Shëndet

A shkaktojnë dhimbje të qafës problemet me bllokimin e sinusesve?

Këto dhimbje janë në të vërtetë nga migrena.

Published

on

Shumë njerëz ankohen për dhimbjen e kokës që shkaktohet nga sinuset por kjo është diçka që ndodh më rrallë nga sa mendoni.

Edhe më pak e zakonshme është një dhimbje koke sinusale në kombinim me dhimbjen e qafës, por kjo mund të ndodhë.

Dhimbja e qafës mund të shfaqet edhe si pasojë e dhimbjeve të tjera të kokës, si për shembull migrena.

Por a mund të jenë shkaktarë të njera tjetrës? AgroWeb.org ju njeh më tepër në këtë artikull.

Çfarë është një dhimbje koke e shkaktuar nga sinuset?

Studimet tregojnë se shumica e njerëzve që ankohen për dhimbje koke nga sinuset, kanë në të vërtetë dhimbje koke nga migrena.

Dhimbja nga sinuset mund të ngatërrohet lehtësisht me migrenën, sepse dhimbjet e kokës nga migrena shkaktojnë kongjestion nazal dhe dhimbje të fytyrës.

Infeksionet e sinuseve shkaktohen nga viruse ose baktere që infektojnë një ose më shumë nga sinuset.

Sinuset lidhen me hundën përmes tubave kullues. Kur një sinus infektohet, mund të mbushet me qelb dhe mukozë.

Një infeksion i sinusit zakonisht zgjat 10 ditë ose më shumë. Mund të keni dhimbje koke, por gjithashtu do të keni disa nga këto simptoma të zakonshme:

  • Ethe
  • Hundë të zëna
  • Humbje e nuhatjes
  • Mukoza e hundës e zbardhur dhe e trashë
  • Dhimbje rreth syve ose mbi dhëmbë

Ekziston edhe një lloj infeksioni i sinuseve që mund të shkaktojë dhimbje në qafë që quhet Sinusiti sphenoid.

Sinusiti sphenoid mund të shkaktojë dhimbje në mes të kokës, prapa syve ose dhimbje në qafë.

Për trajtimin e infeksioneve virale jepen medikamente dekongjestive, që shpërbëjnë mukozën dhe pastrojnë hundën dhe sinuset.

Për një infeksion bakterial, do t’ju duhet të merrni gjithashtu edhe antibiotikë.

Ndërsa për një infeksion ose inflamacion afatgjatë të sinuseve të quajtur sinusit kronik, mund t’ju duhet të bëni shpëlarje të hundës me ujë të kripur, të përdorni sprej steroide nazale ose një procedurë mjekësore për të hapur dhe kulluar sinusin e infektuar.

Dhimbje të tjera të kokës që shkaktojnë dhimbje në qafë

Dhimbja e qafës mund të shkaktohet nga dhimbja e kokës cervikogjene.

Dhimbja e kokës cervikogjene fillon në shtyllën kurrizore dhe shkon deri në kokë.

Problemi në shtyllën kurrizore mund të jetë për shkak të presionit në një nerv ose enë gjaku nga një rruazë ose në një nga kockat tuaja.

Dhimbjet e kokës cervikogjene mund të jenë të rënda dhe zakonisht shkaktojnë dhimbje dhe ngurtësim në qafë, dhimbja përkeqësohet kur ju lëvizni qafën.

Ajo mund të shfaqet gjithashtu edhe në shpatulla, krahë, fytyrë, kokë dhe sy.

Gjithashtu mund të jetë e ngjashme me një migrenë dhe të shfaqet vetëm në njërën anë të kokës.

Trajtimi i këtyre dhimbjeve varet nga shkaku dhe ai mund të përfshijë terapi fizike, injeksione, ilaçe dhe ndonjëherë edhe kirurgji.

Një dhimbje koke e fortë që shoqërohet me dhimbje qafe mund të jetë për shkak të migrenës ose të jetë cervikogjene.

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të merrni diagnozën e duhur në mënyrë që të merrni edhe trajtimin e duhur./AgroWeb.org

Shëndet

Pse fryhet barku? Shkaqet dhe zgjidhjet më të zakonshme

Published

on

Fryrja e barkut është një nga shqetësimet më të zakonshme që raportohen në kabinetet mjekësore.

Ajo ndodh kur barku zmadhohet përtej përmasave normale për shkak të gazrave, lëngjeve, përmbajtjes tretëse ose ndryshimeve strukturore në organet e brendshme.

Shkaqet kryesore:

Shkaqe organike: shtatzënia, shtimi në peshë, bllokimet në zorrë, gastropareza, celiakia, peritoniti, asciti ose rritja e organeve të brendshme.

Shkaqe funksionale: gazrat nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS), intoleranca ushqimore, kapsllëku, çrregullime të tkurrjes së zorrëve dhe dobësia e muskujve të barkut.

Diagnoza

Mjeku vlerëson simptomat përmes ekzaminimit fizik, nëse është e nevojshme, kryen ultratingull abdominal apo analiza tjera për të përcaktuar shkakun.

Trajtimi

Në rastet organike, trajtohet sëmundja themelore. Në rastet funksionale, ndihmojnë laksativët, probiotikët, enzimat tretëse dhe ndryshimet në dietë.

Shmang ushqimet që shkaktojnë gazra.

Ha ngadalë dhe në porcione të vogla.

Pij më shumë ujë dhe konsum më shumë fibra.

Bëj aktivitet fizik të rregullt.

Nëse fryrja është e shpeshtë ose e shoqëruar me dhimbje, kërko këshillë mjekësore për të përjashtuar shkaqe më serioze. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Ekspertët paralajmërojnë: Këto dy ushqime të përpunuara e dëmtojnë trurin

Published

on

Ushqimet e përpunuara që mund të dëmtojnë më shumë shëndetin e trurit, sipas një studimi të ri, janë mishi i përpunuar dhe pijet e gazuara me sheqer.

Një ekip studiuesish nga Universiteti Virginia Tech ka zbuluar se personat që konsumojnë rregullisht këto produkte kanë rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar probleme njohëse, përfshirë çrregullime që lidhen me demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit, raporton Science Alert.

Studimi u mbështet në të dhënat e Universitetit të Michiganit për Shëndetin dhe Pensionimin, ku u analizuan 4,750 amerikanë mbi 55 vjeç, të ndjekur për një periudhë shtatëvjeçare (2014–2020). Çdo dy vjet, pjesëmarrësit i’u nënshtruan testeve të kujtesës dhe aftësive njohëse, duke përfshirë kujtimin e menjëhershëm, kujtimin e vonuar, llogaritje të thjeshta dhe ushtrime për përqendrim.

Rezultatet treguan se 1,363 persona zhvilluan probleme me kujtesën. Ata që konsumonin një racion mishi të përpunuar në ditë kishin 17% më shumë rrezik për çrregullime njohëse, ata që pinin çdo ditë pije të ëmbëlsuara – si kola, çaj i ftohtë me sheqer apo lëngje frutash industriale – kishin 6% më shumë rrezik.

Megjithatë, studimi nuk gjeti një lidhje të fortë mes konsumit të përgjithshëm të ushqimeve ultra të përpunuara dhe rritjes së rrezikut për probleme njohëse, përveç mishrave të përpunuar dhe pijeve me sheqer. Ushqime të tjera si gatimet e gatshme, ëmbëlsirat, snack-et e kripura apo produktet e bulmetit dhe drithërave nuk rezultuan me ndikim të njëjtë negativ.

Autorët theksojnë se shmangia e këtyre dy kategorive kryesore mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të trurit.

“Ka gjëra që mund t’i ndryshoni. Sekreti është moderimi dhe balanca në zgjedhjet ushqimore,” – deklaroi profesoresha Brenda Davy, autore e studimit.

Ndikimi i ushqimeve të përpunuara është më i madh sesa mendojnë shumica e njerëzve. Vetëm më 2020, 65% e ushqimeve dhe 38% e pijeve të blera nga familjet amerikane përbëheshin nga produkte të përpunuara me ngjyrues, aromatizues e përbërës artificialë që mungojnë në ushqimin e përgatitur në shtëpi.

Një tjetër autor i studimit, Ben Katz nga Virginia Tech, sugjeroi se edukimi ushqimor mund të jetë pjesë e zgjidhjes: “Nuk mjafton të ndjekësh një dietë. E rëndësishme është t’u japësh njerëzve aftësitë për të gatuar sipas asaj diete,” – u shpreh ai. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë

Published

on

Puna gjatë natës ka qenë prej kohësh e lidhur me shëndetin e dobët. Tani një studim i ri sugjeron se për gratë, puna gjatë kësaj kohe mund të rris rrezikun e kancerit.

Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë që punojnë në turnin e natës janë pothuajse pesë herë më të rrezikuara nga kanceri në krahasim me gratë që punojnë gjatë ditës.

Në këtë studim ekspertët kanë gjetur se gratë që punonin gjatë natës ishin më shumë të rrezikuara nga kanceri i gjirit, kanceri i lëkurës dhe kanceri i mushkërive, shkruan Medicalnewstoday,

Bashkautori i hulumtimit, Xuelei Ma, nga Qendra Mjekësore e Kinës Perëndimore dhe kolegët e tij kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se puna gjatë ndërrimit të natës mund të pengojë rëndë ritmin tuaj të qarkullimit.

Ky është orari kur rregullohen proceset fiziologjike të trupit gjatë një cikli 24 orësh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja lista me ushqime që mbajnë yndyrën në gjak nën kontroll

Published

on

Meqenëse nuk kanë kurrfarë shijeje apo arome, këta dy artikuj mund t’u shtohen ushqimeve më të llojllojshme. Hani pa u shtuar sheqer dhe organizmit tuaj do t’u bëjnë mirë.

Në ditë mjafton të hani një deri në dy lugë të vogël fara chia, ndërkaq nga ajo lugë të vogël do të përfitoni deri në tri herë më shumë hekur sesa nga spinaqi.

Më parë duhet t’i zhytni në ujë, meqë nuk kanë aromë mund t’u shtohet të gjitha gjellëve – supës, perimeve, vezëve e pijeve. Farat e chias janë me omega-3 të thartirave yndyrore, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kolesterinës së mirë dhe të kolesterinës së keqe në gjak, ndihmojnë ne shëndetin e zemrës.

Pas eliminoni nga organizmi të të gjithë “armiqtë” e njohur, sheqerit, produkteve të mishit dhe të tjera, në ushqim shtoni farat e tërshërës.

Konsumoni ashtu siç janë, pa shtesa të ëmbla. Kokrrat e tërshërës pastrojnë zorrët nga yndyrat, sepse fibrat e tërshërës të njohura si beta-glukan, yndyrarti thithin, andaj kolesterina as që hyn në gjak dhe në qarkullim të gjakut.

Një filxhan kokrra tërshëre do t’i plotësojë nevojat ditore për beta-glukan, mirëpo fibra të tilla ka edhe në elb dhe në alga.

Në ushqim kohë pas kohe përdorni edhe avokado, e cila, pos që ul kolesterinën LDL, mbron edhe arteriet. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara