Lajmet

Agron Pali, 30-vjeçari shqiptar që u bë drejtor i Qendrës Vëzhguese Botërore në OKB

Published

on

New York, Agron (Ron) Pali është njëri prej atyre dhjetëra shqiptarëve që punojnë në zyrat dhe misionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York dhe Gjenevë. Por, ai ka disa vjet që është zgjedhur në krye të një organizate ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara.

Agron (Ron) Pali, e ka zyrën e tij në margjinat e Kombeve të Bashkuara në New York, dhe ndoshta është shqiptari i parë, i cili shërben në një post kaq të lart, në zyrat e OKB, duke mbajtur postin e Drejtorit në Global Monitoring Center, NPO.

Agron Pali – është zgjedhur nga Komiteti Special i C- 24 (Komiteti i Dekolonizimit) për të udhëhequr -Konferencën e II, Seanca e Rifilluar, që u mbajt nga 14-25 Qershor 2021, në selinë e Kombeve të Bashkuara, në New York.

Komiteti i Posaçëm i Situatës në lidhje me zbatimin e Deklaratës për Dhënien e Pavarësisë së Vendeve dhe Popujve Kolonialë, i njohur gjithashtu si Komiteti i Posaçëm për Dekolonizimin, ose C-24, thuhet se u krijua në 1961 nga Asambleja e Përgjithshme (GA), si organ i saj ndihmës kushtuar çështjes së dekolonizimit.

Komiteti C-24, sipas saj rishikon çdo vit listën e Territoreve Jo Vetëqeverisëse për të cilat është e zbatueshme Deklarata.

Ai dëgjon gjithashtu deklarata nga përfaqësues të Territoreve Jo-Vetëqeverisëse në sesionet e saj vjetore, dhe dërgon misione vizitash në Territore Jo-Vetëqeverisëse, ndërkohë organizon çdo vit seminare rajonalë.

Drejtori i Global Monitoring Center, Ron Pali, drejton një organizatë jofitimprurëse e vendosur në New York City, organizatë kjo që synon të adresojë çështje globale përmes formësimit të politikave efektive që do të kontribuojnë në një botë më demokratike, paqësore dhe të prosperuar, dhe qe fokusohet në dekolonizimin, të drejtat e njeriut dhe testimet bërthamore.

Ai mbajti dhe fjalimin kryesor para Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Dekolonizimin, në takimin e Dytë vjetor C-24./Marrë me shkurtime nga Beqir Sina.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara