Lajmet

Agjencia e OKB-së: Gaza po shndërrohet në ferr

Sipas agjencisë, Gaza është në prag të kolapsit.

Publikuar

Komisioneri i përgjithshëm i agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët ka thënë se Gaza po shndërrohet shpejt në ferr dhe është në prag të kolapsit.

“Shkalla dhe shpejtësia e krizës humanitare që po shpaloset në Gaza është tronditëse”, tha Philippe Lazzarini.

Lazzarini u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ofrojnë qasje dhe mbrojtje humanitare “të menjëhershme dhe të pakushtëzuar” për civilët e Gazës dhe të respektojnë ligjet e luftës.

Ai shtoi se urdhri i Izraelit që 1.1 milion njerëz të largohen nga Gaza veriore është “e tmerrshme”.

“Kjo do të çojë vetëm në nivele të paprecedenta mjerimi dhe do t’i shtyjë edhe më tej njerëzit në Gaza në humnerë”, tha Lazzarini./UBTNews/

Lajmet

​Kapet sërish armatimi në veri, Sveçla: Po i largojmë mbetjet kriminale të Serbisë në Kosovë

Publikuar

nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se institucionet po punojnë me sukses në çrrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në Kosovë.

Komentet e ministrit Sveçla vijnë pas sekuestrimit të armëve dhe mjeteve të eksplozivëve si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në Uglar të Zubin Potokut.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se personi tek i cili janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në prokurori.

“Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupeve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

120 milionë njerëz zhvendosen si pasojë e luftërave

Publikuar

nga

120 milionë njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre globalisht për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Për të 12-tin vit radhazi numri është rritur, njoftoi agjencia e OKB-së për refugjatët.

Sipas agjencisë, popullsia globale e zhvendosur aktualisht është e barabartë me atë të Japonisë.

Konfliktet e reja në Sudan dhe Gaza kontribuan në rritjen, të cilën shefi i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, Filippo Grandi e quajti një “akuzë të tmerrshme për gjendjen e botës”. Ai u bëri thirrje qeverive që të trajtojnë shkaqet rrënjësore të problemit, në vend që të politizojnë refugjatët dhe të kthehen në zgjidhje të shpejta si mbyllja e kufijve, të cilat ai tha se nuk do ta zgjidhin problemin. Gjithashtu u kërkoi shteteve që të punojnë bashkarisht për zgjidhje më të qëndrueshme.

Sipas raportit vjetor të agjencisë, krizat e reja dhe të vjetra rritën numrin e refugjatëve në nivel global që nga prilli i vitit 2024.

Në Sudan, lufta që filloi midis gjeneralëve rivalë në prill të vitit 2023, solli dëbimin e mbi nëntë milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre.

Në Gaza, lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka zhvendosur rreth 75% të popullsisë – 1.7 milion njerëz – që nga muaji tetor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ATK-ja, pjesëmarrëse në takimin vjetor koordinues në Vjenë

Publikuar

nga

Më datë 12 dhe 13 qershor drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj ka marr pjesë në takimin vjetor koordinues në Vjenë, i organizuar nga Departamenti për Çështje Fiskale DÇF – Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN, Drejtoria e Përgjithshme e KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit (DG NEAR) si dhe SECO.

Ky takim zhvillohet ndërmjet vendeve përfituese, partnerëve zhvillimorë dhe FMN-së i cili është komponent kyç për koordinimin e përpjekjeve për reformë, dhe është një mundësi e mirë për përfituesit e programit të zhvillimit të kapaciteteve për të ndarë përvojat dhe sfidat e tyre në zbatimin e reformave fiskale dhe për të diskutuar për prioritetet e tyre reformuese për të ardhmen, përcjell Klankosova.tv.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi progresin në zbatimin e programit të fazës tretë të reformave fiskale në Evropën Juglindore 2023-2026, të kuptohen më mirë perspektivat e autoriteteve mbi përpjekjet dhe prioritetet e reformës për të informuar mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve.

Departamenti për Çështje Fiskale i FMN-sё ka përgatitur dhe prezantuar dokumentin krahasues rajonal mbi çështjet me interes rajonal, për të paraqitur kontekstin për ndërhyrjet e autoriteteve nga vendet pjesëmarrëse.

Murtezaj gjatë fjalës së tij ka falënderuar FMN dhe partnerët zhvillimor për mundësinë e ofruar dhe kontributin e dhënë deri më tani, si dhe ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme për reforma në ATK.

Vazhdo të lexosh

Bota

Gjykata Evropiane e Drejtësisë gjobit Hungarinë me 200 milionë euro për politikat e azilit

Publikuar

nga

”European Court of Justice” (EJC) apo Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një gjobë prej 200 milionë eurosh (216 milionë dollarë) dhe një milion euro shtesë në ditë për moszbatimin e vendimeve të mëparshme që synonin ndryshimin e politikave të saj të azilit.

Vendimi vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatës në dhjetor 2020 në lidhje me procedurat për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare dhe riatdhesimin e shtetasve të vendeve të treta.

Sipas një njoftimi për shtyp nga gjykata, ”moszbatimi i këtij vendimi përbën një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”.

Gjyqtarët vendosën se ”Hungaria nuk ka marrë masat e nevojshme për të respektuar vendimin e vitit 2020 në lidhje me aksesin në procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, të drejtën e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare për të qëndruar në Hungari në pritje të vendimit përfundimtar mbi ankesën e tyre kundër refuzimit të kërkesës së tyre dhe largimin e shtetasve të vendeve të treta me qëndrim të paligjshëm”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara