Lajmet

Afganistani në prag të krizës humanitare

“Afganistani është në prag të një krize tjetër humanitare”.

Published

on

Më shumë afganë ka të ngjarë të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së përshkallëzuar, paralajmëroi sot Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ndërsa talibanët kanë pushtuar më shumë territor në përgjigje të tërheqjes së forcave të huaja të udhëhequra nga SHBA.KB: Afganistani në prag të krizës humanitare

“Afganistani është në prag të një krize tjetër humanitare. Kjo mund dhe duhet të shmanget,” u tha zëdhënësi i UNHCR-së Babar Baluch gazetarëve në Gjenevë.

Sipas UNHCR, rreth 270,000 afganë janë zhvendosur nga vendi që nga janari i 2021.

Numri i viktimave civilë u rrit me 29% gjatë tremujorit të parë krahasuar me vitin 2020, sipas UNHCR, duke cituar të dhëna nga Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA).

“Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të rrisë mbështetjen e saj për qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe fqinjët e tyre në këtë kohë kritike,” tha ai.

KB: Afganistani në prag të krizës humanitare

Gjenerali amerikan që drejtoi luftën në Afganistan, Austin Miller, dorëzoi komandën gjatë një ceremonie në kryeqytetin Kabul dje,12 korrik, dhe u largua nga vendi.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka pranuar se e ardhmja e Afganistanit është e pasigurt, por ka theksuar se populli afgan duhet të vendosë fatin e tij.

Continue Reading

Aktualitet

Bëhet publike letra me të cilën Albin Kurti e paralajmëroi dorëheqjen

Published

on

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.

Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndërkohë nuk është miratuar raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë.

Kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, e çon në ndërprerjen e seancës konstituive.

Një pjesë e deputetëve janë larguar nga salla e seancave plenare. Ndërkohë që anëtarët e komisionit janë duke diskutuar me kryesuesin e seancës për të vendosur si do të vazhdohet më tej.

 

Continue Reading

Aktualitet

Kusari Lila: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër mandateve të tyre

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas mos konsituimit të kuvendit. Ajo tha se kjo po ndodh për herë të parë duke i fajësuar deputet nga opozita dhe Lista Serbe.

“Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.

“PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre. Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ”, ka shkruar Kusari Lila.

 

Continue Reading

Aktualitet

Krasniqi: Nuk do të lejojmë që të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi ka dështuar të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Krasniqi para mediave deklaroi se është e paprecedentë situate që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Vetë e kanë miratuar ligjin pa votat tona, edhe në atë ligj e kanë shkruar vetë se nuk mundet kryeministri dhe ministrat e ekzekutivit me u betu si deputet, është çështje shumë e thjeshtë. Logjika e tyre me shkel Kushtetutën me çdo kusht është logjikë që nuk mundet me kalu në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar tutje se LVV që katër vjet ka shkelur Kushtetutën.

“Nuk do të lejojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit. Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Continue Reading

Aktualitet

Ndërpritet seanca konstituive

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka filluar pas një ore vonesë.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se ndërpritet senaca konstituive pas mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

UBT News do të ju mbajë të informuar në kohë reale. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara