Lajmet

AKK-ja kërkon sqarime për ngritjen e tatimit në pronë

Ibrahimi ka thënë se ky vendim ka ngritur habi te qytetarët për mënyrën sesi të veprojnë.

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për faturat në pronë. Si pasojë e kësaj, nga AKK-ja kanë thënë se ka rënie të inkasimit të të hyrave nga tatimi në pronë.

Ai ka thënë se ky vendim ka ngritur habi te qytetarët për mënyrën sesi të veprojnë. Sipas tij, qytetarët nuk po dinë t’i paguajnë se a t’i paguajnë faturat e tatimit në pronë apo të pritet ndryshimi i ligjit mbi tatimin në pronë.

“Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, që i përfaqëson Komunat e Kosovës, ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati, që vendimin për rivlerësimin e pronave e cila ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në ngritjen enorme të faturave të tatimit në pronë të pezullohen. Nëse një vendim i tillë merret nga ministri Murati, atëherë faturat që u janë dërguar qytetarëve për vitin 2023 të ngritura në raport me vitin 2022 të mos ndryshohen”, ka thënë Ibrahimi.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së ka thënë vendimi i ministrit Murati për faljen e 100 eurove është joligjore. Sipas Ibrahimit, inkasimi i tatimit në pronë ka rënie drastike, pasi qytetarët nuk po dinë si të veprojnë.

“Kryetarët e Komunave kërkojnë nga ministri Murati që të tregoj se çka duhet të veprohet tani. A të paguhen faturat e tatimit në pronë, apo te pritet ndryshimi i ligjit mbi tatimin në pronë, sepse me mendimet e ministrit Murati që komunat t’i falin 100 euro është e pa ligjshme. Kërkojmë që ministria e Financave të dal më një sqarim dhe të ju rekomandoj qytetarëve se si duhet të bëhet. Në bazë të informatave që kemi vlerësohet se inkasimi i tatimit në pronë ka rënie drastike sepse po mendojmë që qytetarët nuk po din se si të veprojnë. Ata janë duke pritur që të ndryshohet ligji mbi tatimin në pronë, apo çështja e cila është ngritur nga ministri e cila ishte jo ligjore falja nga 100 euro dhe po presim sqarime të mëtutjeshme”, ka thënë Ibrahimi.

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Bëhu pjesë e zhvillimit të Kosovës: Transformo turizmin në sukses me UBT

Published

on

By

Kosovë po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet më atraktive në rajon. Për të rinjtë që kërkojnë një profesion dinamik, me mundësi të pafundme punësimi dhe perspektivë globale, Programi Bachelor në TurizëmUBT është zgjedhja ideale për të kthyer pasionin në një karrierë të suksesshme.

Turizmi nuk është thjesht udhëtim — është menaxhim biznesi, ekonomi, inovacion dhe promovim i potencialeve të vendit tonë në tregun ndërkombëtar.

Pse është Turizmi profili i së ardhmes për të rinjtë në Kosovë?

Orientim i plotë praktik dhe përvojë reale: Programi në UBT gërsheton njohuritë teorike me praktikat më moderne të biznesit, duke ju pajisur me aftësitë që kërkon tregu real i punës që nga dita e parë.

Gatishmëri për tregun vendor dhe global: Përmes ekspertizës ndërkombëtare, trajnimeve dhe certifikimeve profesionale, ju përgatiteni për role udhëheqëse jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Mjedis me studentin në qendër: UBT ofron kushte moderne, teknologji të avancuar dhe një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi me komunitetin dhe udhëheqësit e industrisë së turizmit.

Kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit: Si ekspertë të ardhshëm të menaxhimit dhe ekonomisë turistike, ju do të jeni forca lëvizëse që do të mbështesë rritjen ekonomike, private dhe sociale të Kosovës.

Përmes metodave moderne të mësimdhënies, zhvillimit të mendimit kritik e kreativ dhe fokusit te inovacioni, Programi i TurizmitUBT po formëson gjeneratën e re të specialistëve dhe drejtuesve të këtij sektori.

Nëse dëshironi një profesion pa kufij, ku praktika takon suksesin, zgjidhni programin e Turizmit në UBT dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të së ardhmes.

Continue Reading

Të kërkuara