Lajmet

Adnan Dibrani, deputeti i parë kosovar në Parlamentin Evropian

Publikuar

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian.

Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian.

“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.

Lajmet

Mbi 37 mijë viktima si pasojë e luftës në Gaza

Publikuar

nga

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 37 mijë e 372 persona kanë vdekur si pasojë e tetë muajve luftë mes militantëve izraelitë dhe palestinezë.

Ministria njoftoi se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 viktima. Ndërkaq në total janë plagosur 85 mijë e 452 persona./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Rifilloi puna në katër repartet e rinovuara në Gjinekologji

Publikuar

nga

Rreth 5.5 milionë euro janë investuar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të Kosovës. Prej kësaj vlere, mbi 3 milionë janë për fertilizimin e asistuar mjekësor, ndërsa 2.4 milionë euro për mjekësinë fetale.

Në përurimin e klinikës së rinovuar, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se investimet e realizuara në këtë klinikë janë të mëdha. Duke shtuar se kjo klinikë ka ndryshuar rrënjësisht për të mirë krahasim me 10 vite më parë.

“Një investim të jashtëzakonshëm që ka transformuar rrënjësisht këtë klinikë. Bëhet fjalë për 5.5 milionë euro përafërsisht që janë investuar këtu, me ç’rast mbi 3 milionë euro janë për fertelizimin e asistuar mjekësor, ndërkaq rreth 2.4 milionë euro janë për mjekësinë fetale dhe për aminiciontezen. Dikur kanë qenë shtatë apo tetë gra në një dhomë, ndërkohë që tualeti ka qenë në një skaj të korridorit e përbashkët, tash në secilën dhomë janë vetëm dy krevate dhe në secilën dhomë ka nyje sanitare dhe banjo. Pastërtia është maksimale, cilësia e ajrit është e lartë, ndriçimi është i këndshëm dhe përkushtimi i mjekeve dhe i infermiereve është maksimal. Përafërsisht dhjetë vjetëve, unë e kam pasur gruan time që pat lindur vajzën tonë, mirëpo sot kur hyn këtu në spital dhe në Kliniken Gjinekologjike nuk mund të dallosh që je në Prishtinë nëse e krahasojmë me kohen para një dekade në vendin e njëjtë. Tash gjysma e këtyre investimeve prej mbi 3 milionë euro tek fertelizimi janë për infrastrukturë e gjysma për pajisje dhe ën të njëjtën kohë jemi me fat që nenat lehona dhe foshnjat e fëmijët në përgjithësi kanë klinikë më të mirë gjinekologjike si asnjëherë më parë pikërisht kur po marrin shtesat për fëmijë e lehona. Mbi 55 mijë lehona marrin mbështetje financiare dhe mbi 400 mijë fëmijë në Republikën e Kosovës për herë të parë me qeverinë aktuale që paraqet edhe një dëshmi të kompletuar se nëna dhe fëmija, shëndeti i saj dhe fëmijës janë në fokus të qeverisë sonë”, tha Kurti.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar më shumë detaje për këtë investim.

“I lumtur që sot po fillojnë katër repartet më të rëndësishme të rinovuara në Klinikën e Gjinekologjisë. Në këto reparte janë instaluar edhe njësit e tjera të cilat do të ndihmojnë në sistemin informativ shëndetësor, do të ketë digjitalizim të radhëve, do të këtë procese të digjitalozuara në proces. Dhe gjithë kjo përveç kushteve të jashtëzakonshme që tani e tutje do t’i kenë gratë në këtë klinikë, edhe punëtorët do ta kenë shumë më lehët që të bëjnë punën e tyre dhe natyrisht sot edhe patëm falënderim nga ta, jo vetëm për shkak të kushteve por edhe për shkak të rrjedhjes së pacientëve dhe mënyrës më të dinjitetshme të trajtimit të grave në klinikë”, tha Vitia.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Digjet një depo nafte pas një sulmi të dyshuar me dronë në jug të Rusisë

Publikuar

nga

Një zjarr i madh ka përfshirë një depo nafte në qytetin jugor rus të Azovit, pas asaj që guvernatori rajonal e quajti sulm me dronë gjatë natës në mes të 17 dhe 18 qershorit.

Guvernatori i Rostovit, Vasily Golubev tha se nuk kishte viktima në këtë incident. Ai gjithashtu tha se nuk kishte “asnjë rrezik që zjarri të përhapej në objekte të tjera, apo kërcënime për banorët”.

Ministria ruse e Emergjencave postoi një video të zjarrit dhe tha se një rezervuar karburanti prej pesë mijë metrash kub kishte marrë flakë. Ai tha se më shumë se 70 zjarrfikës me pajisje, duke përfshirë një tren zjarrfikës, po përpiqeshin të shuanin zjarrin.

Zyrtarët rusë kanë fajësuar dronët ukrainas për sulme të shumta ndaj instalimeve të naftës në javët e fundit, pranë kufirit me Ukrainën.

Kievi në përgjithësi i shmanget komentimit të incidenteve. Por Ukraina është duke u drejtuar gjithnjë e më shumë në shënjestrimin e infrastrukturës energjetike ruse, kryesisht instalimet e naftës, gjatë sulmeve me dronë, në mënyrë që të pakësojë rezervat e karburantit të ushtrisë ruse.

Ukraina i është nënshtruar sulmeve, pothuajse të vazhdueshme, me dronë dhe raketa ruse në infrastrukturën e saj civile dhe energjetike që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, nga shkurti i vitit 2022.

Sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar viktima të shumta në mesin e civilëve dhe dëme të mëdha materiale në të gjithë vendin, duke përfshirë Kievin – kryeqytetin ukrainas.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti për heqjen e masave: Nuk spekuloj për spekulimet

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës nuk i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët i kanë quajtur spekulime lajmet se do të hiqen masat e vendosura për Kosovën.

Kreu i ekzekutivit, i pyetur nga gazetarët nëse beson se BE-ja do t’ia heq Kosovës masat, ai tha se nuk dëshiron të spekulojë për spekulimet.

“Nuk mendoj se duhet të spekuloj për spekulimet”, tha shkurt Kurti.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë në fillim të kësaj jave se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është çështje institucionale e vendeve anëtare dhe jo e dikujt nga jashtë që të përpiqet të spekulojë për përmbajtjen dhe afatet kohore.

“Do të bëhet në kohën që është e duhur për Përfaqësuesin e Lartë dhe shtetet anëtare dhe përmbajtjen do ta shohin dhe diskutojnë fillimisht shtetet anëtare dhe më pas të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo të ketë ndodhur ose kur kjo do të ndodhë, do t’i njoftojmë kolegët tanë në Kosovë se cili është rezultati. Pra nuk ka hapësirë dhe nuk shohim arsye për këto spekulime publike dhe njoftime nga aktorë të ndryshëm”, tha gjatë një konference të hënën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara