Lajmet

A po kthehet Donald Trump në Twitter?

Ai pritet të kthehet në Twitter, kjo sipas dy burimeve nga rrethi i tij.

Published

on

Ish-presidenti Donald Trump po planifikon kthimin e tij në Twitter dhe Facebook, dy platforma nga ku ai u ndalua pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.

Edhe pse llogaria e tij në Twitter u rivendos nga pronari i ri Elon Musk vitin e kaluar, ai tha në atë kohë se nuk kishte në plan të postonte në Twitter pasi ishte shumë i lumtur në platformën e tij të krijuar të mediave sociale, Truth Social.

Gjithashtu, marrëveshja e tij me Truth Social e kufizon atë nga postimet në llogari të tjera, raportoi Mediaite në nëntor, përcjell UBT News.

Trump “në përgjithësi është i detyruar të bëjë çdo postim në rrjetet sociale në TruthSocial dhe nuk mund të bëjë të njëjtin postim në një faqe tjetër të mediave sociale për 6 orë. Pas kësaj, ai është i lirë të postojë në çdo faqe në të cilën ai ka akses”.

Ai gjithashtu “mund të bëjë një postim nga një llogari personale në lidhje me mesazhet politike, mbledhjen e fondeve politike ose përpjekjet për të dalë nga vota në çdo faqe të mediave sociale në çdo kohë”.

Megjithatë, sipas një raporti nga Marc Caputo të NBC News dhe Jonathan Allen, rrethi i brendshëm i Trump e pret atë së shpejti në Twitter.

“Trump ndoshta do të kthehet në Twitter. Është vetëm një çështje se si dhe kur”, tha një republikan që foli në kushte anonimiteti. “Ai ka folur për këtë për javë të tëra, por Trump flet në emër të tij, kështu që tjerët mund ta hamendësojë se çfarë do të bëjë, çfarë do të thotë apo kur”.

Një tjetër i besuar i Trump, i cili nuk dëshironte të identifikohej, tha se Trump ka ftuar të dhëna për javë të tëra se si të rikthehet në Twitter. Këshilltarët e tij të fushatës thuhet gjithashtu se po krijojnë ide për postimin e tij të parë në Twitter./UBTNews/

Lajmet

Zgjatet afati për regjistrimin e institucioneve në Programin e Kuponëve

Published

on

By

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar zgjatjen e afatit për regjistrimin e Institucioneve të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme (IEFH) në Programin e Kuponëve deri më 23 shtator 2025.

Programi synon të përmirësojë qasjen në edukim për fëmijët 3–5 vjeç nga familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale. Institucionet përfituese do të rimbursohen për shërbime arsimore dhe transport deri në 150 euro në muaj për fëmijë.

Të drejtë aplikimi kanë institucionet private, ato në partneritet publiko-privat dhe format komunitare, për sa kohë janë të licencuara nga MAShTI dhe kanë vende të lira. Aplikimi bëhet vetëm online përmes platformës e-Kosova/D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Kosova pranon dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara

Published

on

By

Kosova ka pranuar fluturake pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci njoftoi në Facebook se pranimi është bërë javën e kaluar ndërkaq, blerja është bërë përmes programit shtet më shtet.

Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Fluturakeve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021. Flututuraket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot”, shkroi Maqedonci të hënën, më 8 shtator.

Ai tha se bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe “zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në procesin e transformimit i cili ka nisur në vitin 2018. Faza e tranzicionit është paraparë të zgjasë dhjetë vjet./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Anglia merr masa për përballjen e tensionuar me Serbinë

Published

on

Federata Angleze e Futbollit ka dërguar stjuardë në Beograd për ndeshjen e Anglisë me Serbinë e cila zhvillohet nesër në mbrëmje, dhe e cila po ashtu mund të shndërrohet në një përballje të ashpër.

Seksione të stadiumit do të jenë të mbyllura për shkak të sjelljeve raciste në një ndeshje të mëparshme, ndërsa telashet shpërthyen para përplasjes mes dy vendeve në Kampionatin Evropianin verën e kaluar në Gelsenkirchen.

Nga ajo ndeshje dhe përplasjes, shtatë serbë u arrestuan.

Anglia ka shitur të gjitha 2,500 biletat e saj dhe priten edhe qindra tifozë të tjerë pa bileta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Vragoli, tre të lënduar dy në gjendje të rëndë

Published

on

By

Sot rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në Vragoli ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku një kamion dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur katër automjete tjera.

Sipas njoftimit të policisë, tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

”Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera.

Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara