Aktualitet

Aksident i pesëfishtë në Klinë, plagosen 9 persona, mes tyre edhe dy fëmijë

Published

on

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar pasditen e djeshme në fshatin Rixhevë-Klinë. Nga aksidenti raportohet se janë plagosur 9 persona. Në mesin e të plagosurve janë edhe dy fëmijë.

Zëdhënësi në policinë e Pejës, Driton Rugova tha se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:10.

“Rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) persona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor,” tha Rugova.

Bota

Kievi shpall 18 qershorin ditë zie për të vrarët në sulmin rus

Published

on

By

Ngjarjet argëtuese do të ndalohen në qytet dhe flamujt kombëtarë do të ulen, ka theksuar kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitaliy Klitschko , Këshillit Kombëtar të Ukrainës për Televizion dhe Transmetim Radiofonik Këshilli Kombëtar.

18 qershori është shpallur Ditë Zie në Kiev. Në kujtim të viktimave të sulmit masiv të armikut në kryeqytet. Çdo aktivitet argëtues është i ndaluar në qytet më 18 qershor”, tha kryetari i bashkisë së Kievit në një postim.

Vitaliy Klitschko tha se në këtë ditë do të ulen flamujt në të gjitha ndërtesat komunale të qytetit. Gjithashtu rekomandohet të ulen flamujt kombëtarë në ndërtesat shtetërore dhe private.

Këshilli Kombëtar për Transmetimet Televizive dhe Radiofonike rekomandoi që kanalet televizive dhe stacionet radiofonike të ndryshojnë oraret e tyre të transmetimit, duke hequr përmbajtjen argëtuese.

“Në shenjë zie për të vdekurit, flamujt kombëtarë do të ulen në të gjitha ndërtesat komunale të kryeqytetit. Gjithashtu rekomandohet të ulen flamujt kombëtarë në ndërtesat shtetërore dhe private”,  theksoi Këshilli Kombëtar.

Këshilli Kombëtar i Televizionit dhe Radios shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Continue Reading

Bota

Khamenei kërcënon: Asnjë mëshirë ndaj sundimtarëve të Izraelit

Published

on

By

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Izraelit, duke paralajmëruar se udhëheqësit e këtij vendi nuk do të përballen me asnjë mëshirë nga ana e Iranit.

Ne duhet t’i japim një përgjigje të fortë regjimit terrorist sionist. Nuk do t’u tregojmë mëshirë sionistëve”, shkroi Khamenei këtë të mërkurë në platformën X , duke e cilësuar Izraelin si një “regjim terrorist”.

Deklarata e tij vjen në një moment tensioni të lartë midis dy vendeve, vetëm një ditë pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA mund ta “vriste lehtësisht” Khamenein dhe kërkoi “dorëzimin pa kushte” të Iranit.

Ndërkohë, Irani njoftoi të mërkurën në mëngjes se kishte lëshuar raketa hipersonike drejt Izraelit gjatë raundit të fundit të sulmeve ajrore gjatë natës.

Presidenti amerikan Trump ka këmbëngulur se SHBA nuk është përfshirë në ofensivën ajrore të Izraelit, por paralajmëroi Teheranin se durimi i tij është drejt fundit, ndërsa konflikti mes dy vendeve vijon në ditën e gjashtë.

Continue Reading

Bota

Iran, rritet në 585 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite që nga e premtja

Published

on

By

Mediat iraniane raportuan se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në Teheran dhe zona të tjera të banuara është rritur në 585, me të paktën 1.326 persona të plagosur që nga fillimi i sulmeve javën e kaluar.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulme ajrore në shumë zona në të gjithë Iranin, përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse.

Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet me raketa iraniane në Izrael.

Continue Reading

Bota

Rritet numri i viktimave nga sulmi i madh rus në Kiev

Published

on

By

Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus i kryer një ditë më parë është rritur në 21, teksa më shumë se 130 persona kanë mbetur të plagosur.

Rusia lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Kievit të martën dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi si “një prej sulmeve më të tmerrshme” që Moska ka kryer ndaj kryeqytetit ukrainas në luftën trevjeçare.

Në total, 21 persona kanë vdekur në kryeqytet dhe 134 të tjerë janë plagosur”, tha shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë përmes një postimi në Telegram.

Në njoftim u shtua se 16 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nëntëkatëshe banimi në qarkun Solomianski.

Paraprakisht, numri i viktimave sipas zyrtarëve në Kiev ishte 14.

Zelensky tha se 440 dronë dhe 32 raketa ishin lëshuar në mbarë Ukrainën, teksa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mos mbyllë sytë”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte kryer sulme precize ndaj “ndërtesave të industrisë ushtarake në rajonin e Kievit”.

Më shumë se tre vjet që kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Moska ka intensifikuar sulmet pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për arritjen e një armëpushimi. Bisedimet në këtë drejtim kanë ngecur. Moska ka refuzuar një armëpushim “të pakushtëzuar” që e kanë kërkuar Kievi dhe aleatët e tij evropianë, ndërkaq Ukraina ka refuzuar kërkesat e Rusisë, që i ka cilësuar si “ultimatume”./REL/

Continue Reading

Të kërkuara