Sport

Adrian: Nuk është fati që po e ndihmon Salah

Portieri spanjoll tregoi personalitetin dhe mënyrën se si Salah vepron.

Published

on

Etika e punës dhe sjelljet e tij kanë bërë që Mohamed Salah të jetë njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, ka thënë bashkëlojtari i tij te Liverpooli, Adrian.

Në një intervistë ekskluzive për “Goal”, portieri spanjoll tregoi personalitetin dhe mënyrën se si Salah vepron, pas rekordeve të njëpasnjëshme të thyera në “Anfield Road”.

Forma aktuale e Salah këtë sezon ka qenë e mahnitshme, ku ylli egjiptian ka regjistruar 15 gola në të gjitha garat deri tani, duke shënuar të paktën një gol në 10 ndeshjet e tij të fundit, përfshirë këtu edhe tre golat e shënuara së fundmi kundër Manchester United.

Duke diskutuar paraqitjet e Salah, dhe se çfarë e bën 29-vjeçarin që të jetë njëri nga më të mirët në botë, portieri Adrian tha se nuk është fati duke i ndihmuar Salah, por puna e tij e pandalshme.

“Nuk i njoh Ronaldon e Messin, dhe nuk e di se si stërviten ata, por e njoh Salah. Ai është një punëtor i madh. Ai nuk pushon kurrë. Ai gjithmonë është duke u stërvitur, ose në rehabilitim. Edhe pas disa orëve pas ndeshjes, ai është duke bërë diçka për tu përmirësuar, dhe që të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës”, tha Adrian.

“Ai stërvitet si i çmendur. Nuk është duke ndikuar fati që ai të jetë në këto momente fantastike. Të jesh njëri nga më të mirët në botë dhe të tregosh atë nivel në çdo ndeshje, duke shënuar gola, duke pasuar, vrapimet dhe driblimin, ai është duke bërë paraqitje fantastike”, shtoi portieri spanjoll.

Po ashtu, portieri rezerv i Liverpoolit Adrian tregoi që në bazë të opinionit të tij, Mohamed Salah është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara