Lajmet

Abrashi thotë se do të subvencionohen kompanitë e transportit brenda vendit

Published

on

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, se do të subvencionohen kompanitë e transportit rrugor brenda vendit, ndërsa për linjat ndërkombëtare ende nuk ka ndonjë vendim.

Abrashi në një konferencë për medie, së bashku me Shoqatën e Transportit Rrugor tha pandemia ka ndikuar dukshëm te  kompanitë që kanë bërë transportin e udhëtarëve.

“Në kuadër mundësive buxhetore të vitit 2020 që kemi pasur ne kemi bërë disa lirime të pagesave”, tha Abrashi.

Tutje, ai tha që kanë hartuar një kornizë e cila do ndihmojë këto kompani për lirimin e pagesave gjatë rrugëtimit të tyre.

“Nesër do kemi një marrëveshje mbi parimet dhe më pas takime tjera”, tha ai.

Abrashi tha që po flasim për mbi 400 kompani që operojnë me veprimtarinë e tyre dhe kanë lidhje ndërurbane. Kryetari i Shoqatës së Transportit të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj tha që kanë qenë partner bashkë me qeverinë dhe sipas tij është e domosdoshme që këto kompani të kenë ndihmesa.

“Është me patjetër që këto kompani të ndihmohen dhe të arrijnë të mbijetojnë”, tha Kurtishaj.

Tutje ai tha se brenda javës tjetër do mirren këto kritere. Të pyetur lidhur me përcaktimin e kilometrave të transportit edhe për linjët jashtë vendit, Abrashi tha që kilometrat e kaluar nga kompanitë e kanë bërë që të subvencionohen të gjitha kompanitë apo operatorë të cilat janë të licensuar në të gjithë qytetet e Kosovës.

“Janë përmendur edhe linjat rajonale dhe ndërkombëtare, që me qenë të drejtpërdrejta, por do shohim më tutje se çfarë do bëhet me ato jashtë vendit”, tha Abrashi.

Ndërsa, Kurtishaj tha se Kosova ka nevojë për zhvillimin e turizmit dhe duhet të punohet mbi bazën e profesionalizmit dhe jo partiake.

Lajmet

Kërkohet paraburgim për katër persona të arrestuar në Vushtrri

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për katër persona të arrestuar në një operacion të zhvilluar më 21 shtator në Vushtrri dhe fshatin Ropicë.

Të pandehurit Rr.G., A.G., dhe E.G. dyshohen për veprën penale “Detyrimi”, ndërsa K.G. për “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar armë zjarri, fishekë, pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme. Të arrestuarit ndodhen në ndalim 48-orësh, ndërsa seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri.D.B/EO

Continue Reading

Aktualitet

Profesori Alban Kuriqi renditet në mesin e shkencëtarëve më të mirë në botë sipas Stanford/Elsevier 2025

Published

on

Universiteti prestigjioz Stanford dhe shtëpia botuese shkencore Elsevier, në renditjen ndërkombëtare “World’s Top 2% Scientists” për vitin 2025, kanë përfshirë sërish Prof. Alban Kuriqin ndër shkencëtarët më me ndikim në botë, duke e përfaqësuar denjësisht UBT-në.

Profesori Kuriqi ka arritur renditjen më të lartë në Kosovë dhe në të gjithë hapësirën shqiptare, me një diferencë të dukshme krahasuar me studiuesit e tjerë, si në kategorinë e ndikimit për një vit të vetëm (2024), ashtu edhe në kategorinë e ndikimit shkencor gjatë gjithë karrierës.

Ky vlerësim dëshmon reputacionin gjithnjë në rritje të UBT-së si një universitet lider në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, duke e pozicionuar atë në pararojë të ekselencës akademike dhe inovacionit në rajon.

Renditja e Stanford/Elsevier bazohet në një analizë të gjerë të citimeve shkencore, ndikimit të kërkimit dhe kontributit në karrierë në të gjitha fushat. Përfshirja në 2% më të mirët konsiderohet një nga arritjet më prestigjioze në botën akademike, e rezervuar për studiuesit puna e të cilëve formëson njohurinë dhe praktikat shkencore globale.

Kontributet e Prof. Kuriqit përfshijnë fusha si inxhinieria civile, menaxhimi i burimeve ujore, energjia e rinovueshme dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, me punime që janë cituar dhe vlerësuar gjerësisht në nivel ndërkombëtar për ndikimin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi bojkoton sërish galanë e Topit të Artë

Published

on

Real Madridi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025”, e cila zhvillohet sonte në Teatrin Chatalet të Parisit.

Vendimi vjen si pasojë e qëndrimit të prerë të presidentit Florentino Perez, i cili ka ndërhyrë personalisht për të refuzuar çdo prani të klubit në këtë ngjarje.

Sipas “The Athletic”, ky bojkot është i dyti radhazi nga ana e madrilenëve.

Vitin e kaluar, Perez vendosi të mos marrë pjesë pasi mësoi paraprakisht se Vinicius Jr. nuk do ta fitonte çmimin kryesor, i cili në vend të tij iu dha Rodrit. Edhe këtë herë, pavarësisht nominimeve të shumta, Real Madridi nuk do të ketë përfaqësim zyrtar në gala.

Perez dyshon se vendimi i vitit të kaluar ishte i ndikuar nga qëndrimi i UEFA-s, për shkak të mbështetjes së Real Madridit ndaj projektit të Superligës Evropiane.

Si pasojë, sezonin e kaluar klubi nuk pranoi as çmimet e Trajnerit të Vitit dhe Klubit të Vitit.

Edhe pse disa zëra brenda klubit shprehin zhgënjim për këtë qëndrim të ashpër, Perez mbetet i vendosur. Kështu, në Paris nuk do të jenë të pranishëm as përfaqësues të klubit, as lojtarët e nominuar: Vinicius Jr., Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe për “Topin e Artë”, Thibaut Courtois për trofeun Yachine dhe Dean Huijsen për trofeun Kopa.

Ceremonia e “Topit të Artë 2025” nis sonte në orën 20:00 në kryeqytetin francez./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Uji nga Badoci vazhdon të jetë i papijshëm

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ripërsëritur thirrjen që qytetarët, të cilët furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, të mos e përdorin ujin për pije për shkak të gjendjes aktuale me fenomenin “Mangan”.

Në njoftim thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka theksuar se ndotja e ujit me mangan është ndotje kimike dhe se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin.

“Uji mund të përdoret vetëm për pastrim, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të ambienteve të banimit”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka sforcuar kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm si dhe bashkëpunimin me KRU Prishtinë për të siguruar ujin cilësor për qytetarët.

“KRU ‘Prishtina’ Sh.A. ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme: Zvogëlimin e sasisë së prodhimit për të ruajtur cilësinë e furnizimit, intensifikimin e proceseve të shpëlarjes së rrjetit shpërndarës, përfshirë edhe gypat magjistral dhe sekondar”, thuhet më tej në njoftim.

Gjithashtu, për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për zonat e prekura (sipas hartave të prezantuara), KRU “Prishtina” ka thënë se do të ofrojë ujë përmes autoboteve, në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të prezantuar nga kompania./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara