Sport

Ademi: Punimet në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ paraqesin përkushtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës

Published

on

Punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po ecin përpara me një shpejtësi të jashtëzakonshme, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Që prej fillimit të rinovimit të fushës, disa javë më parë, progresi ka qenë i shpejtë dhe i ndjeshëm. Në një njoftim të fundit, kryetari i Federatës së Futbollit kosovar, Agim Ademi, bën të ditur se nxehmjet janë tashmë vendosur nën barin hibrid, ndërsa vendosja e tij pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme.

Përfaqësuesi i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, ka publikuar edhe një foto të stadiumit, duke e shfaqur ecurinë e punimeve. Gjatë vizitës së përzgjedhësit Foda dhe ekipit të tij, diskutime të rëndësishme janë zhvilluar për kampin e qershorit dhe edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Në këtë kontekst, Ademi bën të ditur se punimet po zhvillohen në kohë rekorde, duke shtuar se javën e ardhshme pritet të përfundojë vendosja e barit hibrid.

Ky progres i shpejtë në rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri” është shprehje e përkushtimit të Federatës së Futbollit të Kosovës./UBTNews/

Sport

18 vite mik me topin e basketbollit! Drilon Hajrizi vjen me një rrëfim krejtësisht ndryshe

Published

on

Pjesë e emisionit “n’RITËM” me autore dhe moderatore Albina Zeneli, ishte basketbollisti i njohur Drilon Hajrizi.

Ai jep kontribut në KB Trepca e foli për fitoren kundër Bashkimit me rezultat 80:74, e po ashtu tregoi pak detaje sa i përket përballjes së radhës që do ta kenë të dielen nga ora 19:00 në Prizren, e në rast se ky ekip fiton bëhet kampion duke e mbrojtur titullin.

Tash e 18 vite si një sportist profesionist, Driloni jep ca këshilla edhe për studentët e rinj duke theksuar se ky profesion është njëherë pasion por gjë me rëndësi unike sigurisht që sipas tij është shkollimi sepse mendon se është e vetmja metodë që nuk të lë pa financa.

Për më shumë detaje ju ftojmë ta ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm. /UBT News/

https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/649951138079163

Continue Reading

Sport

Xherdan Shaqiri zgjedhet lojtari më i mirë i javës në ligën elitare të Zvicrës

Published

on

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në kampionatin elitar të Zvicrës.

Swiss Football League ka shkruar se ky ndoshta ishte vendimi më i lehtë i gjithë sezonit.

Kjo pasi që nga rikthimi i XS te skuadra e Bazelit, sulmuesi ka shkëlqyer gjatë edicionit.

Shaqiri ka përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm në Superligën e Zvicrës, duke arritur ta rikthejë ekipin te titulli kampion pas tetë vitesh.

Continue Reading

Sport

Xabi Alonso, së shpejti trajner i Real Madridit

Published

on

Shumë shpejt, Xabi Alonso pritet të të konfirmohet si trajner i ri i Real Madridit.

Spanjolli ka njoftuar ditë më parë për largimin e tij nga Bayer Leverkuseni, ndërsa tani ka arritur marrëveshje me klubin e madrilenëve.

Kjo,sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.

“Xabi Alonso te Real Madrid! Historia e konfirmuar dhe marrëveshja e nënshkruar për Xabin si trajner i ri deri në vitin 2028. Stafi i kompletuar, kontrata në fuqi dhe një marrëveshje tre-vjeçare për Alonson, me Realin që planifikon që ai fillojë në Kupën e Botës për Klube”.

“Lamtumira e Ancelottit së shpejti, pastaj epoka e Xabit”, ka shkruar Romano.

Continue Reading

Sport

Legjenda e mundjes Sabu vdes në moshën 60 vjeçare

Published

on

Sabu , një nga legjendat e mundjes profesionale , ndërroi jetë papritur në moshën 60 vjeç. Shkaku i vdekjes së mundësit, emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Branc, ende nuk është bërë i ditur.

Sabu e kishte bërë ndeshjen e tij të fundit një javë më parë, gjë që shënoi tërheqjen e tij nga ringu, ai ishte bërë i famshëm për ndeshjet e tij jashtë fushave me shkallë, karrige, tavolina, tela me gjemba dhe objekte të tjera.

Nuk ishte rastësi që atij iu dha nofka: Maniaku vetëvrasës, vrasës dhe që sfidon vdekjen.

Sabu, i cili ishte nipi i The Sheik, një ish-yll i mundjes, kishte qenë dy herë kampion i peshave të rënda ECW dhe tre herë kampion i tag teams. Mundësi 60-vjeçar e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në ECW në vitet ’90 përpara se të transferohej në WWE në mesin e viteve 2000.

Continue Reading

Të kërkuara