Kronikë e zezë

Adelina Ismaili dhe motrat e saj nuk japin dëshmi në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, mungojnë në seancë

Mungesën e dëshmitareve e ka arsyetuar avokati i tyre, Alban Makolli.

Published

on

Në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, në seancën e së hënës ka munguar dëshmitarja Adelina Ismaili së bashku me motrat e saj, Zanfina dhe Ema Ismaili.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi ka njoftuar se dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili mungesën e tyre e kanë arsyetuar me një parashtresë, përmes mbrojtësit të tyre, avokatit Alban Makolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Mungesën e dëshmitareve e ka arsyetuar avokati i tyre Alban Makolli me parashtresën e datës 13.10.2021, me arsyetimin se të njëjtat nuk kanë për çfarë të deklarohen dhe mbesin në tërësi pranë deklaratave të dhëna më parë”, ka thënë gjykatësi Kuçi.

Sipas tij, avokati Makolli në këtë parashtresë kishte deklaruar se nëse gjykata vlerëson se tri dëshmitaret duhet të prezantojnë në seancë përkundër vullnetit të tyre, atëherë të njëjtat do të respektojnë vullnetin e gjykatës.

Lidhur me mungesën e dëshmitareve, prokurori special Haki Gecaj ka thënë se ato nuk i janë përgjigjur ftesës së gjykatës, prandaj sipas tij ato duhet të thirren prapë për shkak se çështja është në rigjykim dhe është një trup i ri gjykues.

Por propozimin e prokurorit Gecaj e ka kundërshtuar mbrojtësja e të akuzuarit Sekiraqa, avokatja Kosovare Kelmendi, e cila ka thënë se sipas parashtresës së avokatit Alban Makolli dëshmitaret nuk i kanë pranuar ftesat e gjykatës.

Ajo ka propozuar që deklaratat e tyre të lexohen, pasi sipas avokates Kelmendi secila prej tyre i ka nga pesë deklarata për periudhën 10 vjeçare dhe sipas saj, të njëjtat nuk kanë çfarë të shtojnë.

“Arsye tjetër është se dëshmitaret në fjalë kanë qenë më tepër të ftuara rreth një pike të aktakuzës e cila nuk është me pikë shqyrtimit. Adelina Ismaili ka pasur edhe cilësinë e të dëmtuarës në atë kohë. Arsyetimi i propozimit të prokurorit se jemi para një trupi të ri gjykues dhe se çështja është në rigjykim, unë përsëri ua rikujtoj se ky është gjykimi i tretë dhe në gjykimin e kaluar. Propozoj që këto deklarata të lexohen”, ka thënë avokatja Kelmendi.

Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Agim Kuci ka aprovuar propozimin e prokurorit special, që për seancën e radhës të ftohen përsëri dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Emai Ismaili.

Seancat e radhës pritet të mbahen më 19 dhe 25 janar 2022, në ora 09:30.

Pas përfundimit të seancës, avokatja Kelmendi ka kërkuar disa sqarime nga gjykata në lidhje me mënyrën e sjelljes së të akuzuarit Sekiraqa nga arresti shtëpiak.

“Me u sjellë i akuzuari nga arresti shtëpiak e me iu lidh duart, është hera e parë që shoh të akuzuar me sjellë prej arrestit shtëpiak e me ia lidhë duart”, ka thënë avokatja Kelmendi.

Por lidhur me këtë, gjykatësi Kuçi e ka njoftuar avokaten se nuk ka ndonjë vendim nga ana e gjykatës për mënyrën e sjelljes së të akuzuarit në gjykatë.

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes jashtë vendit gruaja e lënduar në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Published

on

By

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Shtërpcë ka përfunduar me pasojë fatale.

Një grua, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përplasjes, ka ndërruar jetë në spitalin jashtë vendit ku po trajtohej.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Nga ky aksident midis dy veturave mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. Organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj përplasjeje tragjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Të kërkuara