Lajmet

AKB-ja i propozon Qeverisë masa për uljen e çmimit të derivateve të naftës

Sipas tij, kjo do të ndikonte që një litër të shitet më shumë se 35 cent më lirë.

Published

on

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini në një intervistë për Ekonomia Online i ka propozuar Qeverisë që deri në fund të verës të suspendojë akcizën për derivatet e naftës.

Sipas tij, kjo do të ndikonte që një litër të shitet më shumë se 35 cent më lirë. Ai thotë madje ka kërkuar që mazha për import dhe shitje të derivateve të naftës të jetë së paku 2%, kurse mazha për shitje me pakicë të jetë rreth 10%.

“Kosova duhet të merr shembuj të mirë të shteteve të ndryshme për tejkalimin e krizës pas shtrenjtimit të energjisë, derivateve dhe të gjitha artikujt ushqimor. AKB-ja i propozon Qeverisë që përkohësisht deri në fund të verës të suspendon akcizën në derivate e cila do të ndihmon më shumë se 35 cent për çdo litër për çdo qytetar pavarësisht a është ai subjekt ekonomik apo subjekt individual. Qeveria nuk mund të kërkojë uljen e fitimit, ata nuk mund të punojnë në humbje dhe në rast se ata detyrohen të punojnë sipas kërkesës së uljes së mazhës në përqindje të ultë, ata do të rrezikojnë që tregu të mbetet pa furnizim të derivateve. Ne si AKB i kërkojmë Qeverisë që mazha për import dhe shitje të derivateve të naftës të jetë së paku 2 për qind kurse mazha për shitje me pakicë të jetë përafërsisht rreth 10 për qind”, deklaroi ai.

Tutje ka shtuar që lirimi i përkohshëm nga akciza do të rimburësohet nga rritja e çmimeve nga TVSh-ja dhe Dogana. Shahini thotë se është antikushtetues të kërkohet ndërhyrja në përcaktimin e mazhës, por Qeveria mund të marrë masa të tjera sic kanë bërë shumë shtete, duke i liruar qytetarët nga taksat dhe akciza.

“Kjo do të rimbursohet nga rritja e çmimeve nga TVSh-ja dhe dogana. Sipas analizave tona, mbi 25 cent janë më shumë mjete të hyra për litër të planifikuara nga doganat dhe akciza, prandaj në këtë moment shteti dhe buxheti i saj nuk do të humb asgjë, do t’i merr të hyrat e planifikuara, këto të hyra janë të paplanifikuara, rritja e çmimit të derivateve, prandaj Qeveria duhet të reflektojë pozitivisht. Nëse do të hiqet akciza do të ishte e mjaftueshme që përkohësisht të mbulohen nga TVSh dhe dogana humbjet e akcizës. Në rast se kemi buxhet shtesë, edhe TVSh-ja të hiqet kjo do të ndikojë shumë më shumë në rritjen e mirëqenies tek te gjithë qytetarët për arsye se kriza i ka prek të gjithë. Qeveria vazhdimisht bizneseve po u kërkon uljen e mazhës, ndërsa vet nuk po reflekton, asgjë nuk po ndërmerr. Është antikushtetues të kërkohet ndërhyrja në përcaktimin e mazhës, është e garantuar me Kushtetutë, por nuk është antikushtetuese që shteti, Qeveria e vendit të lirojë përkohësisht nga akciza qytetarët e vet, siç është Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, dhe së fundmi Hungaria, i cili është çmimi më i lirë në Evropë me më së paku 22 cent, pikëshit për shkak se i ka liruar qytetarët e vet nga taksat dhe nga akciza për tejkalimin e krizës”, deklaroi ai tutje.

Lajmet

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara