Lajmet

AKR-ja kërkon rinumërim të fletëvotimeve në Kosovë

Published

on

Aleanca Kosova e Re (AKR) kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) që të rinumërojë të gjitha kutitë e votimit në të gjithë territorin e Kosovës, pasi që sipas tyre rezultatet brenda listës janë manipuluar nga komisionerët në qendrat e votimit.

Megjithëkëtë, AKR ka vlerësuar se procesi i numërimit të votave ka shkuar në rregull deri në momentin kur kanë filluar të numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

“Aleanca Kosova e Re vlerëson lartë organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 shkurtit. Sipas AKR, procesi zgjedhor në numrin e votave të partive politike ka shkuar në rregull deri në momentin kur ka filluar të numërohen votat për kandidatët për deputet. Rinumërimi i votave në të gjitha kutitë e votimit, brenda partive në rastin tonë brenda listës së LDK-së, ku pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatët e AKR-së, të dala nga procesi zgjedhor i 14 shkurtit, është i pashmangshëm. Shumë informata që kanë arritur nga terreni tregojnë qartë se rezultatet brenda listës janë manipuluar nga Komisionerët e papërgjegjshëm në Qendrat e votimit. Andaj, për një garë fer e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve në listën e LDK-së. Andaj AKR, edhe një herë kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm kutit e votimit, ku manipuluesit e votave nuk kanë qenë të aftë të fshehin krimin e tyre”, thuhet në komunikatën e AKR-së.

Të gjitha këto, AKR po thotë se i mbështesin në faktet që janë mbledhur përmes anëtarëve të vet të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit. Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve sipas AKR-së do të eliminoheshin pakënaqësitë që tashmë kanë filluar të dalin nga kandidatë deputetë të kësaj partie.

“Aleanca Kosova e Re, këtë kërkesë do ta mbështesë edhe me faktet që janë mbledhur përmes anëtarëve të vet të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve brenda listës. Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve do të eliminonte edhe pakënaqësitë që tashmë kanë filluar të dalin në shesh nga kandidatët dhe ankesat e tyre për manipulim të votave të brendshme. Aleanca për Kosovë të Re do të angazhohet që të respektohet në tërësi vullneti i secilit votues, pavarësisht rezultatit që mund ta kenë subjektet politike, në këtë rast edhe AKR, duke ndërmarr kështu të gjitha masat ligjore, që vota e qytetarëve të besuar për kandidatët për deputet të mos manipulohet”, përfundon komunikata e AKR-së.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 14 shkurt.

Lajmet

KDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit

Published

on

By

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Presidentja e vendit që të sigurojë transparencë dhe qartësi në procesin e caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend më 26 tetor.

Sipas KDI-së, Presidentja ka obligim që deri nesër, brenda afatit dhjetëditor të përcaktuar me nenin 95.4 të Kushtetutës, të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare për të vlerësuar mundësinë reale të krijimit të një shumice të re qeverisëse dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

KDI thekson se hapat e Presidentes duhet të jenë të arsyeshëm dhe transparentë, përfshirë publikimin e kritereve që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës” dhe mënyrën e verifikimit të mbështetjes në Kuvend.

Sipas institutit, këto kritere janë thelbësore për të garantuar paanshmëri dhe respektim të rendit kushtetues, si dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet demokratike./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ndalon përkohësisht importin e shpezëve, kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre me origjinë nga zonat e infektuara të Italisë.

Vendimi vjen pas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, të cilat konfirmojnë përhapjen e gripit të shpezëve (Avian Influenza – H5N1) në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Sipas AUV-së, importet lejohen vetëm nëse produktet vijnë nga ferma të pa prekura, të paktën 50 kilometra larg zonave të infektuara. Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë aktive deri në një vlerësim të ri të situatës.

AUV njofton se po e monitoron nga afër situatën dhe do të informojë publikun dhe bizneset për çdo zhvillim të ri./EO

Continue Reading

lajme

Ekipi përfaqësues i Kosovës merr dy çmime në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge në Panama

Published

on

Nga Panamaja, ekipi përfaqësues i Kosovës në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge u vlerësua për videon më të mirë prezantuese dhe për dokumentimin më të mirë të garës në rrjetet sociale në mesin e 190 shteteve pjesëmarrëse.

Ky sukses tregon angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve kosovarë, të cilët përfaqësuan vendin me krenari në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Tema e garës së sivjetme kishte në fokus ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke inkurajuar të rinjtë nga e gjithë bota të zhvillojnë zgjidhje teknologjike për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Të kërkuara