Vendi

Afër 10 mijë raste aktive me COVID-19

Të dhënat e fundit treguan për 1 mijë e 834 raste te reja.

Published

on

Aktualisht janë 9 mijë e 926 raste aktive me COVID-19.

Të dhënat e fundit treguan për 1 mijë e 834 raste te reja, ndërkohë që një person ka vdekur nga koronavirusi.

Janë shëruar 1 mijë e 401 qytetarë. 

Rajoni

U mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren

Published

on

Në Qendrën e UBT-së në Prizren u mbajt Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Faton Kabashit, i cili u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë.

Në këtë Mbledhje Komemorative, morën pjesë familjarë, kolegë, miq, bashkëpunëtorë dhe studentë të shumtë, të cilët kujtuan me mall dhe nder figurën e profesorit të ndjerë, i cili u dallua për profesionalizëm, humanizëm dhe përkushtim ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj.

Babai i tij, Shaip Kabashi, në fjalën e tij, falënderoi të pranishmit për respektin dhe nderimin që po i bëhet të birit, duke theksuar se Fatoni ka lënë pas një boshllëk të madh në familje dhe në shoqëri.

“Ai ishte jo vetëm bir e baba i mirë, por edhe një njeri i urtë, që gjithmonë i shërbente dijes dhe të tjerëve me përkushtim”, tha babai Kabashi.

Sekretari i UBT-së, Artan Tahiri, në emër të institucionit dhe të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, kujtoi Prof. Kabashin si një profesionist të jashtëzakonshëm dhe njeri të urtë, që frymëzonte me shembullin e tij.

“UBT humbi një profesor të përkushtuar, por kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e komunitetit tonë akademik”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, drejtori i gjimnazit “Loyola” në Prizren, Blerand Koshi, në emër të institucionit që përfaqëson, shprehu ngushëllimet për humbjen e një mësuesi dhe intelektuali që kishte ndikuar pozitivisht në formimin e shumë nxënësve.

Prof. Dr. Faton Kabashi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore. Ai ishte baba i tre fëmijëve – vajzave Ronës dhe Eldës, dhe djalit Gledi.

Varrimi i profesorit të ndjerë është kryer sot, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Continue Reading

Vendi

Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë 2025: Nuk respektohen të drejtat e shqiptarëve

Published

on

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës është përfshi edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Serbinë 2025, ku theksohet se kjo është një praktikë diskriminuese, duke shtuar edhe se aty nuk ka përfaqësim të shqiptarëve në administratë, polici dhe drejtësi.

Për këtë Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka thënë se do të kërkojnë zbatim të plotë të rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian, duke theksuar se dinjiteti dhe barazia nuk mund të jenë premtime, por standarde.

Postimi i plotë i Rexhepit:

Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë 2025 konfirmon atë që flet Lugina:

Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk respektohen në mënyrë të barabartë. Në dokument theksohen qartë:

Pasivizimi i adresave si praktikë diskriminuese,

Nën-përfaqësimi i shqiptarëve në administratë, polici dhe drejtësi,

Vonesa në zbatimin e planit të veprimit për pakicat kombëtare,

Mungesa e qasjes së barabartë në arsim dhe në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Këto janë fakte që kërkojnë zgjidhje institucionale, jo vetëm konstatime periodike.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë të kërkojë zbatim të plotë të rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian, sepse dinjiteti dhe barazia nuk mund të jenë premtime por standarde.

Shqiptarët e Luginës nuk kërkojnë as më shumë, as më pak se të jenë qytetarë të barabartë në shtetin ku jetojnë./S.K/EO/

Continue Reading

Vendi

Një shtetas i huaj theret me thikë në Gjakovë, dërgohet për mjekim në QKUK

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, pasi dyshohet se ishte therur me thikë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës, teksa viktima dyshohet se ka pasur dy plagë kur ka pranuar trajtim mjekësor.

Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK teksa Policia ka nisur hetimet për rastin./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Rodgers, piloti që realizoi fluturimin e parë mbi ShBA

Published

on

Piloti Calbraith Rodgers, më 5 nëntor të vitit 1911, u ul me aeroplanin e tij në Long-Beach të Kaliforinës, duke plotësuar në këtë mënyrë fluturimin e parë nga njeri skaj i Shteteve të Bashkuara në tjetrin.

Këtë fluturim, piloti Rodgers e bëri për të fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh që kishte ofruar botuesi i një gazete për fluturimin e parë nga njëra anë e vendit në tjetrën brenda 30 ditësh.

Aeroplani i tij ishte pak më i madh se një balonë me një motor me 35 kuaj-fuqi. Rodgers u nis nga Gjiri Sheepshead i New-Yorkut dhe gjatë ditës së parë ai mbuloi 134 kilometra, duke fluturua gjithsejtë 105 minuta fluturimi.

Ai cilësoi këtë si një ”fillim të suksesshëm”. Mirëpo, përpjekjet për të filluar udhëtimin ditën e nesërme ishin më shumë tipike të kësaj ndërmarrjeje. Ai u përplas për një kotec pulash dhe e shkatërroi avionin.

Mekanikët e tij, të cilët e ndiqnin në një tren të posaçëm, e rindërtuan aeroplanin brenda 40 orësh dhe zoti Rodgers u kthye përsëri në ajër.

Ai qëndroi gjithsej 82 orë e 10 minuta në ajër, me 70 ndalesa gjatë 49 ditëve për të përshkuar distancën nga një skaj i vendit në tjetrin.

Megjithëse ai nuk e bëri udhëtimin brenda afatit për të fituar çmimin me para, Calbraith Rodgers u bë i famshëm pasi ai demonstroi se fluturimi transkontinental ishte i mundshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara