Shëndet

A shkakton alergji vitamina C?

Në përgjithësi, kur vitamina C merret në sasinë e rekomanuar nuk shfaq efekte anësore.

Published

on

Trupi ka nevoja të mëdha për vitaminën C sepse ajo forcon sistemin imunitar, përshpejton shërimin e plagëve, ushqen kockat dhe mirëmban funksionet e trurit.

E pavarësisht këtyre vlerave, nëse kjo vitaminë merret pa kriter, mund të shkaktojë disa efekte anësore të padëshiruara, por ato mund të jenë edhe tregues të një alergjie të mundshme.

Shqetësimet mund të shfaqen me kruarje ose skuqje të lëkurës, pas marrjes së një suplementi ose konsumimit të një ushqimi me vitaminë C.

Helmimi nga vitamina C

Në përgjithësi, kur vitamina C merret në sasinë e rekomanuar nuk shfaq efekte anësore.

Por kur ajo merret në sasi të tepërta mund të shkaktojë efekte anësore, të tilla si diarre, të përziera, dhimbje dhe fryrje barku.

Gjithashtu konsumi i sasive të mëdha të vitaminës C mund të ndikojnë edhe në përbërjen e urinës tuaj.

Kjo mund t’ju ekspozojnë ndaj rrezikut të formimit të gurëve në veshka.

Tashmë dihet se vitamina C përmirëson përthithjen e hekurt në trup.

Por nëse e teproni, ajo mund të rrisë ndjeshëm depozitat e hekurit në trup duke dëmtuar seriozisht zemrën, mëlçinë, pankreasin, tiroiden dhe sistemin qendror nervor.

Tepricat e kësaj vitamine dalin nga trupi pak orë pas marrjes së saj, ndaj përballja me këto efekte anësore është pak e vështirë të ndodhi.

Thënë shkoqur, një njeri duhet të konsumojë 29 portokalle ose 13 speca që të tejkalojë limitin e lejuar të vitaminës C.

Nëse ju zgjidhni suplementë, sigurohuni që një pilulë të mos plotësojë më shumë se 100% të dozës së nevojshme ditore e cila është: 90 mg në ditë për meshkujt dhe 75 mg në ditë për grate.

Cilat janë shenjat e një alergjie nga vitamina C?

Suplementet e vitaminës C ose ushqimet e pasura me këtë vitaminë mund të shkaktojnë alergji.

Kruarjet dhe skuqja janë një nga simptomat e zakonshme të alergjisë ndaj një ushqimi ose suplementi.

Dhe nëse ato shfaqen vazhdimisht pas marrjes së tyre kjo tregon për një reaksion alergjik.

Nëse vëreni se ju shfaqen këto simptoma, duhet të ndaloni konsumimin e ushqimit ose suplementit dhe të flisni me mjekun tuaj./AgroWeb.org

Shëndet

Roli dhe rëndësia e vitaminës F në trup

Published

on

Vitamina F nuk është vitaminë në kuptimin klasik, por përfshin dy acide yndyrore thelbësore.

Acidi alfa-linolenik (ALA) – nga familja omega-3

Acidi linoleik (LA) – nga familja omega-6

Këto yndyrna janë jetike për funksionimin e trupit, veçanërisht për shëndetin e trurit, zemrës dhe qelizave. Trupi nuk i prodhon vetë, ndaj duhen marrë përmes ushqimit si vajra vegjetalë, fara dhe arra.

Funksionet kryesore:

Sigurojnë energji (9 kalori për gram).

Mbrojnë qelizat duke formuar shtresën e tyre të jashtme.

Ndihmojnë në rritje dhe zhvillim, veçanërisht të trurit dhe shikimit.

Shndërrohen në yndyrna të tjera të nevojshme.

Marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut, mpiksjen dhe funksionin imunitar.

Mungesa:

E rrallë, por mund të shkaktojë tharje të lëkurës, rënie flokësh, shërim të ngadaltë të plagëve dhe probleme të zhvillimit.

Acidi alfa-linolenik (ALA):

Ul inflamacionin.

Përmirëson shëndetin e zemrës.

Mbështet zhvillimin e fetusit.

Mund të ndihmojë në shëndetin mendor (depresion, ankth).

Acidi linoleik (LA):

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit tip 2.

Përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak.

Vitamina F është thelbësore për trupin, por duhet konsumuar në ekuilibër mes omega-3 dhe omega-6 për të ruajtur shëndetin optimal. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Si të zgjidhni mandarinat më të ëmbla dhe më të lëngshme?

Published

on

Mandarinat janë një nga frutat më të dashura të stinës së vjeshtës, por zgjedhja e atyre që janë vërtet të ëmbla dhe të shijshme nuk është gjithmonë e lehtë.

Për të mos gabuar, mjafton t’i kushtoni vëmendje disa shenjave të thjeshta që tregojnë cilësinë dhe pjekurinë e frutit.

Së pari, ngjyra e lëvores është treguesi i parë i rëndësishëm. Një ngjyrë portokalli e thellë dhe e njëtrajtshme tregon se mandarina është e pjekur dhe me shije të ëmbël, ndërsa nuancat e gjelbra nënkuptojnë se fruti nuk ka arritur ende pjekurinë e plotë ose është më pak i lëngshëm.

Pesha në raport me madhësinë është një tjetër tregues. Mandarinat që duken më të rënda për masën e tyre zakonisht janë më të mbushura me lëng, ndërsa ato më të lehta priren të jenë më të thata dhe me më shumë fibra.

Edhe tekstura e lëvores jep informacione të vlefshme. Një lëvozhgë e lëmuar, me shkëlqim dhe që ndahet lehtë tregon një frut të pjekur e të lëngshëm. Një lëvozhgë e rrudhosur ose shumë e thatë mund të sinjalizojë se mandarina është e tejpjekur ose e tharë. Lëvozhga duhet të jetë e butë dhe elastike, por jo ngjitëse, pasi kjo tregon mungesë lëngu.

Mos harroni as aromën. Një erë e ëmbël, e freskët dhe intensive është shenjë e një mandarine të pjekur dhe të shijshme. Nëse fruti nuk ka aromë të fortë, gjasat janë që të mos ketë arritur ende pjekurinë e duhur dhe shija të jetë më e zbehtë.

Edhe forma dhe madhësia luajnë rol. Mandarinat pak të rrafshuara ose ovale priren të kenë më shumë tul dhe lëng, ndërsa ato shumë të rrumbullakëta shpesh janë më pak të lëngshme. Nëse i kushtoni vëmendje këtyre detajeve, do të mund të zgjidhni gjithmonë mandarina të freskëta, të ëmbla dhe plot aromë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mjekët: Matja e qafës mund të zbulojë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe trurit

Published

on

Ekspertët britanikë po u bëjnë thirrje mjekëve që të fillojnë të matin perimetrin e qafës së pacientëve, pasi kjo mund të ofrojë një tregues më të saktë të rrezikut për sëmundje të zemrës, trurit dhe diabetit, krahasuar me metodat tradicionale si indeksi i masës trupore (BMI) apo raporti bel–vithe.

Sipas profesorëve Ahmed Elbediwy, biokimist, dhe Nadine Wehida, eksperte në gjenetikë dhe mikrobiologji nga Universiteti Kingston në Mbretërinë e Bashkuar, një qafë më e trashë mund të sinjalizojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë:

tension të lartë të gjakut

ritëm të çrregullt të zemrës (fibrilacion atrial)

nivele të larta të sheqerit gjatë shtatzënisë

diabet të tipit 2

Këto gjendje lidhen drejtpërdrejt me rritjen e rrezikut për sulm në zemër, në tru apo dështim të zemrës.

Lidhja mes trashësisë së qafës dhe sëmundjeve të zemrës

Një qafë e gjerë lidhet edhe me apne të gjumit, çrregullim i rrezikshëm ku frymëmarrja ndalon për disa sekonda gjatë gjumit, duke ulur nivelin e oksigjenit në trup dhe duke shtuar rrezikun për sëmundje kardiake.

Ekspertët sugjerojnë kufijtë e mëposhtëm si tregues të rrezikut:

Për meshkujt, mbi 43 cm (17 inç)

Për femrat, mbi 35.5 cm (14 inç)

Matja është e thjeshtë dhe zgjat vetëm disa sekonda:

“Vendosni metrin rreth pjesës më të ngushtë të qafës, duke u siguruar që të jetë i ngjitur, por jo i ngushtë,” shpjegojnë profesorët. Ata shtojnë se një rezultat mbi këto vlera nuk duhet të shkaktojë panik, por të merret si sinjal paralajmërues për kujdes më të madh ndaj shëndetit.

Pse qafa ka rëndësi?

Sipas kërkuesve, qafa pasqyron shpërndarjen e dhjamit në pjesën e sipërme të trupit, i cili ndikon në metabolizmin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.

Kjo zonë lidhet ngushtë me dhjamin visceral, dhjami i brendshëm që grumbullohet rreth organeve vitale rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje të rënda apo vdekje të parakohshme. Një studim i vitit 2019 tregoi se personat me qafë më të trashë kishin përqindje më të lartë të presionit të lartë të gjakut dhe fibrilacionit atrial – gjendje që mund të çojnë në mpiksje gjaku, goditje në tru dhe dështim të zemrës.

Si mund të përmirësoni gjendjen?

Profesorët theksojnë se rreziku ulet përmes ndryshimeve në stilin e jetesës: Aktivitet fizik: vrap, not, çiklizëm ose ushtrime për forcimin e pjesës së sipërme të trupit. Gjumë cilësor: ndihmon në ruajtjen e funksioneve të zemrës. Ushqyerje e shëndetshme: e pasur me perime e fruta duke shmangur kaloritë e tepërta.

Një sinjal për shëndetin publik

Në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e sëmundjeve të zemrës janë në rritje të ndjeshme. Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, numri i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare është rritur me 18% në pesë vitet e fundit, ndërsa rastet e dështimit të zemrës janë shtuar me 21% që nga viti 2020.

Shkaktarët përfshijnë jetesën sedentare, stresin pas pandemisë, problemet e sistemit shëndetësor dhe efektet afatgjata të COVID-19, që dëmtojë sistemin kardiovaskular. Ekspertët përfundojnë se një matje e thjeshtë e qafës mund të bëhet një mjet i vlefshëm parandalues, pa pasur nevojë për analiza të ndërlikuara apo pajisje të shtrenjta – mjafton pak kujdes dhe disa sekonda vëmendje për trupin tuaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pijet mëngjesore që ndihmojnë në ekuilibrin e sheqerit në gjak

Published

on

Diabeti është një gjendje kronike ku nivelet e sheqerit në gjak mbeten të larta, qoftë për shkak se trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, qoftë sepse nuk e përdor atë siç duhet.

Personat me diabet, prediabet ose predispozitë gjenetike duhet të monitorojnë rregullisht glukozën për të parandaluar dëmtimet afatgjata të zemrës, veshkave, shikimit dhe nervave.

Përveç trajtimit mjekësor dhe zakoneve të shëndetshme, disa pije mëngjesore mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Është e rëndësishme të theksohet se ato nuk zëvendësojnë ilaçet, por mund të jenë një mbështetje shtesë.

Uji i farave të lirit

I pasur me fibra dhe acide yndyrore omega-3, ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës e rregullimin e glukozës. Ai mbështet tretjen dhe shëndetin e zemrës.

Selino me lëng limoni

E pasur me antioksidantë, vitaminë K dhe kalium, duke mbështetur shëndetin kardiovaskular dhe të veshkave. Ka veti anti-inflamatore, ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Kur përzihet me lëng limoni, ofron vitaminë C, ndihmon thithjen e lëndëve ushqyese, krijohet një pije që forcon metabolizmin.

Lëng limoni ose portokalli i freskët

Ato përmbajnë antioksidantë e vitaminë C, ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ të lidhur me diabetin. Edhe pse portokalli ka sheqerna natyrale, ka indeks glicemik të ulët, kur konsumohet pa aditivë në sasi të vogla. Këto lëngje mbajnë trupin të hidratuar, gjë që është e rëndësishme për rregullimin e glukozës.

Ujë me kanellë

Kanella përmban përbërës që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak gjatë mëngjesit. Ajo ka veti anti-inflamatore.

Përgatitja: Hidhni një lugë çaji kanellë të bluar në një gotë ujë të ngrohtë e lëreni të qëndrojë gjatë natës. Përzieni dhe pijeni në mëngjes.

Çaji jeshil

I pasur me polifenole, veçanërisht katekina, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sheqerit dhe nxisin metabolizmin. Konsumi i rregullt mund të ulë rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe të mbështesë shëndetin e zemrës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara