Lajmet

AKP miraton një sërë vendimesh për proceset e privatizimit

Published

on

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka miratuar një sërë vendimesh për proceset e privatizimit dhe forcimin e funksionimit të brendshëm institucional.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj mbledhjeje, Bordi ka miratuar dy rregullore të brendshme: për procedurat e parcelimit të ngastrave kadastrale në pronësi të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSh), e cila synon të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e parcelimit, si fazë e domosdoshme për transformimin e pronave dhe përmbylljen e likuidimit të NSh-ve, dhe Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve në procesin e likuidimit të NSh-ve, që përcakton kategoritë dhe profilin e ofruesve të shërbimeve si dhe nivelin e kompensimit të tyre.

Lidhur me procesin e shitjes së aseteve me tender publik, Bordi shqyrtoi shitjen e Aseteve përmes Likuidimit nr. 72 (SHAL 72) që kishte 79 asete të publikuara, prej të cilave aprovoi 24 asete për shitje. Po ashtu, Bordi miratoi listën e aseteve të parapara për shitje përmes tenderit publik në kuadër të ShAL 74, që përfshin gjithsej 139 njësi. Publikimi i kësaj liste parashihet të bëhet me date 03 korrik 2025”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sa i përket procesit të shitjtes direkte të aseteve, Bordi ka aprovuar 23 raporte rekomanduese për fillimin e procedurave të shitjes, refuzoj 33 kërkesa për shitje për mungesë të kushteve ligjore, si dhe aprovoi 7 raporte përfundimtare të shitjes sipas kërkesave të palëve të miratuara më herët.

Ndër të tjera, Bordi ka aprovuar kërkesën e Komunës së Vitisë për rrënimin e një objekti të dëmtuar të NSH “Agromorava” në Viti, i cili përbënte rrezik për sigurinë publike”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Bordi ka miratuar edhe projektbuxhetin e AKP-së për vitin fiskal 2026, rritjen e buxhetit për dy ndërmarrje në likuidim, si dhe ka shqyrtuar mundësitë për ristrukturim të brendshëm të AKP-së, në përputhje me Planin Strategjik dhe volumin e mbetur të punëve.

Po ashtu në përfundim të mbledhjes, Bordi i AKP-së ka vendos që, në bazë të propozimit të Bordit të Ndërmarrjes Shoqërore “Inex Sharr Planina”, të emërojë Sladan Nikolcevic si ushtrues detyre i Drejtorit Menaxhues të kësaj ndërmarrjeje në Brezovicë, deri në përfundimin e procedurës së konkursit zyrtar për këtë pozitë.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara