Kronika e zezë

Aksident trafiku, tre të lënduar

Publikuar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në aksin rrugor Rahovec – Xërxë, saktësisht në fshatin Bërnjak.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj njoftoi për UBTNews se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshimti po drejtonte automjetin e tij, i cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Rahovec – Xërxë dhe kur arrin në fshatin Bërnjak nuk ia pershtati shpejtësinë e lëvizjes automjetit të tij ku rruga është me kthesë humb kontrollin mbi automjetin e tij, devijon shiritin e rrugës nga shiriti i djathtë del në shiritin e majtë dhe me pjesën e përparme të krahut të majtë e godet automjetin në pjesën e përparme të krahut të majtë, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt drejtimi Xërxë – Rahovec”, deklaroi ai.

Gjurkaj njoftoi se tre të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor, e pastaj njëri prej tyre është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, njëri në repartin e Kirurgjisë në Gjakovë, kurse tjetri është liruar në shtëpi.

Sipas njoftimit, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë./UBTNews

Kronika e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për sulm seksual në Ferizaj

I njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit.

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit, andaj me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit Xh.I., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, thuhet në komunikatë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Rasti është duke u hetuar.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në Hajvali. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tjetrit.

Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës ka sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.

 “Rr. Brigada 153, Hajvali, Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza në Pejë

E konfirmon Policia e Kosovës.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës njofton se dje një 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Sipas raportit të fundit të policisë, vajza ishte nisur në shkollë dhe nuk është kthyer më.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Policia konfiskon dy armë të gjata, një elektroshok dhe një sasi të municionit në veri

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Publikuar

nga

Dy armë zjarri të llojit AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok janë sekuestruar në Zveçan. Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara