Kronikë e zezë

Adelina Ismaili nuk paraqitet në gjykatë për të dëshmuar në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës

Në gjykatë nuk janë paraqitur as motrat e saj Zanfina dhe Ema Ismajli.

Published

on

Adelina Ismaili nuk është paraqitur në seancën e së enjtes në gjykimin ndaj Enver Sekiqarës, i cili akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës.

Kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi, për këngëtaren Ismaili tha se në fletëkthesë është shënuar se adresa është e panjohur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në gjykatë nuk janë paraqitur as motrat e saj Zanfina dhe Ema Ismajli, pasi në fletëkthesat që ka pranuar gjykata rezultoi se adresa ishte e panjohur.

Seanca në këtë rast po vazhdon me dhënien e dëshmisë së dëshmitares Kaltrina Berisha, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj të akuzuarin Sekiraqa e ka djalë të hallës.

Në seancën e fundit të mbajtur më 8 shtator, gjykatësi Agim Kuqi kishte njoftuar se në këtë të radhës do të dëgjohen dëshmitaret Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili si dhe Kaltrina Berisha.

Ndryshe, në gjykimin e kaluar të mbajtur me 23 janar 2019, ishte paraparë të jap dëshminë e njëjta dëshmitare, mirëpo për shkak se gjykata nuk ka arritur të sigurojë adresën e saj, dëshmia e saj e dhënë në gjykimin pranë gjyqtarëve të EULEX-it ishte lexuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Mirëpo, Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe me 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.

Gjykata e Apelit, më 24 tetor 2017, kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, kishin votuar tri gjykatëset e Apelit, dy nga radhët e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatësja vendore Mejreme Memaj.

Por, kjo gjykatë, pas vetëm dy ditësh, kishte vendosur që sërish ta rikthej në paraburgim Enver Sekiraqen dhe për këtë, shkak ishte bërë një fotografi e publikuar në rrjetin social, nga miqtë që e kishin vizituar atë pas lirimit nga paraburgimi.

Me këtë, gjykata e shkallës së dytë, kishte vlerësuar se Enver Sekiraqa ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, që i ishte caktuar.

Ndryshe, në seancën e Gjykatës së Apelit, e cila ishte mbajtur me 6 shtator 2017, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore të palëve, Enver Sekiraqa, kishte kërkuar që të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

E si garancion për lirimin e tij, Sekiraqa kishte ofruar pasurinë e tij, përfshirë shtëpinë, lokalin dhe një shumë parash, të cilat kishte thënë se do t’i mblidhte me ndihmën e familjes.

Prokurorja ndërkombëtare e Prokurorisë së Apelit, Anca Stan, në seancën e 6 shtatorit të kolegjit të Apelit, kishte deklaruar se përveç pretendimeve në ankesë nuk kishte çfarë të shtonte tjetër, por e njëjta kishte thënë se kërkesa e palës mbrojtëse që të përjashtohen disa nga provat kruciale janë të gabuara.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqes për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm. Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kanoset një person zyrtar në Lipjan

Published

on

By

Në Policia e Kosovës është raportuar një rast i kanosjes ndaj personit zyrtar në Lipjan.

Sipas njoftimit, një i dyshuar ka kanosur një viktimë grua në rrethana që lidhen me ushtrimin e detyrës zyrtare.

Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Malishevë: Familjarët dërgojnë një burrë në QKMF, konfirmohet vdekja

Published

on

By

Një burrë pa shenja jete në Malishevë është dërguar nga familjarët në QKMF Malishevë.

Sipas mjekut kompetent, ai ka qenë tashmë pa shenja jete në momentin e mbërritjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është hapur si “hetim i vdekjes” nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet në Kllokot një person për transport ilegal të deleve

Published

on

By

Në Policia e Kosovës është raportuar një rast i transportimit ilegal të kafshëve në Kllokot.

Sipas policisë, është ndaluar një i dyshuar i cili po transportonte me traktor dele, për të cilat nuk posedonte dokumentacionin përkatës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa janë liruar edhe traktori dhe kafshët.

Continue Reading

Lajmet

Katër raste dhune në familje, disa të arrestuar në Kosovë

Published

on

By

Brenda një dite në Policia e Kosovës janë regjistruar katër raste të dhunës në familje. Rastet janë raportuar në Drenas, Obiliq, Lipjan dhe Gjakovë.

Në rastin e parë në Drenas është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 25 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Obiliq, ku sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Lipjan policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i katërt është regjistruar në Gjakovë, ku është arrestuar një burrë i dyshuar se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, nuk janë raportuar lëndime trupore, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara