Lajmet

AAK-ja insiston që Haradinaj është kandidat i denjë për president: S’duhet të kontestohet nga askush

Publikuar

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se çdo marrëveshje e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e që ka synim rregullimin e raporteve është lajm i mirë.“Çdo marrëveshje që bëhet për rregullimin e raporteve është e mirë. Nuk mund te flasë sepse i takon pjesë politike por rregullimi i raporteve është lajm i mirë”.

Tutje, Elezaj, pjesë e AAK-së, thotë se Ramush Haradinaj do të duhej të marrë besimin për president, sepse është njeriu i cili përfaqëson interesat e Kosovës.“Unë besoj që Haradinaj do të duhej ta merrte besimin nga të gjithë përfaqësuesit e popullit sepse është njeriu i cili vërtetë është dëshmuar dhe për të ardhmen e Kosovës dhe sigurinë qytetarë të kemi një njeri i cili përfaqëson interesat e Kosovës dhe nuk do të duhej të kontestohej”.“Realisht ndoshta do të duhej të korrigjohej veprimet. Sidoqoftë do t’i merrni edhe vendimet e të dhënat drejtuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.Kjo parti ka nominuar ish-kryeministrin Haradinaj për të parin e shtetit në një mbledhje të mbajtur ditë më parë.

Lajmet

Bullgaria dështon sërish në formimin e qeverisë mes trazirave politike

Publikuar

nga

Politikanët bullgarë dështuan sërish në formimin e një qeverie pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit, ndërsa vendi mund të përballet me një tjetër votim nëse një përpjekje e tretë është e pasuksesshme.

Aleanca qendrore “Ne Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) nuk arriti të siguronte një shumicë në Asamblenë Kombëtare me një dhomë të vendit.

“Asnjë shumicë e qëndrueshme nuk mund të formohej në parlamentin aktual, i cili u zgjodh në qershor”, tha ish-kryeministri dhe anëtari i “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, Nikolai Denkov.

Fituesi i zgjedhjeve, aleanca e qendrës së djathtë GERB-SDS, në mënyrë të ngjashme nuk arriti të merrte mjaftueshëm mbështetje për të zgjedhur kandidatin e saj – Rosen Zhelyazkov për kryeministër.

Të dy aleancat kishin qeverisur në një koalicion joformal që nga viti 2023, por kërkuan zgjedhje të reja pasi nuk arritën të bien dakord për të zgjedhur kryeministrin e ri në mars. Bullgaria ka parë gjashtë zgjedhje parlamentare që nga prilli 2021.

Presidenti Rumen Radev tani ka shtatë ditë kohë për të siguruar mandatin e tretë dhe të fundit për të formuar një qeveri. Nëse edhe kjo dështon, do të duhet të thirret një tjetër votim, me shumë gjasa në vjeshtë. Një kabinet i përkohshëm po menaxhon punët e qeverisë derisa të formohet një administratë e re./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Harris jep deklaratën e parë të fushatës: Trump është kriminel i dënuar

Publikuar

nga

Kamala Harris dha deklaratën e saj të parë për shtyp që kur Joe Biden u largua nga gara presidenciale.

Harris, ish-prokurorja e përgjithshme e Kalifornisë, pritet të mbështetet shumë gjatë fushatës së saj për të zëvendësuar Biden si kandidate demokrate.

“Kamala Harris u qëndron përballë mashtruesve dhe kriminelëve. Donald Trump është një kriminel i dënuar”, thuhet në deklaratë.

Ammar Moussa, një ish-zëdhënës i fushatës së Bidenit, i cili tani po punon për Harris, shtoi: “Zëvendëspresidentja Kamala Harris i ka mbajtur kriminelët përgjegjës gjatë gjithë karrierës së saj – dhe Donald Trump nuk do të jetë ndryshe”.

Ndërsa Harris e ka “kushtuar karrierën e saj për ta bërë jetën më të mirë për njerëzit që punojnë”, Moussa vazhdoi, “Trump kujdeset vetëm për veten”.

Trump tha të dielën se beson se Harris do të jetë “më e lehtë për t’u mposhtur” se Biden pasi fushata e tij filloi sulmin e saj të parë kundër hyrjes së re në zgjedhjet presidenciale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

DASh emëron Alexander “Sasha” Kasanof, pasardhës të Escobar

Publikuar

nga

Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se ai do të pasojë Gabriel Escobar, i cili e ka mbaruar mandatin e tij.

“Ai ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtruese e detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike John Bass. Sasha ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë. Ai mori çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si Këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kiev gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit të mëvonshëm të Rusisë në Ukrainë”.

“Detyrat e Sashës në Uashington përfshijnë: Drejtor i Zyrës së Politikave dhe Programeve Globale në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Zëvendësdrejtor i Stafit të Sekretariatit Ekzekutiv (“Linja”), Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Lindore dhe Zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve të Kaukazit dhe Konflikteve Rajonale. Ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare dhe Kolegjin Hamilton. Sasha flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht”, thuhet në njoftimin e DASh-it./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Prokuroria Speciale interviston ministren Albulena Haxhiu

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është paraqitur sot për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, në rolin e dëshmitares për deklaratat e saj se grupe kriminale të lidhura me pushtetin në Serbi kanë gisht në arratisjen e disa të burgosurve në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar ministrja Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, më datë 2 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës.

Intervistimi i të njëjtës për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdojë edhe nesër.

Haxhiu tha të shtunën se organet shtetërore kanë informacione që “së paku në disa raste”, grupe kriminale të lidhura me pushtetin në Serbi kanë ndihmuar dhe organizuar arratisjet e të burgosurve në Kosovë.

“E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”, tha Haxhiu.

Ajo kishte thënë se mbështetja e Serbisë për të arratisurit në Kosovë “është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllim për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Kosovës”.

Haxhiu ka thënë se për shkak të informacioneve “kundërthënëse” nuk mund të dihet me siguri nëse Faton Hajrizi është vrarë dhe se nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara