Lajmet nga UBT

Akademia Ndërkombëtare Verore e Media dhe Komunikimit sjell diskutime rreth sfidave të të bërit gazetari

Në kuadër të kësaj akademie do të organizohen ligjërata me tematika të ndryshme.

Published

on

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, këtë vit ka për qëllim të angazhojë studentët dhe ekspertët e fushës së gazetarisë dhe komunikimit rreth zbulimit të mënyrave të reja të të raportuarit dhe të bërit gazetari.

Në kuadër të kësaj akademie do të organizohen ligjërata me tematika të ndryshme, të cilat merren me sfidat e të bërit gazetari, çështjet e problemeve që preokupojnë gazetarinë dhe vet gazetarët, si dhe do të zhvillohen aktivitete e debate, përmes të cilave synohet të nxirren përfundime për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Në fund të akademisë pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shohin median si proces ku gazetari është një lehtësues i procesit, të kuptojnë rolin e medias duke udhëhequr dialogun drejt një qëllimi dhe afati kohor, si dhe të bëhen pjesë e edukimit mediatik të shoqërisë duke ndihmuar në përcaktimin e kritereve intelektuale dhe etike.

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022

Lajmet nga UBT

Përse të studiohet Media dhe Komunikim në UBT

Published

on

By

Programi Media dhe Komunikim në UBT ofron mundësi shumë të mëdha për të gjithë të rinjtë e të rejat që duan të bëhen profesionistë të gazetarisë.

Shkalla e lartë e punësimit, stafi shumë profesional dhe infrastruktura e kompletuar janë disa nga faktorët që e bëjnë këtë fakultet ndër shkollat më të mira të gazetarisë.

Dekani i fakultetit, Dr. Ferid Selimi u ka bërë ftesë të rinjve për t’u bërë pjesë e këtij fakulteti.

Bëj ftesë që çdo i ri e çdo e re, e cila synon të bëhet pjesë e medias në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Shqipëri, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në vende të tjera ku flitet shqip, le të vijnë në UBT sepse aty është vendi ku ata do t’i marrin të gjitha informacionet e duhura dhe të gjitha njohuritë dhe kompetencat për media dhe komunikim”, tha Selimi.

UBT në programin e Medias dhe Komunikimit ofron studime në nivelin bashelor dhe master.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Mbi 90 për qind e të diplomuarve në Media dhe Komunikim në UBT janë të punësuar

Published

on

By

Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, prof.dr.Ferid Selimi, në një bisedë për mediat e UBT-së, thekson se një numër i madh i studentëve të diplomuar në UBT (më saktë 93 për qind), gjejnë punë menjëherë në media, si në mediat e UBT-së, ashtu edhe në mediat e tjera.

Interesant është që Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT ka nxjerrë kuadro shumë të mira si në media ashtu edhe në marrëdhënie me publikun. Rreth 93 për qind të studentëve të UBT-së janë angazhuar ose në UBT ose në mediat e ndryshme vizive dhe të shkruara. Pjesa dërrmuese e media grupit në UBT janë ose kanë qenë studentë të UBT-së”, tha Selimi.

Continue Reading

Lajmet

Karriera e suksesshme nis me UBT-në – Përmbyllet Akademia Verore e Qendrës së Karrierës

Published

on

Pas dy ditësh të mbushura me ligjërata, punëtori dhe sesione frymëzuese, Akademia Verore e Karrierës, e organizuar nga Qendra e Karrierës në UBT, ka përmbyllur edicionin e saj të radhës me sukses të plotë.

Ky program, i cili bashkoi studentë, profesionistë dhe përfaqësues të kompanive lidere në Kosovë, u kthye në një platformë reale për zhvillim personal dhe profesional, duke ofruar mundësi konkrete për orientim në karrierë dhe ndërtim të rrjetit profesional.

Gjatë ditëve të Akademisë:

Studentët morën pjesë në ligjërata mbi zhvillimin e karrierës dhe shkathtësitë e buta, si dhe në sesione interaktive me ekspertë të fushës së HR dhe sipërmarrjes.

Kompani si Automita, e përfaqësuar nga Qendresa Shala dhe Tenton, e përfaqësuar nga Alban Sahiti – alumnus i UBT-së, ndanë rrugëtimet e tyre frymëzuese dhe mundësitë për të rinjtë.

Ndërkohë, përfaqësues nga Gjirafa, IPKO, KosovaJobs dhe kompani të tjera ndanë përvoja të drejtpërdrejta dhe këshilla për hyrjen e suksesshme në tregun e punës.

Në përmbyllje të këtij edicioni, u theksua roli kyç që Qendra e Karrierës në UBT luan në ndërlidhjen e studentëve me tregun e punës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe inovative.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Fillon Akademia Verore e Karrierës në UBT – Platformë unike për zhvillimin profesional të studentëve

Published

on

Në UBT ka nisur Akademia Verore e Karrierës, një nismë e veçantë dedikuar studentëve që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre akademike dhe profesionale.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në prani të stafit akademik dhe studentëve, ku fjalën kryesore e mbajti Drejtori i Qendrës së Karrierës, Halil Bashota. Ai theksoi rëndësinë e këtij programi si një mundësi të vyer për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës.

Dita e parë e Akademisë përfshiu një ligjëratë të fuqishme mbi “Zhvillimin e Karrierës dhe Shkathtësitë e Buta”, të mbajtur nga Prof. Ramadan Beshiri, i cili u fokusua në rëndësinë e aftësive ndërpersonale dhe komunikimit në botën profesionale.

Gjatë javës në vijim, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin sesione interaktive dhe punëtori nga ekspertë të njohur dhe përfaqësues të kompanive lider në Kosovë, si Gjirafa, KosovaJobs dhe IPKO, duke i dhënë kështu studentëve një përvojë të çmuar praktike dhe rrjetëzim profesional.

Continue Reading

Të kërkuara