Sport

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Ai u mor në pyetje nga prokurorët të enjten.

Published

on

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe Marokut, Achraf Hakimi është akuzuar për përdhunim, thanë prokurorët francezë për AFP të premten.

Hakimi, 24 vjeç, u mor në pyetje nga prokurorët të enjten në lidhje me akuzat e bëra nga një grua 24-vjeçare.

Lojtari i lindur në Madrid, i cili ishte figurë kyçe e garës historike të Marokut në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar, u stërvit me shokët e tij të PSG-së të premten në mëngjes.

I kontaktuar nga AFP, klubi nuk bëri asnjë koment në lidhje me akuzën.

Hakimi dyshohet se ka paguar që gruaja që e akuzuar të udhëtonte në shtëpinë e tij në periferi të Parisit, Boulogne-Billancourt, të shtunën e kaluar, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ishin larg me pushime.

Gruaja shkoi në një komisariat të dielën dhe u mor në pyetje nga prokurorët të mërkurën, sipas burimeve pranë rastit.

Të hënën, Hakimi u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA Best në Paris, ku u emërua në ekipin e vitit të botës për meshkuj FIFPro.

Avokatja e lojtarit, Fanny Colin, nuk mundi të kontaktohej menjëherë, por të martën ajo kishte thënë se akuzat ndaj Hakimit ishin “të rreme”.

Rachel Flore Pardo, avokatja e viktimës së supozuar, i tha AFP-së, “Klientja ime mbron gjithçka që tha. Ajo bëri zgjedhjen të flasë ekskluzivisht me prokurorët dhe nuk dëshiron që afera të bëhet një çështje mediatike, kryesisht për të mbrojtur sigurinë e saj”.

Sipas ligjit francez, akuzimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se çështja do të shkojë në gjyq./UBTNews/

Sport

Momente paniku në futbollin spanjoll, sulmuesi pëson arrest kardiak pas përplasjes me portierin

Published

on

By

Një incident i rëndë ka ndodhur në ndeshjen mes Tenerifes dhe Andorrës, e vlefshme për Ligën e Dytë të futbollit spanjoll, ku sulmuesi i skuadrës vendase, Jesus De Miguel, pësoi arrest kardiak pas një përplasjeje të fortë me portierin kundërshtar, Jesus Owono.

Ngjarja ndodhi në minutën e 99-të të takimit, gjatë kohës shtesë, kur një duel mes dy futbollistëve mori një kthesë dramatike.

De Miguel, 30-vjeçar, po tentonte të niste një kundërsulm për Tenerifen, pasi kishte marrë topin pranë rrethit të mesit të fushës. Në atë moment, portieri i Andorrës, Jesus Owono, doli për ta ndalur aksionin, por përplasja mes tyre ishte shumë e fortë.

Owono e goditi sulmuesin me gju në pjesën e gjoksit, duke e rrëzuar në tokë. Fillimisht, De Miguel u rrotullua nga dhimbjet, por pak sekonda më vonë mbeti i palëvizur në fushë.

Lojtarët e të dyja skuadrave reaguan menjëherë, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të stafit mjekësor, pasi kuptuan se situata ishte serioze.

Sipas informacioneve të bëra publike, sulmuesi kishte pësuar arrest kardiak dhe kishte humbur ndjenjat. Ekipet mjekësore të të dyja klubeve ndërhynë menjëherë, duke nisur procedurat e reanimimit kardiopulmonar (CPR).

Ndërhyrja mjekësore zgjati rreth 10 minuta, ndërsa futbollistët dhe të pranishmit në stadium përjetuan momente ankthi, duke ndjekur nga afër përpjekjet për stabilizimin e gjendjes së lojtarit.

Pas ndihmës së parë në fushë, De Miguel u largua me barelë dhe u transportua me ambulancë drejt një spitali në Santa Cruz, ku iu nënshtrua trajtimit të specializuar.

D.L

Continue Reading

Sport

Federata Skitare e Kosovës diskuton përgatitjet për sezonin e ri dhe pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror

Published

on

By

Federata Skitare e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të Bordit Ekzekutiv, ku janë diskutuar aktivitetet e fundit, bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare dhe përgatitjet për sezonin e ri të skijimit.

Sipas njoftimit të Federatës, mbledhja është mbajtur më 29 tetor 2026, ndërsa në të janë shqyrtuar raportet nga pjesëmarrja në Takimet Pranverore të Federatës Ndërkombëtare të Skijimit (FIS) në Slloveni, Kongresin e 57-të të FIS-it në Beograd, si dhe Takimet Vjeshtore në Gjenevë të Zvicrës.

Një ndër temat kryesore ishte organizimi i kampeve vendore të skijimit, si dhe mundësia e mbajtjes së një kampi ndërkombëtar të FIS-it për trajnerë nga Kosova dhe vendet e rajonit të Ballkanit.

Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe përgatitjet për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Skijimit, përmirësimi i kushteve të punës dhe nevoja për mbështetje më të madhe të aktiviteteve të Federatës.

Në fund, Federata Skitare e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.

D.L

Continue Reading

Sport

Moti i keq paralajmërohet për Barcelonën, shiu dhe temperaturat e ulëta pritet ta shoqërojnë duelin me Aston Villën

Published

on

By

Barcelona pritet të përballet me kushte të pafavorshme atmosferike në ndeshjen e së martës kundër Aston Villës, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Parashikimet meteorologjike paralajmërojnë reshje shiu dhe temperatura të ulëta në kryeqytetin katalanas.

Sipas mediumit spanjoll SPORT, reshjet pritet të vazhdojnë edhe në momentin e fillimit të ndeshjes, me rreth 2.3 milimetra shi të parashikuar. Megjithatë, intensiteti më i lartë i reshjeve, sipas Shërbimit Meteorologjik të Katalonjës (Meteocat), pritet të regjistrohet para orëve të mbrëmjes.

Departamenti i logjistikës së Barcelonës tashmë ka njoftuar mediat për kushtet e pritshme atmosferike, duke u rekomanduar tifozëve të vishen ngrohtë. Temperaturat gjatë ndeshjes pritet të jenë rreth 13 gradë Celsius, ndërsa shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 kilometra në orë.

Pavarësisht reshjeve të paralajmëruara, gjendja e fushës nuk paraqet shqetësim për organizatorët. Sistemi i drenazhimit në stadiumin “Spotify Camp Nou” konsiderohet i aftë për t’i përballuar edhe reshjet e dendura të shiut.

Kushtet e vështira atmosferike janë përsëritur në disa prej ndeshjeve të rëndësishme të Barcelonës këtë sezon.

Reshje të ngjashme pati edhe në fitoren 5:1 ndaj Feyenoordit, kur moti i keq ndikoi në numrin e tifozëve të pranishëm në stadium.

Po ashtu, shi i rrëmbyeshëm shoqëroi edhe fitoren 7:2 ndaj Racing Santanderit, ndeshje që u ndoq nga 45.838 spektatorë.

Ndërkohë, kushte edhe më të vështira atmosferike u regjistruan në El Clasicon e femrave mes Barcelonës dhe Real Madridit, kur për shkak të reshjeve të dendura, fillimi i takimit u shty për dy orë.

D.L

Continue Reading

Sport

Muriqi mbetet jashtë formacionit të Sassuolos, skuadra pëson humbjen e katërt radhazi

Published

on

By

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriqi, nuk u aktivizua as të hënën mbrëma në ndeshjen ku Sassuolo pësoi humbje 4:2 nga Fiorentina.

Kjo ishte disfata e katërt radhazi për Sassuolon, ndërsa Muriqi mungoi në formacion edhe në tri ndeshjet e fundit të skuadrës italiane.

Paraqitja e fundit e portierit kosovar ishte në humbjen 4:2 ndaj Frosinones. Pas kritikave dhe gabimeve në atë ndeshje, të zhvilluar më 10 tetor, Muriqi humbi vendin e titullarit.

Pas kësaj humbjeje, Sassuolo renditet në pozitën e 16-të me tetë pikë, aq sa ka edhe Fiorentina, e cila ndodhet një vend më lart në tabelën e klasifikimit.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara