Kronikë e zezë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Published

on

Në aksident ishin të përfshira tre vetura.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Kelani tha se persona e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Leposaviq: Policia konfiskon pajisje ushtarake

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, pronë e një burri shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e municionit dhe pajisjeve ushtarake.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar 59 fishekë të kalibrit të panjohur, një kuti metalike, një helmetë ushtarake, një xhaketë me emblemë të Serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake, dy karikatorë të armës AK-47 si dhe një karikator tjetër me një fishek.

“Gjatë kontrollit në një shpi të pa banuar –pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar : 59 fishekë kalibri i panjohur, një kuti metali, një helmete ushtarake, një jakne me emblemë të serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake,  dy karikatorë të AK-47,  dhe një karikator tjetër me një fishek”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar

 

 

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e regjistruara janë në Pejë, Kaçanik, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Sipas Policisë, në Pejë është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e shkaktuara, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Kaçanik, dy burra janë shoqëruar për intervistim pasi dyshoheshin për kryerje të veprës së dhunës në familje ndaj një gruaje, sipas raportit 24 orësh.

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Poashtu, Policia bën të ditur se në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Graçanicë janë shoqëruar për intervistim tre burra të dyshuar për dhunë në familje ndaj grave.

Me urdhër të prokurorit, këto raste do të vazhdojnë të trajtohen në gjendje të lirë. Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me institucionet për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve dhe përdorim i paautorizuar i armës

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se është përfshirë në veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë sekuestruar dy qese me kokainë, një epruvetë me kokainë si dhe para të gatshme në vlerë rreth 6155 euro, transmeton Klankosova.tv.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet tutje në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Published

on

By

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale –  organizimi i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, sipas Raportit të fundit të Policisë së Kosovës.

Policia gjatë një kontrolli në lokalin e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar; sekuestruar një printer për shtypjen e tiketave, një skaner, tri shtëpiza, njëzet e shtatë (27) pako me letra për lojëra, dy monitorë, një tastiere si dhe dyzet e katër (44) kuponë të printuara të lojërave të fatit

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Në lokalin e të njëjtit është bërë kontrolli ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një printer për shtypjen e tiketave, një skaner, tri shtëpiza, njëzet e shtatë (27) pako me letra për lojëra, dy monitorë, një tastiere si dhe dyzet e katër (44) kuponë të printuara të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Të kërkuara