Lajmet

Ahmeti thirrje të shmangen tubimet: 40% zbritje, 100% infeksion

Publikuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve t’i shmangen turmave për aktivitetin “Black Friday”.

Ahmeti ka deklaruar se grumbullimet e tilla janë shumë të rrezikshme, sepse mund të përhapet shumë lehtë infeksioni.

“40 përqind zbritje, 100 përqind infeksion. Përnime don me u bo Black Friday. Ju lutemi ti shmangeni turmave”, shkroi i pari i Prishtinës në Facebook./UBTNews

40 përqind zbritje, 100 përqind infeksion. Përnime don me u bo Black Friday. Ju lutemi ti shmangeni turmave.

Posted by Shpend A. Ahmeti on Friday, November 27, 2020

Lajmet

Tahiri: Kontratat njëburimore janë nënshkruar pa asnjë transparencë

Kështu deklaroi ai sot në seancën e Kuvendit.

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për kontratat njëburimore. Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK-ja.

“Deri në 200 milionë euro shkon shifra e kontratave njëburimore nga kjo qeveri. Duhet t’i analizojmë këto kontrata dhe të shohim sa janë reale. Janë kontrata njëburimore me shuma marramendëse. Shohim sigurimin e objekteve të KEK-ut, e çështje banale që janë kontratat burimore. Kontratat njëburimore janë kontrata të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën. S’ka transparencë”, u shpreh Tahiri.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë

Shefi i ekzekutivit kërkoi nga Prokuroria e shtetit që të punojë më shumë që kryerësit dhe urdhërdhënësit e kësaj masakre të përballen me drejtësinë.

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e 16 anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë, në masakrën e kryer nga njësiti serb “Shkorpionët”.

Kurti mes tjerash theksoi se ata na kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe i lirisë që e gëzojmë sot. Shefi i ekzekutivit kërkoi nga Prokuroria e shtetit që të punojë më shumë që kryerësit dhe urdhërdhënësit e kësaj masakre të përballen me drejtësinë.

“Familjet Bogujveci, Duriqi dhe Llugaliu ishin bashkë por njësoj të bashkuar jemi edhe ne sot në kujtim dhe në nderim të rënies së tyre për tokën e Kosovës dhe lirin e popullit. Ata, ne kujtojnë dhe përkujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe lirisë që e gëzojmë sot, se si rrënjët e shtetit dhe lirisë janë te gjaku i martireve dhe dëshmorëve. Por njëkohësisht zëri ynë do të jetë gjithnjë më i fuqishëm si institucional dhe qytetar për kërkim të drejtësie”, tha Kurti.

Kurti tha se masakra e familjes Bogujevci është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë derisa shtoi se njësiti që ka marrë pjesë në këtë masakër, ka marrë pjesë edhe në masakrën e Srebrenicës më 1995.

“Janë vrarë shtatë gra e shtatë fëmijë. Fëmijët kanë qenë prej dy vjeç deri 15 vjeç. Me këtë rast është mbajtur një proces gjyqësor në Serbi ku janë dënuar disa pjesëtarë të njësitit famëkeq ‘Shkorpion’ që kanë kryer vrasje edhe në masakrën e Srebrenicës në gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë. Ata të dënuar maksimalisht me 20 vjet pa u penduar kur i kanë mbajtur 2/3 e dënimit janë liruar. Kryesori i tyre është arrestuar në dhjetorin e vitit 2022, në Athinë të Greqisë si kreu i një karteli të drogës atje. Kjo tregon se si kriminelët e luftës dhe krimi i organizuar në paqe janë të ndërlidhura ngushtë. Ne kemi nevojë për drejtësi institucionale në Kosovë por edhe në rajon. Meqenëse numri më i madh i kriminelëve vazhdojnë të jenë eksponentë të krimit të organizuar ata siç dihet nuk ndodhen më në Kosovës. Ne edhe një herë i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të bëjë më shumë në mënyrë që këta vrasës mizor të familjeve Bogujevci, Duqiri e Llugali të ndodhen prapa grilave sepse kanë pasur shumë më tepër ekzekutorë dhe urdhërdhënës të kësaj ekspedite kriminale gjenocidale se sa janë përballur në procese në drejtësi. Në Serbi nuk ka pasur drejtësi për këto familje. Në mesin e atyre që u masakruan këtu ishte edhe Saranda Bugojevci e cila ju mbijetoi 16 plumbave. Pra para 25 vjetëve trupi i njomë i Saranda Bugojevict atëherë e mitur përfundoi me 16 plumba dhe ata 5 që shpëtuan nga kjo masakër ishte një mrekulli dhe sot janë dëshmitarë të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, u shpreh Kurti.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Seanca nis me një minutë heshtje për të rënët për liri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kujtoi masakrën në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, në Dardani të Pejës, Izbicë të Skenderaj e në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës.

Publikuar

nga

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për të rënët për liri, për të cilët ditëve të fundit është shënuar përvjetori i masakrës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kujtoi masakrën në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, në Dardani të Pejës, Izbicë të Skenderaj e në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës.

Seanca e jashtëzakonshme në lidhje me themelimin e Komisionit Hetimor për kontratat një-burimore të nënshkruara gjatë qeverisjes Kurti, filloi me një minutë heshtje të deputetëve.

“Këto ditë që po i kalojmë janë ditë të kujtimit dhe të dhimbjes, sepse pardje dhe dje ishte përvjetori i masakrës në Krushë të Madhe dhe të Vogël, dje ishte përvjetori i masakrës në Dardani të Pejës. Kurse sot e kemi 25 vjetorin e masakrës së Izbicës në Skenderaj e po ashtu edhe masakrat në familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës. Për të gjithë të rënët unë po propozojë që të mbajmë një minutë heshtje në këtë datë”, deklaroi Konjufca.

Konjufca i ka shprehur ngushëllime senatit amerikan për vdekjen e senatorit Joe Lieberman, për të cilin tha se ishte mik i madh i shqiptarëve.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Dhunë në familje në Viti, i dyshuari dërgohet për tretman në neuropsikiatri

I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në neuropsikiatri.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Viti. Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari mashkull ka kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të lehtë trupore.

I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në neuropsikiatri.

“Viti 27.03.2024 18:35. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime nuk ka dashur tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar per trajtim mjeksor ne neuropsikiatri”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara