Lajmet

Abdixhiku uron 4 Korrikun: Kontributi i SHBA-së për lirinë dhe shtetformimin e Kosovës, i jashtëzakonshëm

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar se ShBA-ja është shembulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt.

Në mesazhin e tij, Abdixhiku theksoi rëndësinë historike të 4 Korrikut të vitit 1776, ditës kur u shpall pavarësia e SHBA-së, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë botërore.

4 Korriku i vitit 1776 shënon një prej datave më të rëndësishme në historinë botërore – shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ngjarje nuk është vetëm lindja e një shteti në kuptimin formal, por lindja e një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë. Në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë,” u shpreh Abdixhiku.

Më tej, Abdixhiku përmendi edhe trashëgiminë politike të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, duke theksuar miqësinë me SHBA-të si një vizion të pandryshueshëm.

SHBA-të pra janë shëmbulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Për shumë shtete, përfshirë edhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës SHBA-të janë model frymëzimi dhe mbështetjeje. Kontributi amerikan për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës është i jashtëzakonshëm, i pazëvendësueshëm. Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Lajmet

Dogana kap produkte të falsifikuara të “Apple”

Published

on

By

Dogana e Kosovës, ka ndaluar produkte me markën tregtare “Apple”, të cilat dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të detajuar, janë ndaluar 2,000 copë mbushës telefoni dhe 20 ora të mençura (smartwatch) që bartnin shenjat dalluese të markës “Apple”.

Ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme në tregun e vendit”, thonë nga Dogana.

Continue Reading

Lajmet

Minatorët kërkojnë rritje pagash dhe vlerësim për punën e tyre

Published

on

By

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, kanë bërë një apel të hapur për rritje pagash dhe vlerësim të sakrificës së tyre, duke theksuar se puna e tyre ka kontribuar dukshëm në rritjen e prodhimit gjatë vitit të fundit.

Në një deklaratë për media, Kryesia e Sindikatës së Minatorëve, thotë se minatorët po e ndjejnë çdo ditë rritjen e çmimeve dhe vështirësitë në jetën ekonomike.

Të gjithë po ndjejmë çdo ditë rritjen e çmimeve, rritjen e inflacionit dhe vështirësitë në jetën ekonomike. Ne, minatorët, prej shumë vitesh kemi punuar me durim dhe solidaritet për ndërmarrjen tonë, duke shpresuar që gjendja të përmirësohet, dhe kemi duruar pa kërkuar rritje pagash, edhe pse sektorë të tjerë kanë pasur lëvizje dhe përmirësime. Tani që qeveria ka paralajmëruar rritje pagash për sektorët publikë dhe ka premtuar pagën e 13-të, është normale dhe e drejtë që edhe menaxhmenti i ndërmarrjes sonë të bëjë hapa konkretë për rritje të pagave të minatorëve”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, theksohet se “Gjatë vitit të fundit, puna jonë ka sjellë rritje të dukshme të prodhimit”.

Ky sukses nuk do të kishte ndodhur pa përkushtimin e minatorëve. Prandaj, kërkojmë që puna dhe sakrifica jonë të vlerësohen dhe të shpërblehen me rritje pagash, po ashtu siç po ndodh në sektorët e tjerë publikë dhe privatë. Çdo ditë rrezikojmë jetën dhe shëndetin duke punuar në kushte të vështira dhe pa mjete të mjaftueshme”, vijon reagimi.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shton se “Pa një ligj të veçantë që na mbron, detyrohemi të vazhdojmë punën edhe kur rreziku është i lartë”./EO

Continue Reading

Lajmet

Basha: Shpresoj që opozita t’i thërret arsyes dhe ta votojë Glauk Konjufcën

Published

on

By

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar nga partitë ish opozitare që ta votojnë për kryeministër Glauk Konjufcën.

Pas propozimit të Konjufcën për mandatar për kryeministër, Basha theksoi nevojën e formimit të qeverisë së re, siç tha për votimin e buxhetit për vitin 2026.

Kemi buxhetin e shtetit, kemi buxhetin e tri komunave dhe kemi mbi 700 punonjës që presin t’i marrin pagat e tyre. Për këtë na duhet një Kuvend dhe qeveri funksionale. Uroj dhe shpresoj që opozita t’i thërret arsyes dhe ta votojë Glauk Konjufcën”, tha ai pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës u konstituua me 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit./KP

Continue Reading

Lajmet

Konjufca: Një qeveri pa Kurtin kompromisi më i madh që mund të bëjë LVV

Published

on

By

I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se populli pret që lideri partiak, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, të rikthehet edhe më i fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme, pas dështimit të tij për ta formuar qeverinë e re.

Ai para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pasi u propozua për kryeministër, tha se e pranoi si obligim propozimin për t’u kandiduar për kryeministër për ta miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm.

Një qeveri pa Albin Kurtin është kompromisi më i madh që mund të bëjë Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Kurti gjatë prezantimit të Konjufcës për kryeministër, tha se në kabinetin e ardhshëm qeveritar nëse sigurohen votat në Kuvend, ai do të marrë postin e ministrit të Punëve të Jashtme./KP

Continue Reading

Të kërkuara