Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Arllat-Malishevë, një i vdekur, pesë të lënduar

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

Published

on

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Arllat-Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka informuar Ahmeti.

Ndërkohë me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Lajmet

Policia e Ferizajt me aksion të shtuar: 1.511 gjoba të shqiptuara në shtatë ditë

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë periudhës nga 6 deri më 12 korrik 2026, policia ka shqiptuar gjithsej 1.511 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka pezulluar 43 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 42 aksidente, prej të cilave 23 kanë qenë me lëndime trupore, ku janë lënduar 31 persona, ndërsa 19 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Njëkohësisht, policia u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të tregojnë kujdes gjatë vozitjes dhe të bashkëpunojnë me autoritetet duke raportuar çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose numrit kujdestar 192./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kërcënoi përfaqësuesit e lartë të Kosovës në rrjete sociale, arrestohet shtetasi i huaj në pikën kufitare

Published

on

By

Një shtetas i huaj është arrestuar të dielën në pikën kufitare në Stanqiq, pasi kërkohej për dhunë dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.

Arrestimi i tij u bë mbi bazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas policisë, i dyshuari e kishte kryer këtë vepër penale përmes një postimi në rrjete sociale në tetor të vitit të kaluar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë: Goditet një këmbësore, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë pasditen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raporti njëditor, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.

Ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Published

on

By

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Jugut.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po e trajton rastin si vdekje të dyshimtë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara