Lajmet

AGK-ja kërkon nga presidentja qëndrim publik për Ligjin e KPM-së

Published

on

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, që të formojë qëndrim rreth ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe ta ndajë atë me publikun dhe të mos kufizohet vetëm tek roli i saj formal i dekretimit të ligjeve.

AGK ka njoftuar se po ndjek me interesim reagimet pas miratimit javën e kaluar të Ligjit për KPM-në, nga shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Shqetësimeve të AGK-së, i janë bashkuar Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Kosovë, si dhe shumë prej përfaqësive të huaja diplomatike në Kosovë, duke vënë në pah që ligjin nuk është në pajtim me standardet e Këshillit të Europes. AGK-ja, kërkon nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani – Sadriu, që të formojë qëndrim rreth këtij ligji dhe ta ndajë atë me publikun dhe të mos kufizohet vetëm tek roli i saj formal i dekretimit të ligjeve. Mediat e lira dhe pluralizmi medial janë gurëthemeli i një shoqërie demokratike dhe kur ky themel fillon të lëkundët seriozisht atëherë Presidentja e shtetit ka për obligim që të deklarohet publikisht”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK-ja thotë se nga presidentja pritet që të deklarohet publikisht dhe të ndërveprojë me institucionet e tjera vendimmarrëse në mbrojtje të lirisë së medias dhe shtypit si bazament i një demokracie të shëndoshë të një shteti që aspiron integrimin në BE.

Lajmet

​Osmani: Kosova shembull pozitiv për avancimin e agjendës për Gratë, Paqen e Sigurinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të udhëhequr nga senatorja belge Anne Lambelin.

E para e vendit ka njoftuar delegacionin mbi avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke theksuar se Kosova tashmë është shndërruar në shembull pozitiv në nivel global.

Osmani tha se pranimi i Kosovës me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) është hap thelbësor për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut si vlera të përbashkëta të vendeve frankofone.

Përmes ngritjes së statusit të Kosovës në ONF, do të thellohet bashkëpunimi me shtete tjera anëtare në zhvillim të qëndrueshëm, promovimin e diversitetit kulturor e gjuhësor, arsim e hulumtime shkencore, si dhe në fusha tjera të interesit të ndërsjellë, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

Turqia ndërpret marrëdhëniet me Izraelin, Erdogan kërcënon me operacion ndërkufitar

Published

on

By

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin janë ndërprerë dhe shtoi se vendi i tij është i gatshëm të fillojë operacione ndërkufitare nëse ndihet i kërcënuar.

Turqia, e udhëhequr nga Rexhep Tajip Erdogan, nuk mund të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie me Izraelin. Aktualisht nuk kemi asnjë marrëdhënie me Izraelin në këtë moment. Ne nuk kemi ndërmarrë asnjë hap për të zhvilluar këto marrëdhënie”, u tha ai gazetarëve pasi u kthye nga Azerbajxhani, sipas CNN Turk.

Erdogan shprehu gjithashtu shpresë se Turqia mund të rivendosë lidhjet me presidentin sirian Bashar al-Assad, gjë që sipas tij, mund të kontribuojë në uljen e tensionit rajonal.

Rivendosja e marrëdhënieve me Asadin do të jetë e dobishme për uljen e tensioneve në rajon”, tha ai, duke shtuar se shpresonte se kjo do të ndodhte në të ardhmen.

Duke folur për presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, Erdogan shprehu shqetësimin për disa nga mesazhet që vijnë nga administrata e tij, por theksoi se shpreson që Trump gjatë mandatit të tij të ndërmarrë hapa që do të përfitojnë Lindjen e Mesme.

Shpresoj që Trump të ndërmarrë hapa të ndryshëm në rajon, sepse mesazhet që vijnë nga ana e tij ndonjëherë shkaktojnë shqetësim”, tha ai.

Më tej, Erdogan përmendi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me shefin ekzekutiv të platformës X, Elon Musk, duke theksuar se Turqia mund të bashkëpunojë me biznesmenin e njohur në fushën e teknologjisë nëse i jepet mundësia.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 10 milionë vizitorë, Kumbaro: Shqipëria një destinacion turistik i shumëdëshiruar

Published

on

By

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro ka bërë publike shifrat e vizitorëve të huaj, ku përgjatë periudhës janar-tetor 2024 Shqipëria është vizituar nga 10. 4 milionë vizitorë të huaj.

Vizitorët e huaj thyen rekordin e gjithë vitit 2023 duke shënuar shifrën e 10,4 milionë turistëve ose 16,2% më shumë se periudha janar-tetor e vitit të shkuar, edhe pse qëllimi ynë i vetëm nuk janë numrat, por ky model i mirë që po krijojmë e që sërish na jep medaljen si destinacioni më i dëshiruar turistik” ka thënë ministrja Kumbaro.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, gjatë muajit tetor vendin e vizituan 761 mijë vizitorë të huaj, ose 9,3% më shumë se tetori i vitit 2023.

Pak ditë më parë, ishte Organizata Botërore e Turizmit që në Barometrin Global e renditi Shqipërinë të parën në Europë dhe të dytën në botë sa i takon normës së rritjes së vizitorëve ndërkombëtarë. Po ky barometër e klasifikoi Shqipërinë të parën përsa i përket rritjes së të ardhurave nga sektori i turizmit krahasuar me periudhën e para-pandemisë.

Në fund të muajit tetor, revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” i akordoi Shqipërisë medaljen e argjendit si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët, përmes një votimi nga lexuesit britanikë.

Continue Reading

Bota

Moti i keq pushton Italinë, rrugët kthehen në lumenj, automjetet përfundojnë në det

Published

on

Italia është përfshirë nga një mot i rëndë që ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në Sicili. Në fshatin Torre Archirafi, në zonën e Riposto-s, rrugët janë shndërruar në lumenj të fuqishëm, duke marrë përpara automjete që përfunduan më pas në det. Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar.

Në zonën e Aci Sant’Antonio, zjarrfikësit shpëtuan disa qytetarë të bllokuar në një supermarket të mbushur me ujë dhe disa shoferë që kishin ngecur në automjetet e tyre për shkak të nivelit të lartë të ujit. Ndërkohë, në Acireale, një person tjetër u shpëtua nga një shtëpi e përmbytur.

Në fshatin Altarello të Riposto-s, një lumë që doli nga shtrati përmbyti katin e parë të një banese ku ndodheshin katër persona, dy prej të cilëve me aftësi të kufizuara. Zjarrfikësit e Catanias ndërhynë me një mjet amfib për t’i shpëtuar ata.

Në total, vetëm në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, zjarrfikësit kanë kryer 64 operacione shpëtimi në të gjithë provincën e Catanias. Në autostradën A18, kanë ndërhyrë për të shpëtuar shoferë të bllokuar nga uji, ndërsa komunat më të prekura nga përmbytjet përfshijnë Giarre, Acireale dhe Linguaglossa.

Continue Reading

Të kërkuara