Lajmet

A u detyrua Ardern të jepte dorëheqje?

Për pesë vite, ajo predikoi dashamirësi në qeverisje.

Published

on

Ngacmuesit e botës kanë arritur të thyejnë shpirtin e udhëheqëses tonë më të kujdesshme, shkroi në një editorial të saj gazeta neo–zelandeze “New Zealand Herald”. Kryeministrja Jacinda Ardern habiti botën javën e kaluar kur njoftoi dorëheqjen e saj përpara zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen këtë vit.

E zgjedhur në vitin 2017, në moshën 37-vjeçare, si kryeministrja më e re në botë, Ardern e mori detyrën me një entuziazëm të madh, të sintetizuar në moton: “Le ta bëjmë këtë!”

Duke ofruar “përqafime dhe përshëndetje formale”, ajo predikoi dashamirësi në qeverisje. Por 5 vite sulmesh në internet – nga ata që aktori Sam Neill i quajti një “grumbull ngacmuesish dhe mizogjenësh” – ia dolën që ta lodhin. Dhe më shumë se 5 vite më vonë Ardern është e rraskapitur dhe e ezauruar nga nervat.

Muajin e kaluar ajo u kap me mikrofonin hapur duke e quajtur “arrogant” një ligjvënës neo-zelandez. Ardern nuk e fajësoi për largimin turmën e kritikëve të saj në internet. Ajo tha vetëm kaq: “Unë e di se çfarë kërkon kjo punë, dhe e di që nuk kam më mjaftueshëm energji për ta bërë atë në mënyrën e duhur”.

Por dorëheqja e saj e hershme “është një dëshmi rrëqethëse e fuqisë së negativitetit”. Ardernka shumë arsye për të qenë krenare me veten, shkruan Matthew Knott në gazetën australiane “The Age”. Në një epokë të konservatorëve të dorës së fortë si Donald Trump në SHBA dhe Jair Bolsonaro në Brazil, ajo “u dallua” si një “udhëheqëse e re progresive globale” duke e ngritur “në lartësi të paprecedenta statusin global të Zelandës së Re”.

Shtatzënë gjatë muajve të parë në detyrë, ajo hoqi dorë nga pushimi i lehonisë, duke i dhënë gji fëmijës teksa ishte në punë. Dhe rrezatonte qetësi edhe në mesin e krizave. Kur një person i armatosur vrau 51 besimtarë në 2 xhami në qytetin e Christchurch në vitin 2019, Ardern ngushëlloi besimtarët myslimanë, e veshur me hixhab, dhe më pas mori shumë shpejt masa për të ashpërsuar ligjet mbi mbajtjen e armëve.

Një vit më vonë u shfaq pandemia, dhe ajo mbylli menjëherë kufijtë e Zelandës së Re, duke e mbajtur virusin larg për muaj të tërë. Politika e saj e “vijës së ashpër” për zero raste me Covid-19, bëri që Zelanda e Re të kishte një nga nivelet më të ulëta në botë të vdekjeve nga Covid-19. Megjithatë ajo qasje shkaktoi një reagim të fortë nga kundërshtarët e vaksinave dhe popullariteti i saj ra ndjeshëm.

Sidoqoftë, mishërimi i udhëheqjes “së dhembshur” e bëri atë një personazh të famshëm global. Adhurimi prej heroine solli edhe rënien e Ardern mendon Ross Clark në një artikull në britaniken “The Telegraph”. Ajo u miklua nga buja e madhe rreth saj, duke mbetur e verbër ndaj gabimeve “të vetë–shkaktuara”.

Në një vend ku bujqësia është sektori kryesor, ajo zhvilloi një “luftë kundër fermerëve” me “axhendën e saj ekstreme të ndryshimeve klimatike”, dhe më pas “i mungonte ashpërsia” për të luftuar kundër reagimeve të parashikueshme.

E mësuar me lavdërimet universale, Ardern dha dorëheqjen sepse nuk mund të “përballonte dot më rrëzimin e aureolës së saj”. Megjithatë, nuk ishin “kritikat e vlefshme” ato që në fund e rrëzuan shkruan Michelle Duff në Stuff.co.nz.

Përgjegjës ishte një “ekosistem konspirativ” në internet që e cilësoi atë si një “djall”, dhe që nxiti një ortek “abuzimesh të poshtra dhe toksike”, ku përfshiheshin një mori kërcënimesh përdhunimi, torture dhe vrasje.

Sa herë që dilte në publik, makina e saj ndiqej nga protestuesit që e quanin ‘tradhtare’. Edhe pasi u forcuan masat e sigurisë “siguria e saj ishte e pamundur të garantohej. Madje ajo u detyrua të anulonte dasmën e saj. Historia e udhëheqëses së re të Zelandës së Re, në fillim shumë premtuese, pati një fund “të frikshëm”. Cila grua do të guxojë tani që të kërkojë poste të larta?”./ The Week – Bota.al/

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara