Barcelona do të presë Atletico Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey, sonte me fillim nga ora 21:30. Dy kandidatët për titull të La Ligës do të shpresojnë të ndikojnë në besimin e tjetrit përpara një ndeshjeje vendimtare, duke ndihmuar gjithashtu përpjekjen e tyre për të fituar një trofe kaq të rëndësishëm.

Të dyja skuadrat dërguan mesazhe domethënëse në çerekfinale. Barcelona shënoi pesë gola ndaj Valencias dhe Atletico bëri të njëjtën gjë me Getafen.
Te Barcelona në dyshimë të madh është paraqitja e Lamine Yamal pasi anësori postoi një foto të një dëmtimi në këmbë të marrë kundër Las Palmas. Ai nuk u stërvit të hënën.
Keto janë formacionet e mundëshme:
Barcelona (4-2-3-1): Szczesny; Kounde, Cubarsi, Martinez, Balde; De Jong, Pedri; Yamal, Olmo, Raphinha; Leëandoëski
Atletico Madrid (4-4-2): Musso; Molina, Gimenez, Le Normand, Galan; Simeone, De Paul, Barrios, Lino; Griezmann, Alvarez