Lajmet
Abdixhiku: Askush s’ka të drejtë të ndryshojë rendin e ditës
Published
8 months agoon
By
UBTnewsKryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas ndërprerjes së seancës nga ana e kryesuesit Avni Dehari, tha se qëndruan në sallë për të folur, duke shtuar se ky është një fillim i i diskutimeve parlamentare pas “uzurpimit antikushtetues”, për të cilin akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje.
‘Sot, qëndruam në sallë. Deputetja Bajrami mbajti dhe fjalë. Kjo fjalë s’mund t’i ndalej siç ju ndal deputetit Zogaj. Le të jetë një fillim i diskutimeve parlamentare pas uzurpimit antikushtetues që po i bën Kuvendit partia e parë. Ata le të ikin, ne le të flasim”, ka thënë ai.
Abdixhiku tha se sot ishte hera e 41-të me radhë që partia e parë nuk arrin të ushtrojë përgjegjësinë kushtetuese që ka për ta krijuar shumicën parlamentare.
“Sot, sërish, partia e parë vendosi me plot arrogancë të injorojë rendin e ditës. Atë rend dite që e kishim dakorduar paraprakisht të gjithë ne bashkë; në takimin e parë institucional. E kishim dakorduar ne, të gjitha partitë politike, në takimin me z.Konjufca – kryetarin paraprak të legjislaturës paraprake. Rendi i ditës u ndryshua; kokë në veti pas shtatë seancave. Askush nuk e ka këtë të drejtë; aq më pak një ‘më i moshuar’ mes 120 deputetëve të zgjedhur në vend”, tha ai.
Kreu i LDK-së tha se kjo pengesë parlamentare tashmë është dhe jokushtetuese dhe përsëriti se është përmbysje e rendit kushtetues “me vetëdije e qëllim”.
“Pra është dhe vepër penale për të cilën do të ketë përgjegjësi një ditë. Dhe derisa partia e parë ka kapur një ulëse, ajo s’mund të kapë Kuvendin. Le të vijnë e ikin. Ne le të flasim. Para shumicës qytetare në vend. T’i shtrojmë të gjitha çështjet që pas perdeve të krizave po marrin peng të ardhmen e vendit”, ka thënë ai.
Lajmet
Agjenda shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Published
29 minutes agoon
February 16, 2026By
UBTNEWS
Zyra për Komunikim e Kryeministrit ka bërë të ditur Programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Aktivitetet do të zhvillohen gjatë gjithë ditës, me ceremoni shtetërore, homazhe dhe aktivitete kulturore në nderim të historisë dhe sakrificës për liri.
Manifestimet nisin në orën 7:00 me ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës në oborrin e Qeverisë. Më pas, në orën 7:20, mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në vazhdim të agjendës, do të zhvillohen homazhe dhe nderime në disa prej pikave më të rëndësishme përkujtimore në kryeqytet dhe jashtë tij. Në orën 7:30 do të bëhen nderime te Monumenti i të Pagjeturve në Sheshin “Ibrahim Rugova”, ndërsa në 7:35 homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë në oborrin e Presidencës.
Në orën 8:00 dhe 8:10 do të bëhen homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, në Varrezat e Velanisë.
Në orën 9:00 do të zhvillohen homazhe në Kompleksin Memorial Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, në nderim të familjes Jashari dhe të rënëve për liri.
Seanca solemne e Kuvendi i Kosovës do të mbahet në orën 10:30, ndërsa në 11:25 do të bëhen nderime te Monumenti “Heroinat” në rrugën “Luan Haradinaj”. Në orën 11:30 do të mbahet parakalimi i trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës dhe të Policia e Kosovës.
Dita përmbyllet me pritjen shtetërore në orën 17:30, të organizuar nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, si dhe me koncertin solemn të Filharmonia e Kosovës në orën 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, pas një periudhe të gjatë administrimi ndërkombëtar dhe përpjekjesh politike për zgjidhjen e statusit të saj. Shpallja e pavarësisë u bë nga përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Deri më sot, Republikën e Kosovës e kanë njohur mbi 100 shtete.
Lajmet
Të akuzuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc deklarohen të pafajshëm
Published
40 minutes agoon
February 16, 2026By
UBTNEWS
Në seancën fillestare të mbajtur në Gjykata Themelore në Prishtinë, tre të akuzuarit për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale “kërcënim i rendit kushtetues” dhe “kryerje e aktit terrorist”.
Sipas Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shpërthimi i ndodhur më 29 nëntor 2024 ka shkaktuar rrezik serioz për qytetarët dhe dëme materiale në vlerë rreth 400 mijë euro.
Nga ana tjetër, mbrojtja ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë aktakuzën, duke theksuar se do të paraqesë prova që, sipas saj, dëshmojnë pafajësinë e të akuzuarve.
Procesi gjyqësor pritet të vazhdojë me shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve në seancat e radhës. /REL/
Lajmet
Edi Rama: Drejtësia në Hagë më politike se gjykatat serbe ndaj Kosovës
Published
51 minutes agoon
February 16, 2026By
UBTNEWS
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala dhe kritikoi vendimet e drejtësisë në Hagë, duke thënë se ato po dëmtojnë Kosovën dhe luftën çlirimtare të UÇK-së.
Ai theksoi se “Katër ish-krerët e UÇK-së u armatosën kundër një pushtimi shfarosës dhe nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të mbrojtur tokën dhe popullin e tyre.”
Rama shtoi se “Gjykata Speciale është më politike sesa gjykata e Serbisë ndaj Kosovës. Drejtësia ndërkombëtare, e financuar nga shtete demokratike, vazhdon për turpin e vet ta ndjekë këtë katastrofë, duke krijuar pikëpyetje se çfarë mund dhe duhet të bëjmë.”
Ai akuzoi gjithashtu Prokurorinë e Hagës për presione ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo “ka ndaluar çdo tentativë për të dhunuar institucionin e Presidencës për të marrë prova të krimeve kundër njerëzimit” dhe nënvizoi se kjo situatë përbën një pengmarrje politike që kërkon masa më të qarta për mbrojtjen e drejtësisë dhe sovranitetit të Kosovës. /Ekonomia online/
Lajmet
Osmani pret në takim Kryeministrin Edi Rama, diskutohet bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri
Published
2 hours agoon
February 16, 2026By
UBTNEWS
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku u fokusuan mbi zhvillimet rajonale dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Sipas Presidentes Osmani, një nga temat kryesore të diskutimit ishte “koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, në funksion të avancimit të interesave të përbashkëta strategjike”.
Liderët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm Kosovë–Shqipëri si një faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon, si dhe rolin konstruktiv të dy shteteve në iniciativa ndërkombëtare që promovojnë paqen dhe dialogun.
Diskutimet përfshinë gjithashtu bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes dhe angazhimin e përbashkët në iniciativa globale që mbështesin sigurinë dhe vlerat demokratike.
Në takim u riafirmua gjithashtu vullneti për thellimin e partneritetit ekonomik dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që sjellin përfitime direkte për qytetarët e të dy vendeve. Presidentja Osmani përgëzoi Kryeministrin Rama për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke e konsideruar këtë një përparim që forcon perspektivën evropiane të gjithë rajonit.
Në përmbyllje, Kryeministri Rama e uroi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj euroatlantike.
Sipas programit zyrtar, në ora 15:00, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Agjenda shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Të akuzuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc deklarohen të pafajshëm
Edi Rama: Drejtësia në Hagë më politike se gjykatat serbe ndaj Kosovës
Osmani pret në takim Kryeministrin Edi Rama, diskutohet bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri
Hagë: Gjykatësi Barthe pyet mbrojtjen për statusin e të paraburgosurve dhe ndikimin e deklaratave të UÇK-së
UBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Në Obiliq një burrë plagoset me armë zjarri, i dyshuari në kërkim
NEWBORN 18 me frymë Kintsugi
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet nga UBT2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
