Lajmet

Acar në Evropë, Stambolli mbyll shkollat

Published

on

Moti i acartë po mbizotëron në shumë shtete evropiane. E në mes të të ftohtit, qytetarët në Poloni ishin dëshmitarë të një pamje të rrallë të natyrës.

Vija bregdetare në qytetin Miedzyzdroje (Meen-za-stroya) është thuajse e ngrirë, duke e kthyer plazhin në një peizazh Arktik me dëborë dhe akull.

Ata që mundën ta shihnin, shijuan këtë bukuri të natyrës aspak të zakontë.

Dimri i acartë ka pushtuar edhe Stambollin ku u vendos që shkollat të mbyllen. Objektet e famshme të kultit Hagia Sophia dhe Xhamia Blu u mbuluan nga dëbora. Sipas parashikimeve moti i ftohtë do të vijojë në Turqi të paktën deri ditën e enjte.

Greqia po ashtu është prekur nga fronti i ftohtë i Lindjes me temperatura që shkojnë në minus 20 gradë celsius. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e panevojshme. Autostrada kryesore në veri të Athinës u mbyll për shkak të reshjeve të borës.

E madje edhe në Rusi dhe Krime, ku dëbora është një fenomen i zakontë këtë vit reshjet e dendura kanë shkaktuar kaos. Sipas parashikimeve zyrtare, në fund të javës temperaturat në Moskë mund të bien deri në minus 30 gradë celsius.

lajme

Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një burrë është sulmuar me thikë në rrugën “Vrana Konti” në Pejë, në një rast që policia po e heton si vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se një person i panjohur ka dalë nga një veturë, e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po mbahet në repartin e kirurgjisë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një vajzë e mitur e lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë

Published

on

By

Një vajzë e mitur, e cila po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një aksidenti të rëndë trafiku në Gjakovë, ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur muajin e kaluar në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ku ishin përfshirë dy vetura, njëra me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një burrë, shtetas i Shqipërisë, dhe tjetra me targa vendore e drejtuar nga një burrë nga Kosova.

Përveç dëmeve materiale, në këtë aksident ishin lënduar pesë persona: tri gra dhe dy burra. Njëri prej drejtuesve të dyshuar, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të lënduarit e tjerë kishin marrë trajtim mjekësor. Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente./E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se kanosi prindërit e tij

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur dy prindërit e tij.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të ndara të dhunës në familje të regjistruara në Prishtinë, Ferizaj dhe Pejë.

Në Prishtinë, një burrë është shoqëruar në stacionin policor pasi, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Ferizaj, një grua ka raportuar se është kanosur nga një burrë me të cilin kishte bashkëjetuar më herët. Sipas policisë, i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Një rast tjetër i kanosjes është raportuar edhe në Pejë, ku një grua është kërcënuar përmes telefonit nga ish-bashkëshorti i saj, një burrë që jeton në Gjermani. Edhe për këtë rast, me vendim të prokurorit, procedurat po zhvillohen në mënyrë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara