Sport

Ademi: Vota për mua është votë për zhvillimin e futbollit

Ademi premtoi se do të punojë për të mirën e futbollit.

Published

on

Menjëherë pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku edhe e fitoi një tjetër mandat katërvjeçar, Agim Ademi ka dalë në një konferenc për media, por nuk pranoi që t‘iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Ademi foli për Kuvendin Zgjedhor të cilin e cilësoi të suksesshëm dhe premtoi se do të punojë për të mirën e futbollit.

“Sot pra është kryer Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit, mora nominimin për edhe një mandat katërvejçar për kryetar të federatës me moton “Bashkë rreth Futbollit”. Unë i falënderoj shumë delegatët të cilët në shumicë pikërisht u vërtetua kjo moto që e kemi bërë bashkë për futbollin sepse ishim shumica e delegatëve apo më mirë të themi ishim më shumë se dy të tretat. Unë do të jem edhe për këto vite krahas futbollit, do të jem bashkë me klubet, krahas klubeve, për të gjitha klubet. E kam pranuar dhe e pranoj edhe mendimin ndryshe edhe për ata të cilët nuk janë pajtuar deri më tani me mua. Besoj që me punë dhe me angazhim do t’ua rikthej besimin të gjithëve sepse e kemi vetëm një motiv, motivi ynë është futbolli. Loja jonë është futbolli dhe ne do të jemi gjitha bashkë për lojën e futbollit. Shpresoj që secili do të kontribuojë në mënyrën e vet më të mirë të mundshme prej pozicionit që është që futbolli të na ec më mbarë dhe të vazhdojmë zhvillimin. Pra vota ime sot është obligim për mua dhe zhvillim për futbollin”, tha Ademi.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e përjashtimit të mediave, Ademi nuk pranoi të flas, por kërkoi që këtë ta bëjë ushtruesi i detyrës se Sekretarit të FFK-së, Taulant Hodaj.

Mirëpo, edhe Hodaj nuk dha përgjigje për këtë çështje.

“Faleminderit media të nderuara, të respektuara. I keni pasur LIVE të gjitha edhe falemnderit. Kemi pasur një kuvend të suksesshëm dhe çdo herë jeni të mirëseardhura të bëni pyetje dhe përgjigje”, tha Hodaj dhe u largua menjëherë nga foltorja.

Ndryshe, Ademi mori 42 vota nga 43 delegatët e pranishëm, derisa pjesa tjetër e delegatëve, 15 prej tyre e bojkotuan kuvendin.

Sport

Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën

Published

on

By

Zhgënjimi pas humbjes së Kosovës dhe mosrealizimit të ëndrrës u reflektua qartë edhe në fytyrën e yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Bashkëlojtari i tij te Juventus, Kenan Yildiz, ndërpreu festën me skuadrën e tij për t’u afruar dhe për ta ngushëlluar Zhegrovën. Ky moment i ndjerë u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Vetë ylli turk reagoi më pas në Instagram, duke postuar një fotografi ku shfaqej duke e ngushëlluar Zhegrovën pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar solidaritetin dhe respektin mes futbollistëve.

Continue Reading

Sport

Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”

Published

on

By

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka ndarë një mesazh emocionues pas përfundimit të ndeshjeve të fundit, duke theksuar krenarinë për ekipin dhe mbështetjen e tifozëve.

Ai u shpreh i lumtur që është pjesë e një grupi të bashkuar dhe luftarak:
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe që zbres në fushë me një grup kaq të guximshëm dhe të bashkuar lojtarësh”.

Muric theksoi rëndësinë e këtij rrugëtimi për ekipin dhe falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen:
“Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe dua të falënderoj të gjithë në vendlindje dhe kudo në botë për besimin dhe mbështetjen tuaj”.

Portieri kosovar nënvizoi se arritjet e skuadrës shkojnë përtej rezultateve në fushë:
“Në futboll, ne fitojmë dhe humbim së bashku, por ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve. Ne i kemi dhënë popullit tonë shpresë përsëri”.

Në fund, ai pati edhe një mesazh motivues për brezat e rinj:
“Për brezin e ardhshëm, ky është vetëm fillimi. Ëndërroni më shumë, punoni më fort dhe vazhdoni të besoni. Koha jonë do të vijë!”.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, hapet rruga për organizimin e ngjarjes madhore

Published

on

By

Qeveria e Kosova ka miratuar projektligjin për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit sportiv dhe afirmimit ndërkombëtar të vendit.

Institucionet e kanë cilësuar këtë nismë si projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe rritjen e imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë strategjike të projektligjit, duke nënvizuar standardet që synohen me organizimin e kësaj ngjarjeje:
“Ky projektligj, i bazuar në marrëveshjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, është projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar. Ai garanton që organizimi i kësaj ngjarjeje madhore të bëhet me përgjegjësi të plotë institucionale, me standarde të larta transparence, integriteti dhe menaxhimi efikas të fondeve publike. Ky është një investim në rininë tonë, në sportin tonë dhe në imazhin ndërkombëtar të shtetit”.

Nga ana tjetër, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dha detaje mbi aspektin financiar dhe organizativ të projektit:
“Përmes këtij ligji, qeveria do të miratojë shfrytëzimin e fondeve publike në shumën prej të paktën 253 milionë euro. Burimi kryesor i financimit do të jetë buxheti i shtetit, ndërsa projektligji rregullon edhe kompetencat e institucioneve përkatëse, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe komunat që do të përfshihen në organizim”.

Projektligji përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, duke krijuar një kornizë të plotë ligjore për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

Pas votimit në Kuvend, pritet të nisin përgatitjet konkrete për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, me synimin që Kosova të radhitet ndër organizatorët e rëndësishëm të eventeve sportive ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls

Published

on

By

Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.

Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix SunsUnited Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.

Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.

Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij  nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.

Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.

Continue Reading

Të kërkuara