoi se për Tiranën zyrtare, Kina nuk shihet si kërcënim. Nga ana tjetër kreu i qeverisë shtoi se në vendin tonë nuk ka asnjë para ruse në ekonomi.

“Nuk e shoh Kinën si kërcënim apo lojtare agresiv. Edhe këtu ka nuanca sepse kur vjen fjala për infrastrukturën kritike kur bëhet fjalë për gjithçka që ka të bëjë me sigurinë tonë qoftë ushtarake apo siguri energjetike apo siguri në telekomunikacion, ne e kemi marrë vendimin tonë qysh prej kohësh dhe nuk do ta ndryshojmë, do të vazhdojmë të rrimë me partnerët tanë perëndimor”, tha Rama.

“Me Kinën jemi të hapur. Me Rusinë nuk na ka marrë malli, nuk kemi asnjë para ruse në ekonominë tonë. Për ne mjafton që jemi në marrëdhënie të mira me Dostojevskin,” tha Rama./S.K/KP/ATSh/

Continue Reading

Aktualitet

Dy vjet nga sulmi terrorist serb në Banjskë

Published

on

Sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit terrorist serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Më 24 shtator të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë, e sot në këtë përvjetor të dytë nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha organizohen aktivitete.

10:30 – Homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku

Krerët shtetëror së bashku me kabinetin qeveritar, ministrin e punëve të brendshme, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, korin diplomatik dhe zyrtar të tjerë nga Policia e Kosovës do të bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.

15:00 – Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë

Në anën tjetër, dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq është ende i lirë dhe me vendbanim të regjistruar në Beograd.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale e ngritur më 11 shtator 2024, ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik të Listës së të akuzuarve ku prin Milan Radoiçiq.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, për të cilët është veçuar procedura penale./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen mes 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 25 dhe 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara