Lajmet

AAK s’ka vija të kuqe për asnjë parti

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen këtë fillim vit do të garojë e vetme. Selim Selimi nga kjo parti thotë se për koalicione do të mendojnë vetëm pas zgjedhjeve, derisa është shprehur i bindur se AAK-ja do të dalë fituese në këto zgjedhje.

Duke qenë se kanë marrë vendim që në zgjedhje të garojnë të vetëm, Selimi i AAK-së thotë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë nga partitë politike për koalicione paszgjedhore.

“Për parazgjedhor do të garojmë të vetëm, për paszgjedhor mendojmë që vija të kuqe nuk ka, nuk ka vija të kuqe jo si lloj nënshtrimi, por nuk ka vija të kuqe sepse mendojmë që secila parti ashtu siç radhitet nga vota e sovranit, ne kemi hapësirë për të bashkëpunuar. Aleanca ka bashkëpunuar edhe në opozitë me partitë politike edhe në pozitë me parti të ndryshme politike, andaj e kemi parë që vizioni ynë që është i qendrës së djathtë. Në një koalicion të mundshëm, të cilin me shpresë që ne do t’i fitojmë zgjedhjet një koalicion të mundshëm me ndonjërën prej partive për ta gjetur një harmoni të qeverisjes së përbashkët. Do të thotë, ne kemi përvojë të qeverisjes me partitë, kemi përvojë edhe të opozitarizmit me partitë e tjera, andaj e dimë ato përparësitë dhe mangësitë e koalicioneve të mundshme pas zgjedhore”, thotë ai.

Selimi është shprehur i bindur se partia pjesë e të cilës është do të dalë fituese në këto zgjedhje të parakohshme, për shkak të, siç thotë ai punëve që kanë bërë.

“Ne kemi pritje për t’i fituar zgjedhjet, se po hyjmë t’i fitojmë zgjedhjet. Unë e di që mund të tingëllojë nganjëherë secila parti që thotë jo reale sepse pa u mbajtë zgjedhjet nuk e dinë kush fiton, por ne po hyjmë me vullnetin për t’i fituar zgjedhjet. Ne e kemi përqindjen tradicionale që Aleanca e merr në zgjedhje, por këtë herë mendojmë që kemi shanse jashtëzakonisht të mira që të pozicionohemi shumë më mirë në këto zgjedhje, për shkak që kemi bërë punë edhe gjatë punës së kryeministrit Haradinaj, po edhe në këtë qeveri”, thotë Selimi.

Derisa do të pritet publikimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për t’u shpallur zgjedhjet e parakohshme, Selimi thotë se tashmë kanë filluar mobilizimin e degëve dhe të nëndegëve në të gjithë Kosovën.

“Çdo parti politike e dinë që zgjedhjet janë të pashmangshme, çdo parti politike e dinë që zgjedhjet munden me ndodh edhe para kohe. AAK është gati, ka qenë gati, ne pas zgjedhjeve te tetorit kemi qenë në opozitë andaj kemi qenë gati që të shkojmë menjëherë në zgjedhje, për shkak që nuk jemi pajtuar me pushtetin e kaluar. Ne jemi të gatshëm dhe kemi një mobilizim në nivel të Kosovës, nëpër komuna, nëpër degë e nëndegë. Tashmë kemi filluar komunikimin e rregullt me kryetarët e degëve, me kryetarët e nëndegëve, kryetarët e komunave ku ne qeverisim po edhe me nivelin qendror. Ne jemi të gatshëm dhe e kemi një vullnet se këto zgjedhje do të dalim shumë mirë, për shkak që kemi çka të prezantojmë, do të thotë kemi punë me të cilat ne do të mundohemi t’i bindim votuesit që për shkak të votës së tyre neve na është dhënë mundësia të përmirësojmë ‘x’ apo ‘y’ në Republikën e Kosovës. Ne qëndrojmë mirë siç duket në terren”, thotë ai.

Gjykata Kushtetuese më 21 dhjetor vendosi që qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese dhe kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara