Lajmet

Ahmeti: Nga e hëna fillon qarkullimi i linjës së re të autobusit në Janjevë

Published

on

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar se nga e hëna fillon qarkullimi i linjës së re të autobusit në Janjevë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahemti ka theksuar se pas kërkesave të shumta nga banorët e Janjevës, sot është nënshkruar marrëveshjen me Komunën e Prishtinës, për linjën më të re të transportit publik.

Me kënaqësi ju njoftojmë se nga sot, Janjeva dhe Prishtina janë edhe më afër njëra-tjetrës, pas kërkesave të shumta nga banorët e Janjevës dhe bashkëpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Komunës së Prishtinës, sot është nënshkruar marrëveshja për linjën e re të transportit publik që lidh Janjevën me kryeqytetin. Dëshiroj të shpreh falënderimin tim të veçantë për Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar në realizimin e kësaj kërkese, si dhe për gatishmërinë e tij për të forcuar bashkëpunimin mes dy komunave”.

Autobusët do të qarkullojnë me katër linja ditore nga Janjeva për në Prishtinë.

Lajmet

Gjykata Kushtetuese vendos për ankesën e Listës Serbe

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 28 janar 2026, ka vendosur në rastin KO325/25, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve nga seanca e Kuvendit të Kosovës”, e mbajtur më 10 tetor 2025, të parashtruar nga Igor Simić dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Gjykata, ka vendosur: (i) të deklarojë, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, kërkesën të pranueshme; (ii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër, që Vendimi [Nr.09-V-071] i Kuvendit të Republikës së Kosovës i 10 tetorit 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës; (iii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër që, bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues; si dhe (iv) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masë të përkohshme.

Në aplikimin e parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret, Gjykata, siç ka sqaruar në Aktgjykim, arriti në përfundimin se shumica e deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, duke propozuar 9 (nëntë) kandidatë. Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rašić në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë.”

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person, dyshohet se shtiu me kallashnikov në qendër të Podujevës

Published

on

By

Pasditen e sotme një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, moment kur njësitë policore kanë pranuar informatën dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Continue Reading

Lajmet

VV dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i VV-së, Çlirim Gërbeshi. Sipas VV-së, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi.

VV-ja pretendon se i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

“Sot, në emër të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje!, kemi dorëzuar në Policinë e Kosovës kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas vlerësimit tonë, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Po ashtu, i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

Institucionet publike janë të obliguara të veprojnë me transparencë, ligjshmëri dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërsa çdo devijim nga këto parime duhet të hetohet dhe të marrë përgjigje ligjore. Prishtina meriton qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta në kurriz të interesit publik”, ka shkruar Gërbeshi.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime, 30 komuna përmbyllin procesin

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Continue Reading

Të kërkuara