Lajmet

Abdixhiku: Gjendja e tanishme është e rëndë, s’do të qëndrojmë duarkryq

Sipas tij, gjendja është e zymtë, e rëndë dhe e paprecedent në Kosovë.

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku paralajmëroi një takim me presidenten, Vjosa Osmani.

Sipas tij, gjendja është e zymtë, e rëndë dhe e paprecedent në Kosovë.

Ai theksoi se LDK nuk mund të qëndrojë duarkryq në këtë situatë. Pas takimit me opinionistë dhe gazetarë, tregoi se do të ketë edhe takime të tjera.

Kreu i LDK-së, Abdixhiku tha se në takimin e sotëm ka prezantuar disa nga pikat e planit, siç tha ai, për të dalë nga kjo krizë.

“Sot ishte një pasurim i mirë edhe i propozimeve tona nga diskutuesit në këtë takim dhe besoj se do të jetë i njëjtë edhe me grupet tjera të interesit, e në fund do ta bëjmë edhe publik, sepse qëllimi është që ta kemi si kauzë të gjithmbarshme të LDK-së. Kjo është faza e parë e diskutimeve. Unë do të vazhdojë më pas diskutimet edhe në fazat e tjera me akterët e ndryshëm partiak, përfshirë edhe presidenten e Kosovës, e cila duhet të ketë një qëndrim mbi këtë çështje në një të ardhme të afërt”, deklaroi Abdixhiku.

Ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë ditës tha se nuk do takojë të enjten kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Abdixhiku tha se kjo tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova.

“Natyrisht se kryeministri i Shqipërisë është i mirëseardhur në Kosovë. Çdo kryeministër i Shqipërisë duhet të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë një çështje të tillë, nëse duhet të mirëpritet një kryeministër i Shqipërisë tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova dhe nuk mund ta normalizojmë këtë gjendje sinqerisht. Kryeministri i Shqipërisë, pozicioni i tij, atë që përfaqëson ai dhe populli shqiptar janë të mirëseardhur në shtëpinë e tyre në Kosovë, gjithmonë”, shtoi Abdixhiku.

Pas më shumë se tri orë nga takimi i parë i këtij formati të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kreu i kësaj partie tha se gjendja është e rëndë dhe e zymtë.

“Ky është takimi i parë, kemi ftuar opinionistë dhe gazetarë. Pas këtij takimi, ne do të organizojmë organizatat e shoqërisë civile për të marrë mendimin e tyre dhe për të shtruar pikëpamjet tona në atë mendim. Takimi i tretë do të jetë me botën akademike dhe me ish-diplomatë të Kosovës gjithandej. Dhe takimi i katërt do të jetë me sektorin privat, pra me bizneset e Kosovës… Gjendja e tanishme është e rëndë, është e zymtë, është e paprecedent për Kosovë. LDK si forca më e vjetër politike në vend nuk mund të qëndrojë duarkryq në këtë përballje. Prandaj kërkon mobilizim më të madh përtej vetës, përtej politik për të gjetur rrugën e tretë dhe të vërtetë të Kosovës në këtë moment tensionues dhe të rëndë”, u shpreh Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së shtoi se në këtë takim me opinionistë e gazetarë kishte mendime të pasura dhe publike nga figura të ndryshme të cilat tashmë janë thënë pas situatës së krijuar në vend.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara