Kulturë

Adele ndez thashethemet e fejesës me unazën e diamantit në Brit Awards

Unaza e saj në Brit Awards tërhoqi shumë vëmendje.

Published

on

Këngëtarja, fituese e Grammys, po ndez thashethemet për fejesë pasi u pa në Brit Awards 2022 me një unazë unike, përcjell UBT News.

Këngëtarja 33-vjeçare veshi një fustan të personalizuar Giorgio Armani Privé në event, por ishte unaza e saj e madhe që tërhiqte mjaft vëmendje.

Adele aktualisht është në lidhje me menaxherin sportiv Rich Paul, ndonëse ka pasur raportime se dyshja nuk kan shkuar mirë kohët e fundit.

Një burim i Casino.org deklaroi se këngëtarja gjatë provave të fundit ka pasur ka qenë “vazhdimisht në telefon me Rich, duke bërtitur me zë të lartë dhe duke qarë”.

Dyshja janë në lidhje për rreth gjashtë muaj dhe u panë për herë të parë të ulur së bashku në ndeshjen Game 5 të finaleve të NBA 2021 verën e kaluar./UBTNews/

Kulturë

Premiera e “Bukuria e gomarit” në Festivalin e Filmit në Cyrih

Published

on

Filmi dokumentar-artistik “Bukuria e gomarit”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ka pasur premierën e tij në Festivalin prestigjioz të Filmit në Cyrih.

Ky produksion sjell një reflektim të ndjerë mbi brishtësinë e kujtesës, duke ndërthurur elementin dokumentar me një gjuhë vizuale që ngjan me përrallën.

Filmi mban firmën e regjisores dhe skenaristes Dea Gjinovci, ndërsa producent është Ilir Hasanaj. Në rolet kryesore paraqiten Asllan Gjinovci dhe Leart Gjinovci, të shoqëruar nga aktorë të tjerë nga Makermali dhe Skenderaj.

Në ekipin krijues veçohen emra të njohur si Samir Karahoda dhe Samir Ljuma në kinematografi, Valmira Hyseni në produksion, si dhe një grup i gjerë profesionistësh nga Kosova, Zvicra, Franca dhe SHBA. Muzikën origjinale e ka realizuar Gael Kyriakidis me vokale arbëreshe, ndërsa për ngjyrat është kujdesur Raphaël Dubach.

Filmi është bashkë-produksion i Astrae Productions, Unseen Films, Haut et Court Doc, Facet (US) dhe RTS, me mbështetje nga institucione të rëndësishme si Suissimage, Sundance Documentary Fund, Cineforom, Qendra Kinematografike e Kosovës, si dhe nga komuna të ndryshme në Kosovë e Zvicër.

Përndryshe, premiera në Cyrih u prit me interes të madh, duke shënuar një hap të rëndësishëm për prezencën e kinematografisë kosovare në arenën ndërkombëtare. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

30 shtatori – Dita Kombëtare e dashurisë për njerëzit

Published

on

Çdo vit, më 30 shtator, shënohet Dita Kombëtare e Dashurisë për Njerëzit (National Love People Day), një ditë që promovon dashurinë pa kushte dhe mirësinë njerëzore.

Ajo na fton të japim dashuri pa pritur asgjë në këmbim, duke nxjerrë në pah vlerat universale që na bashkojnë pavarësisht prejardhjes, besimit apo bindjeve tona.

Kjo ditë u shpall për herë të parë në vitin 2017 nga New Life Covenant Church në Çikago, me synimin për të përhapur idenë se dashuria duhet të praktikohet çdo ditë dhe ndaj kujtdo.

Qëllimi i saj është të frymëzojë njerëzit të tregohen zemërgjerë, të ndihmojnë komunitetin dhe të ndërtojnë marrëdhënie të bazuara në respekt e mirëkuptim.

Dashuria pa kushte është vlerë që gjendet në shumë tradita fetare e praktika shpirtërore, por kjo ditë na kujton se ajo duhet të reflektohet edhe në përditshmëri: një gjest i vogël mirësie, një fjalë mbështetjeje apo një akt solidariteti mund të ndryshojë ditën e dikujt dhe të krijojë një zinxhir pozitiv tek të tjerët.

Si mund ta shënojmë këtë ditë?

Duke shprehur mirënjohje për njerëzit pranë nesh.

Duke ndihmuar ata që kanë nevojë.

Duke dhuruar kohë, buzëqeshje apo fjalë të ngrohta.

Duke përhapur dashuri pa kushte në familje, shoqëri dhe komunitet.

Në një botë shpesh të mbushur me ndarje e tensione, 30 shtatori na rikujton se dashuria dhe humanizmi mbeten forcat më të fuqishme për të kapërcyer çdo pengesë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Edi Rama për Ditën e Trashëgimisë: Një pasuri që lidh të kaluarën me të ardhmen

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me një mesazh të veçantë dhe një dedikim mbi rëndësinë e saj për identitetin kombëtar.

Ai ndau me publikun pamje që përfaqësojnë motive tradicionale shqiptare, duke theksuar se kjo trashëgimi është një pasuri e çmuar që lidhet ngushtë me rrënjët, historinë dhe shpirtin e popullit tonë.

”Sot kremtojmë Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, një ditë që na kujton pasurinë më të çmuar të identitetit tonë kombëtar. Trashëgimia jonë kulturore është lidhja jonë me të kaluarën, një pasqyrë e historisë dhe frymëzim për të ardhmen. Ajo na kujton rrënjët tona, traditat e gjyshërve, dhe forcon lidhjen me shpirtin e vendit tonë. Ruajtja dhe vlerësimi i saj nuk është vetëm një detyrë historike, por edhe një angazhim për të kultivuar krenarinë dhe për të trasmetuar gjallërinë e kulturës shqiptare brez pas brezi”, shkroi Rama.

Ai theksoi se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një detyrë kolektive që kërkon bashkëpunim dhe vëmendje nga të gjithë qytetarët, institucionet dhe komunitetet, duke e bërë këtë ditë një mundësi për të reflektuar mbi vlerat që na lidhin si komb. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Vdes sopranoja e njohur, nëna e Piro Çakos

Published

on

Ndërron jetë sopranoja e njohur shqiptare, Luiza Papa-Çako. Artistja u nda nga jeta në moshë të shtyrë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në muzikën klasike shqiptare.

Luiza Çako ishte një nga emrat më të spikatur të skenës lirike shqiptare. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, ajo kontribuoi në pasurimin e kulturës muzikore në vend, duke interpretuar një sërë rolesh kryesore në vepra operistike brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ajo njihej për interpretimin e saj të ndjerë, teknikën vokale dhe elegancën artistike.

Luiza Çako ishte gjithashtu bashkëshortja e tenorit të njohur Gaqo Çako dhe nëna e këngëtarit të njohur Pirro Çako, duke qenë pjesë e një familjeje me traditë të thellë muzikore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara